Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat, Trump: 1 gushti është afati i fundit, s’ka ndryshim! BE-së i çojmë letër brenda 2 ditëve
Afati i ri i Donald Trump , 1 gusht, për zbatimin e tarifave tregtare për produktet e huaja nuk do t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëtejshme. Presidenti amerikan e shkroi këtë në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social, duke shtuar se “sot, nesër dhe në ditët në vijim” administrata e tij do t’u dërgojë letra shtesë udhëheqësve të vendeve të tjera të huaja, përveç 14 letrave të njoftuara dje. “Tarifat, siç e dini, po fillojnë të arrijnë nivele rekord dhe shumë para do të hyjnë në vendin tonë”, tha Presidenti Trump gjatë mbledhjes së kabinetit të tij....