Tarifat amerikane mund t’i kushtojnë Evropës deri në 80 miliardë euro – BE kërkon ndërmjetësim për energjinë dhe çelikun

Tarifat amerikane mund t’i kushtojnë Evropës deri në 80 miliardë euro – BE kërkon ndërmjetësim për energjinë dhe çelikun

Bashkimi Evropian rrezikon të përballet me dëme të mëdha ekonomike si pasojë e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të arrijnë deri në 80 miliardë euro. Përballë kësaj situate, Brukseli po përpiqet të sigurojë një marrëveshje strategjike me Uashingtonin, që përfshin sektorë kyç si energjinë dhe çeliku. Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, mbrojti marrëveshjen aktuale, të cilën disa vende të BE-së e kanë kritikuar. Sipas tij, marrëveshja sjell “stabilitet të ri” dhe krijon bazë për bashkëpunim strategjik transatlantik. “Nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje, tregtia mes BE-së dhe SHBA-ve do të kishte rrezikuar të ndërpritej...