“Task forcë në terren”/ Balluku: Kontrolle për pastrimin e akseve kombëtare, do vihen dhe gjoba

“Task forcë në terren”/ Balluku: Kontrolle për pastrimin e akseve kombëtare, do vihen dhe gjoba

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, paralajmëroi ngritjen e një task force në terren, në kuadër të aksionit për pastrimin e territorit dhe akseve kombëtare. Gjatë një inspektimi në aksin Kombinat-Ndroq Plepa, Balluku tha se task forca do jetë në terren gjatë muajit korrik, duke këshilluar, paralajmëruar dhe gjobitur të gjithë ato subjekte që janë në kundravajtje. “Ne sot kemi ngritur një task forcë, pikërisht për këtë sektor. Që i takon sektorit të mjedisit. Ne jemi në bashkëpunim dhe me Autoritetin Rrugor, që të fillojmë menjëherë këtë aksion si me gjoba, ashtu edhe me masa të tjera”,...