Tag: zarfin

  • “Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh”/ Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në SPAK

    “Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh”/ Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në SPAK

    Në rrjetet sociale, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në mënyrë ironike ndaj gjendjes së Sali Berishës, i cili pritet të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit.
    Manjani shkroi me ironi se “e forta e ditës” do ishte sikur Berisha të deklaronte pas daljes: “Më dhanë sot në SKAP një zarf me njoftim, por zarfi ishte bosh. Nuk kishte njoftim brenda”.

  • Edi Rama gati për të hapur zarfin/ Vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Edi Rama gati për të hapur zarfin/ Vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.
    Një burim i besueshëm në PS tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

    Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.
    Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
    E ndërsa askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë, dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.
    Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur të anëtarësimit në BE.
    Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
    Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.
    Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.
    Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ashtu si ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.
    Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

  • EMRI/ Shpallet finalisti i parë i Ferma VIP 2

    EMRI/ Shpallet finalisti i parë i Ferma VIP 2

    Big Mama do të jetë finalistja e parë e Ferma VIP 2. Ka qenë verdikti i publikut, i cili ka vendosur të çojë Big Maman në finalen e Ferma Vip 2 që do të zhvillohet në 20 qershor.

    Luana lexoi zarfin me emrin e finalistes së parë, çka solli emocione shumë të forta.
    Pjesë nga spektakli:

    Luana: Kam tre emra në zarf, atë të finalistit të parë, dhe dy më pak të votuarit. Fermerë erdha te ju për momentin që të gjithë po e prisni. Unë kam në duar zarfin me vendimin e publikut sa i përket finalistit të parë. Duket se ky moment është i paevitueshëm. Publiku ka votuar, finalisti i parë i Ferma Vip është Big Mama.
    Big Mama: Thashë se më pushoi zemra. I përkulem gjithë poopullit shqiptar, faleminderit që më vlerësoni.

  • Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta

    Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta

    Një nga problematikat e ngritura gjatë procesit të numërimit të diasporës te Parku Olimpik, sipas ankesave të subjekteve politike, ka qenë pasja e më shumë fletëve të votimit sesa zarfe të dërguara pranë KQZ.
    Madje opozita ka ngritur edhe dyshimet për një manipulim të mundshëm, por duket se shkaku është krejt tjetër, teksa gjithçka është regjistruar me procesverbal.
    Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku informon se nuk bëhet fjalë për manipulim, por shumë prej emigrantëve, zarfin B nuk e kanë futur në Zarfin A.
    Ose ka pasur raste kur e gjithë familja me të drejtë vote, e ka futur fletën e votimit në të njëjtin zarf. Megjithatë për të gjitha këto është mbajtur procesverbal dhe do të verifikohen më tej nga ana e KQZ.

  • Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

    Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

    Një nga problematikat e ngritura gjatë procesit të numërimit të diasporës te Parku Olimpik, sipas ankesave të subjekteve politike, ka qenë pasja e më shumë fletëve të votimit sesa zarfe të dërguara pranë KQZ.
    Madje opozita ka ngritur edhe dyshimet për një manipulim të mundshëm, por duket se shkaku është krejt tjetër, teksa gjithçka është regjistruar me procesverbal.
    Mësohet se nuk bëhet fjalë për manipulim, por shumë prej emigrantëve, zarfin B nuk e kanë futur në Zarfin A.
    Ose ka pasur raste kur e gjithë familja me të drejtë vote, e ka futur fletën e votimit në të njëjtin zarf. Megjithatë për të gjitha këto është mbajtur procesverbal dhe do të verifikohen më tej nga ana e KQZ.

  • Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B! Numërimi mund të mbyllet këtë javë

    Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B! Numërimi mund të mbyllet këtë javë

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashim, në konferencën për mediat nga Parku Olimpik ku po numërohen votat e Diasporës thotë se 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta.

    “Ka dokumentacion që ka ardhur nga jashtë, është i parregullt. Është në mungesë të zarfit. Mungojnë zarfat B që ne kemi dërguar, sepse një pjesë e votuesve kanë dërguar vetëm zarfin A. 2596 raste të adm në kuti, kur 99.99% lidhen me mungesën e zarfit B”.
    Kjo shpjegon se përse aktualisht në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i zarfeve të numëruar rezulton më i madh se shifra totale e zarfeve. Në disa raste, emigrantët nuk e kanë futur zarfin A në zarfin B, por e kanë vendosur direkt në zarfin e DHL-së. Për këto raste, KQZ po mban procesverbale manualisht. Në fund, të dhënat do të reflektohen në sistem.

    Top Channel

  • Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

    Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

    Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë.

