Burimi:
Top-Channel.tv

Tarifat rrisin çmimin e kafes/ Trump po nxit prodhimin vendas? Ekspertët: Kafja nuk mund të prodhohet në SHBA
👁2851
Konsumatorët amerikanë përballen me një rritje edhe më të madhe të çmimit të kafesë dhe çokollatave si rezultat i tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj prodhuesve më të mëdhenj në botë. Taksat, të cilat do të godasin importet e kafesë nga Brazili, Kolumbia dhe Vietnami, pritet të rrisin çmimet në dyqane dhe në bare, e kjo në një kohë, kur kostoja e kokrrave të kafesë ishte rritur sakaq në mesin e mungesave të furnizimit. Shtetet e Bashkuara e importojnë pjesën më të madhe të kafesë nga Kolumbia dhe Brazili, prodhuesit më të mëdhenj në botë të kafesë...