“Tan Lepri”,terror zgjedhor në Fier?”,Bardhi shpërthen kundër Ballukut:Po përdoren para të paligjshme për blerje votash

“Tan Lepri”,terror zgjedhor në Fier?”,Bardhi shpërthen kundër Ballukut:Po përdoren para të paligjshme për blerje votash

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta për situatën zgjedhore në këtë qark, vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve. Në një postim në Facebook, Bardhi ka denoncuar ekzistencën e një personazhi të quajtur “Tan Lepri”, të cilin e cilëson si terrorist elektoral që lëviz i lirë në Lushnje, Divjakë dhe Fier, me mbështetjen e ministres Belinda Balluku dhe mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Sipas Bardhit, ky individ është i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe përpiqet të blejë vota“me paratë e pista të përfituara në shkelje të ligjit nga Belinda Balluku. Ai thekson se nuk do të ketë asnjë amnisti për ata që “në vitin 2025 mendojnë të shërbejnë si kamikaz për të hedhur në erë...