Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të ardhurat nga turizmi parashikohen në 6.7 mld euro
Në 5 vitet e ardhshme, parashikohet që të ardhurat nga turizmi të arrijnë në 6.7 miliardë euro, kjo falë Strategjisë së re Kombëtare për Turizmin 2025–2030, e cila ka në objektiv transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Në dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare, që do të orientojë zhvillimin e sektorit, strategjia synon rritjen me 76% të kapacitetit të shtretërve, duke arritur mbi 477 mijë shtretër, kundrejt 270 mijë që kanë qenë vitin e kaluar. Pra, një rritje mbi 207 mijë ose 76% të tyre. Kjo rritje do të përqendrohet te shtretërit e hoteleve në masën 28% të strukturës totale, ndërkohë që shtretërit në struktura akomoduese me qira afatshkurtër do të reduktohen në masën 6%. Ndër të tjera, në Strategjinë...