30-vjeçari Marius Xhepa është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi akuzohej për djegien e dy makinave dhe ka vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme dhe brenda një automjeti. Sipas burimeve dy makinat i përkisnin xhaxhait të tij Gëzim Xhepa.
I arrestuari është djali i Liri Xhepës, e cila u vra nga kunati në vitin 2019 po për konflikte pronësie në familje.
Shkak i djegies së makinave dyshohet të jetë bërë një konflikt i gjatë për pronat e babait, të cilat Marius Xhepa pretendon se i takojnë, por xhaxhai i toj Gëzim Xhepa i kishte kaluar në pronësi të tij.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tag: xhaxhait
-

I dogji makinat xhaxhait pas një konflikti pronësie arrestohet 30-vjeçari
-

Dhunë në familje/ Kanosi nusen e xhaxhait pasi i rrahu gjyshen, procedohet 46-vjeçari në Lushnje
Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy persona në Lushnje për një rast dhune në familje.
Në njoftim bëhet me dije se një 46-vjeçar ka kanosur bashkëshorten e xhaxhait të tij, pasi kjo e fundit i kishte dhunuar gjyshen.
Policia e Lushnjës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. -

Vrasja e pronarit grek të kampingut/ Trondit e mbesa: Pasuria e tij vlen 30 mln euro, kishte dobësi të madhe për shqiptarin…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e dyfishtë të 5 tetorit në Finikounda të Greqisë, ku u ekzekutuan pronari i kampingut dhe punëtori i tij shqiptar. Hetimet janë intensive, ndërsa oficerët dhe prokurorët kanë zbuluar detaje tronditëse.
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me kujdestarin e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë, është shokuese. Gruaja i përshkroi policisë karrierën e suksesshme profesionale të xhaxhait të saj dhe përshkroi karakterin e tij, duke thënë se disa vite më parë ky i fundit e kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje. Më vonë, sigurisht, siç shtoi ajo, marrëdhëniet e tyre u normalizuan.
“Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë e mundur. Që kur linda, i kalova të gjitha verat e mia në Finikoundë, me xhaxhain tim. Në moshën 18 vjeçe u largova nga këtu dhe shkova në Athinë për të punuar në një bankë. Krijova familje dhe çdo verë vazhdova të vizitoja Finikoundën për pushime dhe të qëndroja në shtëpinë e xhaxhait tim Kostas”, tha gruaja në dëshminë e saj”, raporton Protothema.
Më pas ajo i përshkroi policisë se si kishte diskutuar me xhaxhanë e saj për rinovimin e një shtëpie, ndërsa e përshkruante atë si “absolut” dhe “autoritar”, i cili “nuk ia linte asnjë mizë shpatën” dhe “mbante arkën dhe ishte përgjegjës”:
“(…) Gjatë tre viteve të fundit kam ardhur dhe kam qëndruar në shtëpinë stërgjyshore të nënës sime, e cila është gjithashtu shtëpia stërgjyshore e xhaxhait tim Kostas dhe kam zhvendosur gjithashtu disa nga gjërat e mia nga Athina në këtë shtëpi. (…) Vitin e fundit kam ardhur shumë më shpesh, kështu që mund ta kuptoni se jam këtu pothuajse përgjithmonë. Në një moment, diskutova me xhaxhain tim, me të cilin kisha marrëdhënie të shkëlqyera, ai më donte si vajzën e tij dhe unë si babain im, dëshirën time për të rinovuar shtëpinë të cilën T. D., nipi i xhaxhait tim, ma kishte dhënë me një marrëveshje paraprake me nxitjen e tij. Çfarëdo që thoshte xhaxhai im, bëhej. Ai ishte absolut dhe autoritar dhe nuk ia linte asnjë mizë shpatën. Ai mbante arkën dhe ishte përgjegjës. Kështu që kur i tregova për rinovimin që doja të bëja, korrikun e kaluar, ai më tha “Po më çmend , më lër rehat” dhe unë iu përgjigja se nëse ai do të vazhdonte me këtë sjellje, do të merrja gjërat e mia dhe do të largohesha. I thashë gjithashtu ta nxirrte djalin tim nga kampingu, ku çdo verë punonte për xhaxhain tim Kostas dhe i jepte disa para. Sapo ia thashë këtë, ai ma mbylli telefonin. Ishte e vetmja herë që u grindëm vërtet”.
