Ministria e Mbrojtjes njofton se nga 58 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 1 ka mbetur aktive
Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh. Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse […]
U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht banesa në Shëngjin
Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të shtunë në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të gjitha orenditë shtëpiake të banesës së familjes së Qemal Gurit, ndërsa asnjë nga familjarët nuk ka qenë brenda në banesë në momentin e rënies së zjarrit. E afërmja e familjes tregon […]
Zjarret në vend/ Helikopteri merr ujë nga deti për shuarjen e flakëve në Sarandë
Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Një prej qytetarëve ka […]
Zjarr pranë banesave dhe hoteleve në Ksamil
Pamje nga zjarret VLORË- Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në Ksamil. Flakët e zjarrit janë shumë afër banesave dhe hoteleve, ndaj zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarreve. Zjarri i aktivizuar në orën 19.30 të pasdites së djeshme, vazhdon që të jetë aktiv deri më tani. Ndërkohë, një […]
Zjarri në Ksamil ende aktiv, banorët iu bashkohen zjarrfikësve me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve (VIDEO)
atra e zjarrit në Ksamil vijon të jetë aktive prej disa orësh. Flakët janë përhapur, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë me automjete për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme deri në zonën e zjarrit. Sipas informacioneve, vënia nën kontroll e flakëve po bëhet me mjete rrethanore. […]
Ksamili në flakë, banorët shuajnë zjarrin me krahë, nuk ka rrugë të hyjë zjarrëfikësja
Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme. Nga pamjet e sjella nga vendngjarja, shihet se zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha. Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë, ndërsa […]
VIDEO / Zjarret në kodrat rreth Ksamilit përpijnë çdo gjë, në luftë me flakët edhe banorët
Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme. Nga pamjet e sjella nga vendngjarja, shihet se zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha. Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë. Në […]
Greqi/ Autoritetet neutralizojnë zjarrin në zonën e Aspropirgosit në Athinë
Një tjetër zjarr ka rënë në Greqi mesditën e sotme në zonën e Aspropirgosit në veri të Athinës. Sipas burimeve për shuarjen e flakëve janë angazhuar 25 zjarrfikës me 11 automjete, si dhe një avion dhe një helikopter që ndërhynë nga ajri. Për shkak të zjarrit, policia ndaloi përkohësisht trafikun në Bulevardin Diylistirion në drejtim […]
Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme. Policia sekuestroi 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Uniformat blu vunë në pranga 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë një […]
Lëviznin të armatosur dhe me 40 mijë euro me vete, pranga dy të rinjve në Tiranë
Policia ka goditur dy raste të mbajtjes së armës së zjarrit në mënyrë të kundërligjshme, duke vendosur në pranga 2 persona dhe proceduar penalisht një tjetër. Gjatë operacionit policor u arrestua 21-vjeçari me iniciale P. K., dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, 46-vjeçari me iniciale A. K.. -Gjatë kontrollit fizik, në rrugën […]