“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!
Tirana ka ndryshuar pamje brenda vetëm tri ditësh. Ndërtesave publike u është vënë flaka, banka janë plaçkitur, semaforë dhe tabela rrugore janë shkulur, ndërsa rrugët janë mbushur me xhama të thyer dhe gurë kalldrëmi. Protestat kundër qeverisë, që nisën më 31 maj, morën një drejtim tjetër më 13 tetor, kur mijëra studentë iu bashkuan lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”. Deri atëherë, kjo lëvizje qytetare, pa një udhëheqje të përcaktuar, kishte ruajtur karakterin paqësor dhe kishte filluar të humbiste vrullin. Pas katër muajsh e gjysmë demonstratash, protestuesit, të acaruar nga ajo që e konsiderojnë “përbuzje” dhe “indiferencë” të kryeministrit Edi Rama, kanë ndryshuar mënyrën e veprimit, shkruan “Le Monde”. Tubimet paqësore të mbrëmjes, me pankarta që paraqisnin flamingo rozë dhe hapësira të posaçme për...
Burimi:
gijotina.com