“Pronë me vlerë afërsisht 30 milionë euro”
Pastaj, duke iu referuar xhaxhait të saj, ajo përshkroi, duke rrëfyer detaje me rëndësi që ngrenë dyshime për një pistë të re, deri te pohimi i saj se xhaxhai kishte pasuri që vlente 30 mln euro.
“Xhaxhai im filloi pa para dhe sot ka një pasuri me vlerë rreth 30 milionë euro. (…) Ai ishte shumë i çuditshëm dhe meqenëse gjithmonë donte të bënte gjënë e tij, ata që vareshin prej tij duhej t’i bënin të gjitha nderet, sepse nëse nuk e bënin, ai mund t’i linte pa ushqim. (…) I vetmi person që mund të qëndronte pranë xhaxhait tim ishte miku dhe ndihmësi i tij B., (shqiptari), i cili gjithashtu humbi jetën. Ai kishte një dobësi të tmerrshme për të. Ai vdiste për të dhe jetonte për të, e vishte me rroba të shtrenjta, i blinte një Mercedes dhe nga sa më kishte thënë xhaxhai im, përqindja më e madhe e testamentit të tij do t’i shkonte B. B. nuk kishte një marrëdhënie të mirë me T. D., nipin e xhaxhait tim, pa e ditur arsyen, dhe kur e pyeta xhaxhain tim nëse ishte për trashëgiminë, ai më thoshte jo. B. kishte një dobësi të çmendur për xhaxhain tim, dhe kështu kishte edhe xhaxhai im për B.”, rrëfeu ajo.
Lidhur me marrëdhënien e xhaxhait të saj me nipin e tij, i cili ishte i pranishëm në krim, ajo tha:
“Lidhur me marrëdhënien e xhaxhait tim me nipin e T.D.-së, për të cilin po më pyetni, kohët e fundit ka qenë shumë mirë. Megjithatë, rreth katër vjet më parë, ndodhi një vjedhje prej rreth 20,000 eurosh në shtëpinë që ai më kishte dhënë për pushimet e verës në vitin 2017, për një muaj e gjysmë, për të qëndruar, dhe ndërsa unë isha larg për 10 ditë në Athinë, ndodhi kjo vjedhje. Xhaxhai im në atë kohë e akuzonte vazhdimisht T.D.-në se kishte të bënte me këtë vjedhje dhe madje më kishte thënë se do të shkruante letra në të cilat do të shkruante se, nëse i ndodhte diçka, do ta mbante përgjegjës nipin. Ai kishte shumë frikë nga T.D., sepse nëse i ndodhte diçka, T.D. do të merrte pjesën më të madhe të pronës. Megjithatë, pavarësisht të gjithave këtyre, në dy ose tre vitet e fundit të dy ishin afruar përsëri”, tregoi ajo./ Protothema.
-

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga kjo, shumë bashki të vendit e kthyen në PR efikas, shpesh duke përdorur edhe figurat publike. Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Thënë shkurt, në Bashkinë Rrogozhinë, në vend të konkursit, mjafton mbiemri dhe miqësia. Por më mirë le t’i listojmë këta personazhe të “pemës Memolla”.
Në postin e këshilltares është emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla. E kush më mirë se ajo do ta këshillonte të parin e qytetit?
Por, përtej raportit nepotik, Erinda duket se nuk e ka shumë qejf këtë pozicion, pasi sipas punonjësve ajo nuk shfaqet asnjëherë në këtë bashki — qoftë edhe për një kafe të shkurtër. Por Erinda ka edhe një bashkëshort që quhet Andi Proshka.
Meqë gruaja këshillon, burri çfarë mund të bëjë? Nënkryetar, mendoi kryetari. Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemi, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në fakt, Renato ka vetëm emrin në listë, pasi as ai nuk paraqitet kurrë në punë. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memolla, i është besuar pozicioni i skrepistit.
Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse në qendrën kulturore të bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës.
Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
Tani, pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës.Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht “specialist i shërbimit social” — në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë: në treg duke shitur fruta e perime.
Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
Është e qartë: të gjitha postet që përmendëm janë qoka të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./Emisioni “Piranjat” -

