Tajani: Rezultatet në Saksoni janë lajme të këqija, tani duhet të marrim kundërmasa

Tajani: Rezultatet në Saksoni janë lajme të këqija, tani duhet të marrim kundërmasa

"Rezultati i votimit në Saksoni-Anhalt është afirmimi i një force politike që është në kundërshtim me vlerat liberale dhe perëndimore me të cilat identifikohet Forza Italia'. Sipas kryediplomatit Italian, ky është një lajm shumë i keq dhe shpreson të jetë një përjashtim lokal. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm dhe sekretari kombëtar i Forza Italia-s, Antonio Tajani. “Zgjedhja e votuesve duhet të respektohet gjithmonë, por kjo nuk na pengon të punojmë për të zbatuar të gjitha kundërmasat dhe iniciativat politike të nevojshme për të parandaluar përhapjen e çdo prirjeje populiste dhe fanatike në të gjithë Evropën”, shtoi ai./ ANSA.