Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi
Nga Albert Vataj Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi, u lind në Shkodër më 4 Shkurt 1927 dhe u shua më 7 gusht 1993 në moshën 66-vjeçare duke lënë një emër të skalitur në tipe e karaktere, në personazhe dhe profile që u përjetësuan nga shpirti i tij që mbeti i gjithmonshëm në kujtesën që e ruan. Tano Banushi, ishte dhe do të mbetet së një nga aktorët më në zë të humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin “Artist i Popullit”, vlerësim i cili është i pakrahasueshëm me atë që ai mori si të merituar nga publiku, ai spektator që e ndoqi dhe e motivoi, e duartrokiti dhe e bëri pjesë të...