“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregojnë rëndësinë e përfundimit të luftës në Iran, e cila ka rritur ndjeshëm çmimet e karburantit në nivel global. “Bota ka tani një mundësi për t’u bashkuar rreth çështjes që po na prek të gjithëve, dhe ajo është kostoja e jetesës,” u shpreh ai. Burnham theksoi se do të punojë për çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje udhëheqësve të tjerë botërorë të bëjnë të njëjtën gjë. “Nuk mund t’i ul presionet e kostos së jetesës për njerëzit derisa të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme dhe konflikti në Ukrainë i nisur nga Rusia. Këto janë gjërat tek të cilat duhet të trajtojmë vëmendjen...
Burimi:
javanews.al