Takimi i Polifonisë! Edicioni i nëntë, tradita në Gjirokastër rikthehet me zërat e rinj

Takimi i Polifonisë! Edicioni i nëntë, tradita në Gjirokastër rikthehet me zërat e rinj

Mbrëmjen e 30 majit, Sheshi “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër u mbush me tingujt e polifonisë gjatë edicionit të nëntë të Takimit të Polifonisë, një aktivitet tashmë i përvitshëm që organizohet  nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko. Rreth 150 nxënës nga tre shkolla të Gjirokastrës dhe shkolla e Libohovës performuan këngë polifonike dhe valle tradicionale, një dëshmi e angazhimit të të rinjve për të mbajtur gjallë isopolifoninë, një nga format më të veçanta të trashëgimisë muzikore shqiptare. Polifonia në Gjirokastër dhe Libohovë përcillet mbi të gjitha, në familje dhe në jetën e përditshme, në dasma, gëzime e ceremoni, ku...
Burimi: Top-Channel.tv