“Takim çaji”/ Rrjeti sekret i Hamasit, si merren pagat e 30 mijë punonjësve në mes të luftës

“Takim çaji”/ Rrjeti sekret i Hamasit, si merren pagat e 30 mijë punonjësve në mes të luftës

Foto ilustruese GAZA- Pas pothuajse dy vitesh lufte, Hamasi ka pësuar goditje serioze si në forcën e tij ushtarake ashtu edhe në prestigjin politik. Megjithatë, sipas BBC-së, Hamasi ende arrin të mbajë një sistem të fshehtë pagesash për të paguar pagat e 30,000 nëpunësve civilë, që arrijnë në total 7 milionë dollarë. Sipas informacioneve të mbledhura nga media britanike, punonjësit marrin një përqindje minimale - deri në 20% - të pagës së tyre të rregullt çdo dhjetë javë. Pa një sistem bankar funksional në Gaza, edhe marrja e një page është e komplikuar dhe, në disa raste, e rrezikshme. Kjo pasi, Izraeli identifikon dhe shënjestron rregullisht shpërndarësit e pagave të Hamasit, duke kërkuar të prishë aftësinë e organizatës për të qeverisur. Paratë paguhen nëpërmjet mesazheve të koduara...