Takimi Trump-Putin po afron! Analiza nga CNN: Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

Takimi Trump-Putin po afron! Analiza nga CNN: Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

Një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin është përfolur prej kohësh nga të dyja palët. Por pse mund të ndodhë tani? Analiza nga CNN: Trump beson se fuqia e personalitetit të tij mund të çojë drejt një marrëveshjeje. Sipas tij, gjashtë muaj ngërç diplomatik me Moskën mund të kapërcehen me një takim ballë për ballë me Putinin. Edhe pse ky i fundit ka shfaqur vazhdimisht një qëndrim maksimalist – duke pretenduar se ukrainasit dhe rusët janë një popull dhe çdo hap i ushtarit rus është territor rus – Trump vazhdon të shpresojë për ndikim personal mbi Kremlinin. Në anën tjetër, Putin kërkon kohë. Ai ka refuzuar në maj një propozim për armëpushim pa kushte të iniciuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe...