Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Takimi me ministrin e Jashtëm kinez ishte shumë pozitiv”, Rubio: Të dyja palët duan të zhvillojnë një takim mes presidentëve
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në Malajzi se ishte i kënaqur me takimin e tij “pozitiv” me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi dhe ishte optimist për një takim të mundshëm midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez, Xi Jinping. “E gjeta takimin shumë konstruktiv dhe pozitiv”, u tha Rubio gazetarëve pasi u takua me Wang në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur. Ai tha gjithashtu se kishte “vullnet të fortë” nga të dyja palët për të zhvilluar një takim midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut...