Të ardhurat rriten me 6.5% për janar-maj, buxheti nuk shpenzon 90 mln euro

Të ardhurat rriten me 6.5% për janar-maj, buxheti nuk shpenzon 90 mln euro

Buxheti i shtetit ka mbledhur rreth 305.92 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 6.5%. Përmirësimi ka ardhur në pjesën më të madhe nga TVSH-ja dhe të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Buxheti ka mbledhur të gjitha të ardhurat e planifikuara, me një tejkalim të lehtë prej 2%.Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 265.52 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025, me një realizim prej 95%.Për shkak të të ardhurave më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka rezultuar me një suficit prej rreth 40 miliardë lekësh, nga 26.8 miliardë lekë që ishte planifikimi, që nënkupton që buxheti nuk ka...