Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Taravari fajëson kryeministrin Mickovski për thirrjet antishqiptare: Skandaloze dhe të orkestruara
Skandaloze dhe të orkestruara, i quan kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës. Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski. Një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin e tij, ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do të ketë takime me kryetarët e bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Pustecit.