”Takim fantastik me socialistët e Librazhdit”, Mazniku: Fitorja e 11 Majit, konfirmim i vendosmërisë sonë për integrimin në BE

”Takim fantastik me socialistët e Librazhdit”, Mazniku: Fitorja e 11 Majit, konfirmim i vendosmërisë sonë për integrimin në BE

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku këtë të shtunë zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Librazhdit, bashkë me ministrin Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, Mazniku tha se Fitorja e 11 Majit, është një konfirmim i vendosmërisë për integrimin në BE. ”Me energjinë e jashtëzakonshme në këtë takim fantastik me socialistet e socialistët e Librazhdit, fitorja e 11 Majit do të jetë thjesht spektakël dhe një konfirmim i padiskutueshëm i vendosmërisë sonë për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen e madhe europiane”,-shkruan Mazniku.
Burimi: Kohajone.com