Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump “shkundin” tregtinë botërore! Nga India te Brazili, të gjithë nën presion
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës tregtare të SHBA-së me vendet anembanë botës. Presidenti i bëri publike në rrjetet sociale, duke deklaruar: “Është mesnata!!! Miliardë dollarë në tarifat po rrjedhin tani në shtetet e bashkuara të Amerikës!” Trump ka rritur ndjeshëm taksat mbi importet nga një sërë vendesh, përfshirë një tarifë 100% për gjysmëpërçuesit e prodhuar jashtë vendit dhe një tarifë prej 50% për eksportet e Indisë dhe Brazilit. Këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të detyruar vendet të rinegociojnë marrëdhëniet tregtare me SHBA-në dhe të zhvendosin prodhimin në territorin amerikan. India, e cila aktualisht është një nga importuesit më të mëdhenj të...