“Tako një mik për çaj”, Hamasi vazhdon të paguajë rrogat: Zbulohet sistemi i fshehtë

“Tako një mik për çaj”, Hamasi vazhdon të paguajë rrogat: Zbulohet sistemi i fshehtë

Pas gati dy vitesh lufte, Hamasi është i goditur rëndë: Aftësia e tij ushtarake është gjymtuar, ndërsa lidershipi politik, edhe ai i përgjysmuar, gjendet nën presion të madh. E megjithatë, përgjatë gjithë periudhës së konfliktit, grupi militant që kontrollon Gazën ka arritur të vazhdojë përdorimin e një sistemi sekret pagesash të bazuar në para të kesh për të shlyer rrogat e 30,000 nëpunësve civilë. Totali i këtyre pagesave mbërrin në 7 milionë dollar. BBC ka folur me tre nëpunës civilë të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë gati 300 dollarë secili brenda javës së fundit. Ata besohet të jenë në mesin e dhjetëra mijëra punonjësve që kanë vazhduar të marrin cdo 10 javë pak më shumë se 20% të pagës së tyre të para luftës....