Taylor Swift debuton në Academy Museum Gala, shkëlqen me fustan Dior dhe performon hitet e saj

Taylor Swift debuton në Academy Museum Gala, shkëlqen me fustan Dior dhe performon hitet e saj

Taylor Swift bëri debutimin e saj në Academy Museum Gala të shtunën mbrëma në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan elegant ngjyrë blu të çelët nga Dior dhe më pas përmbylli mbrëmjen me një performancë muzikore live. Ngjarja u organizua në kuadër të gala-mbrëmjes së gjashtë vjetore të Academy Museum of Motion Pictures, ku u nderuan regjisori John Carpenter, aktorja Charlize Theron dhe aktori Colman Domingo. Sipas “Deadline”, Carpenter u vlerësua me çmimin Luminary, Theron me çmimin Icon, ndërsa Domingo me çmimin Vantage. Mbrëmja, e organizuar në partneritet me markën Rolex, synon të mbështesë ekspozitat, shfaqjet filmike dhe programet edukative të muzeut. Swift, 36 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të personalizuar pa rripa nga Dior, të dizajnuar nga Jonathan Anderson. Pjesa e sipërme...