“Tallje e Ramës”/ Shehaj: Nëse Balluku mungon në votimin e Reformës Territoriale, do ta nxjerrë zbuluar teatrin Braçe-Rama

“Tallje e Ramës”/ Shehaj: Nëse Balluku mungon në votimin e Reformës Territoriale, do ta nxjerrë zbuluar teatrin Braçe-Rama

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e Erion Braçes me mazhorancën lidhur me Reformën Territoriale, duke e cilësuar atë si një përplasje të inskenuar që, sipas tij, mund të zbulohet nga votimi në Kuvend. Shehaj tha se qëndrimi i Braçes do të provohet në momentin e votimit, pasi shumicës i nevojiten 84 vota për miratimin e reformës, ndërsa aktualisht disponon 85. “Tani e vërteta është që do ta zbulojmë shumë shpejt. Që kjo është e gjitha një lojë. Ramës i duhen 84 vota për të kaluar reformën territoriale. Ndërkohë ka 85. Por ka një mundësi që Braçe mos ta votojë reformën territoriale dhe kjo varet nga pjesëmarrja apo jo e Belinda Ballukut në Parlament”, deklaroi Shehaj. Sipas tij, mungesa e Belinda...