Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump, presidenti amerikan kërcënon BE-në me tarifë 35% nëse nuk bën 600 miliardë dollarë investime në SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump ka rikthyer mundësinë e vendosjes së tarifave të rritura ndaj Bashkimit Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur optimist për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Kinën deri në fund të vitit. Në një intervistë me rrjetin televiziv CNBC, presidenti i SHBA-së deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë gati të rivendosin tarifat prej 35% për produktet evropiane nëse Bashkimi Evropian nuk i përmbush angazhimet e tij të investimeve në ekonominë amerikane. “Atëherë ata do të paguajnë një tarifë prej 35%”, u përgjigj Trump, kur u pyet se çfarë masash do të merrte Uashingtoni në rast të shkeljes së marrëveshjes së rënë dakord nga BE. Siç kujtoi ai, tarifat e mëparshme ishin ulur kur Bashkimi Evropian, sipas deklaratës së tij, pranoi...