    “Unë kam pasur një problem me ndërtuesin, atje ku jam futur në banesë, ai ndërtuesi nuk e ka bërë hipotekën në vitin 2007, kur unë hyra brenda sepse kishte probleme me bashkinë. Në vitin 2014 i përfundoi dokumentet, më tha mua nuk është 78 metra, por është kaq metra. E kishte pretendimin mbi kontratën, unë e kundërshtova dhe çështja kaloi në gjykatë. Gjykata e Tiranës ia kaloi Apelit, Apeli ia kaloi përsëri Gjykatës së Tiranës dhe ky problem u zgjidh në vitin 2023. Ky avokati Përparim Rama më tha hajde të shkojmë tek një person që merret me aplikimet, ngjitur me Gjykatën, aplikim thoshte atje”, thotë denoncuesi.

    Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 Tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama.

    Pasi Lorenci aplikon për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

    “Kaluan 35 ditë dhe aplikimi nuk erdhi, më tha që kadastra i vonon dhe pastaj bëri aplikim tjetër. E bëri në datën 25 tetor, pas 6 muajve nuk vendosi datën e saktë. Vendosi datën pas aplikimit të parë. Kam bërë dy kërkesa në kadastër”, shtoi më tej i moshuari.

    6 muaj më pas, zoti Gjikola thotë, se nuk i është zgjidhur problemi. 91-vjeçari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.

    “Kemi shkuar te posta, te kadastra, i ka thënë që nuk keni faturën. Pastaj pas 35 ditësh dhe duhet të bëhet regjistrimi i pronës pas aplikimit. Nëse pas 35 ditësh nuk e paguan këtë atëherë çdo ditë është 1500 (lekë të vjetra)  tip gjobe dhe nga periudha e aplikimit, që duhet të dilte 35 ditëshi e deri tani ka arritur shuma 2 milionë (lekë të vjetra). Kur shkuan pas gjithë këtyre veprimeve, hyri në sistem dhe nuk i doli dhe tha që për 72 orë do e zgjidhte sistemin. Në telefon nuk na përgjigjej dhe zyra e shërbimit të tij ishte e mbyllur me qepena. Kam shkuar dhe herë të tjera, dhe herë të tjera ishte e mbyllur. Kur shkova për të marrë përgjigje për veten time, aty kishte edhe persona të tjerë të moshuar që kishin edhe ato këto probleme ”, sqaron vajza e Bardhok Gjikola.

    “Stop” tentoi të gjente asistentin e shërbimeve Lorenc Agolli, por ai nuk ndodhet në zyrë. Ndërsa avokati Përparim Rama, shpjegon se ka dëgjuar, që ai luan bixhoz.Gazetarja: Ishit ju që e drejtuat tek asistenti.

    Përparim Rama: Po! Por më lër të ta shpjegoj, më lër të ta shpjegoj…! Dhe unë i thashë, do e bësh nëpërmjet e-Albanias dhe unë këtu poshtë shtëpisë sime, është ky Lorenci dhe unë, kur kam fituar gjyqin, shtëpinë time, që e mora me gjyq nëpërmjet e-Albanias, aplikova dhe më erdhi certifikata, dhe ia sugjerova. Dhe unë e çova atje dhe i thashë shiko, ulja një çik çmimin këtij, se ky është burrë i vjetër. Ishte pagesa për aplikimin tek Hipoteka, dhe pagesa për shërbimin e këtij. Rezulton, që atje nuk ka shkuar, se ia mbajti ky zarfin, i tha do ia çoj unë zarfin me Postë.

    Dhe, kur shkohet në Postë, bëhet edhe pagesa e aplikimit. Rezulton, që ky, s’e ka çuar fare zarfin. E kapa Lorencin i thashë, pse më ke përzier mua me këtë histori? Jo po nuk e mbaj mend tha, kush e mori zarfin. Jo, unë s’jam përzierë me zarfin, e ke marrë ti, thashë unë. Ky, ose ka harruar, ose s’ka çuar zarfin të bëjë pagesën e lekëve, dhe e keqja fare, nuk është bërë pagesa, se aplikimi ka shkuar nëpërmjet kompjuterit. Kupton ti? Por, nuk është bërë pagesa përkatëse, këtu është e gjithë puna. Ky nuk ka bërë pagesën dhe hipoteka nuk e ka bërë shërbimin. Kam informacione tani, që doli problemi, më tha dhe një avokat tjetër, që ta kesh prej meje, ky tha, ka dhe një ves tha, që luan bixhoz tha, edhe nuk e di, këtë e kam nga një avokat. Unë kam dy numra edhe njëri më rezulton i mbyllur. Numrin tjetër, që kam, edhe po ta çoj…

  • Ambasada e Shqipërisë në Greqi tregon numrat ku të telefonojnë emigrantët: Nesër mbyllet afati, kthejini zarfin sa më parë

    Ambasada e Shqipërisë në Greqi tregon numrat ku të telefonojnë emigrantët: Nesër mbyllet afati, kthejini zarfin sa më parë

    Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit.
    Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë.

