Strabane tërhiqet nga gara për “Qytetin e Kulturës 2028” pas përçarjeve në komunitet
Qyteti i Strabanes, në kontenë Tyrone të Irlandës së Veriut, është tërhequr nga gara për titullin “UK Town of Culture 2028”, pasi pjesëmarrja në këtë konkurs shkaktoi përçarje të thella në komunitetin lokal. Këshilli i Qytetit të Derry-t dhe Strabanes votoi të mërkurën kundër vazhdimit të aplikimit, ndonëse Strabane ishte përzgjedhur më herët në mesin e 15 qyteteve dhe lokaliteteve që kishin hyrë në listën e ngushtë të garës. Konkursi, i organizuar nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport i Mbretërisë së Bashkuar, parashihte një çmim prej tre milionë paundësh për fituesin, ndërsa dy finalistët e tjerë do të përfitonin nga 250 mijë paundë secili. Debati kryesor lidhej me emërtimin “UK Town of Culture”, të cilin një pjesë e konsiderueshme e banorëve nuk e konsideronte...
Burimi:
kultplus.com