Tate Liverpool pritet të rihapet në vjeshtën e vitit 2027 me një ekspozitë të madhe surrealiste
Galeria e njohur e artit bashkëkohor Tate Liverpool pritet të rihapë dyert për publikun në vjeshtën e vitit 2027, pas një projekti transformues që kap vlerën e 30 milionë paundëve. E vendosur në Royal Albert Dock të Liverpoolit, galeria është e mbyllur që nga tetori i vitit 2023, për shkak të punimeve të rinovimit të një ndërtese historike të mbrojtur të kategorisë së parë. Fillimisht, rihapja ishte planifikuar për vitin 2025, por vonesat në sigurimin e financimit shtynë afatin për dy vjet. Rihapja do të shënohet me ekspozitën e madhe “Surrealism: Staging Dream Worlds”, e cila do të prezantojë vepra të artistëve të njohur si Salvador Dalí, Eileen Agar dhe Man Ray. Ekspozita, e planifikuar të zgjasë nga vjeshta e vitit 2027 deri në pranverën e...
Burimi:
kultplus.com