Tag: xhaxhait

  • Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.
    Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur pas krimit.  Pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.
    Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.
     

  • Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Në një seancë gjyqësore që zgjati rreth dy orë në Gjykatën e Vlorës, togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” Bertil Alliajt, i cili katër ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj.
    Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërsa Bertil Alliaj u shoqërua për në sallën e gjyqit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
    A2 CNN mëson se para gjyqtarëve të çështjes Alliaj ka deklaruar: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”. Ai përfaqësohej në seancë me avokatin Redi Llanaj.
    Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Vrau djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    Ai është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë. Alliaj është transportuar në gjykatë nën shoqërimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
    Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Pranga të “kërkuarit të Çoles”, vrasja e kushëririt i jep fund arratisë prej 10 vitesh

    Pranga të “kërkuarit të Çoles”, vrasja e kushëririt i jep fund arratisë prej 10 vitesh

    Prej më shumëse 10 vitesh në arrati, për një tjetër masakër, atë të Çoles në vitin 2015, nuk e penguan Bertil Alliajn, që të vriste edhe djalin e xhaxhait të tij para se të arrestohej nga policia.
    Dalan Alliaj është viktima e radhës e të kërkuarit Bertil Alliaj, i cili e ka vrarë kushëririn e tij me egërsi duke i zbrazur 8 plumba nga 10 që kishte pistoleta me të cilin kreu vrasjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm të Vlorës, pranë banesës së xhaxhait të viktimës dhe njëkohësisht xhaxhait edhe të autorit.
    Për Policinë e Vlorës kësaj radhe nuk ka qenë e vështirë të identifikojnë autorin, pasi në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm shumë familjarë të viktimës dhe autorit.
    Ky i fundit pas krimit ka tentuar të largohet në zonat malore të fshatit Gjorm. Por kërkimet e policisë me dronë termik kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit dhe më pas arrestimin e tij. Burimet policore bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, autori Bertil Alliaj nuk ka bërë rezistencë, ndërsa nuk ka pranuar as të tregojë arsyet e vrasjes së kushëririt të tij.
    Edhe familjarë të viktimës dhe autorit nuk kanë dhënë ndonjë detaj mbi motivet e këtij krimi. Ndërsa arrestimi i të kërkuarit Bertil Alliaj që i fshihej derejtësië prej më shumë se një dekade, përveç vrasjes më të fundit pritet të zbardhë ndoshta edhe ngjarje të tjera apo bashkëpunëtorët e të kërkuarit ku ai është ndihmuar apo fshehur për gjithë këto vite.

  • U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Selenicës.

    Policia bëri me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.
    Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.
    Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili është vrarë nga djali i xhaxhait.

    Top Channel

  • U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë 

    U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë 

    Ky është Dalan Allaj, 36-vjeçari që u vra me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Gjorm të Selenicës. Policia arrestoi pas 5 orësh kërkimesh autorin Bertil Allia, i cili është djali i xhaxhait të viktimës. 
    I arrestuari rezulton person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje. 
    Autori është pyetur disa herë në vendngjarje mbi motivin pse e ka vrarë kushëririn e tij por nuk ka folur. Por siç konfirmohet nuk është grindje banale e çastit, dyshohet diçka e mbartur mes tyre kohët e fundit. 
    Vrasja ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn të plagosur me armë zjarri. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen. 

  • FOTO/ Dyshohet se vrau me 6 plumba 36-vjeçarin, ky është djali i xhaxhait të viktimës

    FOTO/ Dyshohet se vrau me 6 plumba 36-vjeçarin, ky është djali i xhaxhait të viktimës

    Personi që shihni në foto është Bertil Alliaj, autori i dyshuar i vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj.

    Policia e ka shpallur në kërkim Bertil Alliajn, i cili është djali i xhaxhait të viktimës. Ai është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
    Dyshohet se Bertil Alliaj i ka shkuar afër dhe ka shtënë në drejtim të tij gjashtë herë. Policia është duke krehur zonën, me qëllim lokalizmin dhe arrestimin e tij
     

    Top Channel

  • DINAMIKA/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçarit dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici

    DINAMIKA/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçarit dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici

    Selenica është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim i rëndë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj mbeti i vrarë me 6 plumba.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete.
    Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
    Dyshohet se Bertil Alliaj i ka shkuar afër dhe ka shtënë në drejtim të tij gjashtë herë.
    Forcat e rendit, FNSH  bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait (ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër djalë xhaxhai i viktimës) i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
    Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH janë duke krehur zonën për kapjen e autorit, ndërkohë që nga këqyrja e trupit te 36 vjeçarit janë gjetur gjashtë shenja plumbash të cilat i kanë marrë jetën. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarë të shumtë të viktimës.
    Viktima kishte një biznes në fshatin Levan të Fierit, dhe rezulton pa precedentë penalë.

    Top Channel

  • EMRAT/ Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, autori i dyshuar djali i xhaxhait!

    EMRAT/ Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, autori i dyshuar djali i xhaxhait!

    Kanë dalë detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku u vra me armë zjarri Dallan Alliaj, 36 vjeç.
    Bëhet me dije se autori i dyshuar është djali i xhaxhait të viktimës.Lexo edhe :Related Posts
    Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta, ndërsa mësohet se autori është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të tij.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bertil Alliaj është një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.
    Njoftimi:
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • EMRI/ Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

    EMRI/ Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

    Mbrëmjen e sotme rreth orës 20- 25 minuta në fshatin Gjorm, të bashkisë së Selenicës, është gjetur i pajetë nga familjarët 36-vjeçari Dalan Alliaj.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete.
    Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
    Forcat e rendit, FNSH  bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait (ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër djalë xhaxhai i viktimës) i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Top Channel