Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tamar Kinzurashvili merr Çmimin e DW për Lirinë e Fjalës
👁10463
Kur Gjeorgjia shpalli pavarësinë në vitin 1991, Tamar Kinzurashvili e kishte të qartë se ajo do të angazhohej në mënyrë aktive për demokracinë në të ardhmen. "Nën patronazhin e Bashkimit Sovjetik, ne nuk kishim zërin tonë, ishim të varur nga një sistem totalitar”, shprehet ajo për DW. "Por në një shtet demokratik, të gjithë qytetarët duhet ta mbajnë nën kontroll qeverinë për të ruajtur lirinë tonë. Media ka një përgjegjësi të veçantë për të siguruar ndarjen e pushteteve." Kinzurashvili punoi si gazetare. Sot ajo është drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit joqeveritar për Zhvillimin e Medias në kryeqytetin Tbilisi me fokus tek mbrojtja e lirive...