Tanush Çaushi: Shtëpitë historike në Konispol drejt rrënimit – VIDEO

Tanush Çaushi: Shtëpitë historike në Konispol drejt rrënimit – VIDEO

Alarm për shtëpitë historike të Konispolit. Nga Ing.Tanush ÇaushiRrugëtimi im drejt Konispolit këtë herë kishte një domethënie të veçantë. I rritur në këtë qytet, mbaja mend me krenari historinë dhe kulturën e tij të pasur.Kur vendosa të rikthehem për një vizitë, nuk e prisja që ky udhëtim do të më sillte kaq shumë mallëngjim dhe pikëllim. Kisha dëgjuar për gjendjen e keqe të shtëpive historike të qytetit, por ajo që pashë me sytë e mi, më la pa fjalë.   Shtëpitë e Takajve, Plakajve dhe shumë familjeve të tjera të mëdha të Konispolit, të cilat përfaqësojnë më shumë se një shekull histori dhe traditë, janë lënë në mëshirë të fatit. Kur kalova pranë tyre, muret e krisura dhe çatitë e rrëzuara flisnin për një neglizhencë...