Tajfuni godet Japoninë, 1.9 milionë banorë urdhërohen të evakuohen

Tajfuni godet Japoninë, 1.9 milionë banorë urdhërohen të evakuohen

Tajfuni i fuqishëm Dujuan goditi Tokion. Më shumë se 1.9 milionë persona në pesë prefektura janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa rreth 50 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Në Kanagaëa, zjarrfikësit dyshojnë se një grua mund të jetë varrosur e gjallë, pasi  rrëshqitja e dheut shkatërroi një banesë. Ndërkohë, në Chiba, një burrë u dërgua në spital pasi mbeti i bllokuar gjatë punës për pastrimin e rrënojave. Rreth 300 fluturime janë anuluar, ndërsa disa shërbime hekurudhore janë pezulluar. Shpejtësia e rrymave të erës ka arritur deri në 194 km/orë. Stuhia është e fundit në një valë stuhish që kanë përfshirë Paqësorin, të cilat janë bërë më intensive nga fenomeni i këtij viti, “Super El Niño”, që ka ngrohur temperaturat e oqeanit dhe ka favorizuar...