    “Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thekson ambasada me postimin e saj në llogarinë e rrjetit social Facebook.

  • Emigrantët e Greqisë nuk votojnë! Balla shkon në Selanik: Mbi 25,000 zarfa s’janë nisur për Shqipëri

    Emigrantët e Greqisë nuk votojnë! Balla shkon në Selanik: Mbi 25,000 zarfa s’janë nisur për Shqipëri

    Taulant Balla

    TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka përcjellë një mesazh për demokratët nga Selaniku. Në një deklaratë nga një seli e DHL-së, Balla u kërkoi emigrantëve shqiptarë që të shkonin dhe të merrnin zarfin e dërguar në shtetin fqinjë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zyrat e postës.
    “Ka ende prej jush që nuk e kanë tërhequr ende fletën e votimit. Janë rreth 8,000, siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që duhet të paraqiten menjëherë pranë zyrave të DHL këtu në Selanik, Athinë apo dhe në ishuj, te nënkontraktorët e DHL-së për ta tërhequr,”-tha ndër të tjera Balla.
    Po ashtu, sipas Ballës, edhe më shqetësues është numri i shqiptarëve që e kanë marrë zarfin, por nuk e kanë nisur për në Shqipëri. Kjo shifër është shumë herë më e madhe, gati 25 mijë.
    “Është një numër i madh, diku te 25,000 prej jush, që e kanë tërhequr zarfin me fletën e votimit, por nuk e kanë kthyer ende. Prandaj është shumë e rëndësishme që ta kryeni këtë veprim brenda orëve të mbetura, deri ditën e shtunë për Selanikun, Patrën, Athinën, qytetet e mëdha dhe deri të premten për qytetet më të vogla apo zonat rurale,”-u shpreh Balla.
    Të gjithë zarfet në vende të tjera të botës, përveç Greqisë, që nuk janë tërhequr apo shpërndarë deri të enjten e 8 majit, do të kthehen në Shqipëri. Ata që e kanë marrë zarfin, kanë kohë deri të shtunën në darkë për të nisur zarfin në Shqipëri. Gjithsej nga 245,935 zarfa të dërguar jashtë vendit tonë, janë kthyer vetëm pak më shumë se 155 mijë./ZËRI

  • Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

    Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

    Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e KQZ-së nga zyrat e postës.
    “Ka ende prej jush që nuk e kanë tërhequr ende fletën e votimit. Janë rreth 8,000, siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që duhet të paraqiten menjëherë pranë zyrave të DHL këtu në Selanik, Athinë apo dhe në ishuj, te nënkontraktorët e DHL-së për ta tërhequr,” tha ai.
    Por, sipas Ballës, edhe më shqetësues është numri i madh i atyre që kanë marrë zarfin, por ende nuk e kanë kthyer atë.
    “Është një numër i madh, diku te 25,000 prej jush, që e kanë tërhequr zarfin me fletën e votimit, por nuk e kanë kthyer ende,” paralajmëroi ai.
    Balla bëri thirrje urgjente për të respektuar afatet, duke nënvizuar se koha është shumë e kufizuar.
    “Prandaj është shumë e rëndësishme që ta kryeni këtë veprim brenda orëve të mbetura, deri ditën e shtunë për Selanikun, Patrën, Athinën, qytetet e mëdha dhe deri të premten për qytetet më të vogla apo zonat rurale,” u shpreh Balla.
    Ai dha edhe oraret e funksionimit të zyrave të DHL-së.
    “Zyrat e DHL-së janë të hapura deri në orën 17:00, apo deri në orën 18:00 në qytetet e mëdha. Ndërkohë, zyrat e DHL-së do të jenë të hapura edhe të premten dhe të shtunën për qytetet e mëdha,” informoi Balla.
    Balla nuk harroi edhe një herë të falenderonte të gjithë shqiptarët që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut.
    “Motra dhe vëllezër shqiptarë që jetoni në Greqi dhe motra dhe vëllezër shqiptarë që jeni regjistruar si votues nga jashtë, shumë faleminderit për ju që tanimë e keni kryer detyrën tuaj ndaj atdheut dhe e keni dërguar votën tuaj. Ju falënderoj të gjithëve dhe le ta kthejmë këtë votë historike në një mbështetje të madhe për ta çuar përpara Shqipërinë drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Balla.