Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Taksat mbi pronën dhe ato për shfrytëzimin e hapësirave publike nuk vilen! Bashkitë po mbledhin vetëm 1 në 3 lekë të planifikuara
Nga taksat mbi pronën tek ato për shfrytëzimin e hapësirave publike, bashkë me tarifat për pastrim apo ndriçim… bashkitë mblodhën vetëm një të tretën e parave që duhet të arkëtonin nga qytetarët dhe bizneset në harkun e muajve janar maj. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga gati 41 miliardë lekë planifikuara, në 5-muajt e parë të vitit 61 njësitë e pushtetit vendor mblodhën vetëm 15 miliardë lekë. “Kur bashkitë nuk arrijnë të mbledhin të ardhurat e planifikuara, ndikimi ndjehet drejtpërdrejt te qytetarët. Mungesa e burimeve financiare nënkupton më pak shërbime, më pak investime dhe më shumë varësi...