‘Në këtë sistem drejtësie po mbulohen vrasje’/ Llangozi: Në krye të prokurorisë janë vendosur patronazhistët
Avokati Arben Llangozi ka ngritur alarmin për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa ka akuzuar sistemin e drejtësisë për kapje politike dhe mungesë veprimi ndaj rasteve të rënda kriminale.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Llangozi tha se “Padyshim Saranda është një ndër qytetet më të rrezikshme, edhe statistikat e tregojnë që është një ndër qytetet më të frikshme.”
Duke iu referuar rastit të zhdukjes së dy personave në Sarandë, Llangozi tha se ngjarja kishte një histori të mëparshme kriminale. Sipas tij, në një biznes ishte vendosur tritol dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ishin sekuestruar pamje filmike, të cilat më pas ishin zhdukur nga dosja hetimore. Ai tregoi se djali i xhaxhait të një prokuroreje kishte fshirë provat, ndërsa vetë prokurorja u detyrua të niste një hetim për zhdukjen e pamjeve pasi ato u shpërndanë në rrjete sociale.
“Një skemë mbulimi ekziston edhe në prokurori”, u shpreh Llangozi, duke theksuar se nuk dihet nëse kjo çështje është hetuar ndonjëherë. Ai shtoi se roli i djalit të xhaxhait si oficer policie shton dyshimet për ndikime dhe ndërhyrje në procesin hetimor.
Avokati theksoi se Shqipëria ndodhet në një situatë alarmante ku krimet e rënda mbulohen dhe drejtësia nuk godet me forcë, duke përmendur edhe rastin e vrasjes së të riut Flavio. “Ne s’kemi parë më parë që të mbuloheshin vrasje, por në këtë sistem drejtësie po shikojmë që shteti mbyll sytë përballë krimeve të rënda, prindërit dhunohen në sy të fëmijëve të mitur dhe askush nuk përgjigjet. Kjo është faji vetëm i drejtësisë”, tha ai.
Llangozi u shpreh se në krye të prokurorive janë emëruar patronazhistë dhe njerëz me lidhje politike që më herët kanë punuar në institucione si OSSHE apo ASHK. “Çfarë do presim ne nga një prokuror që ka qenë jurist në OSSHE, apo nga dikush që ka qenë jurist në ASHK?”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë situatë si një kapje të plotë të drejtësisë në Shqipëri.
Llangozi:
Padyshim Saranda është një ndër qytetet më të rrezikshme, edhe statistikat e tregojnë që është një ndër qytetet më të frikshme.
Të mos harrojmë, për shembull rasti i zhdukjes së dy personave kishte një histori të mëparshme ajo çështje, në një biznes kishin vendosur një tritol dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kishin marrë edhe pamje filmike. Kishin filluar një hetim për rastin e tritolit dhe ishin zhdukur pamjet filmike nga dosja.Ato pamje filmike i kishte zhdukur djali i xhaxhait të një prokuroreje e cila filloi një hetim për zhdukjen e këtyre pamjeve filmike sepse këto pamje filmike u publikuan nëpër rrjete sociale dhe e detyruan më pas që prokurorja të hetonte djalin e xhaxhait.
Një skemë mbulimi edhe në prokurori ku ajo çështje nuk dihet se ku ka shkuar, a është hetuar, a s’është hetuar, vazhdon oficeri i policisë djali i xhaxhait se atë rol kishte dhe aktualisht jemi në një situatë të tillë, që në momentin që institucionet e drejtësisë nuk godasin me forcë raste kaq të rënda…
Ne s’kemi parë më parë që të mbuloheshin vrasje, Flavio, në këtë sistem drejtësie ne po shikojmë të mbulohen vrasje, të mbylli shteti sytë përballë krimeve kaq të rënda, të dhunohet një prind në sy të fëmijëve që janë të mitur, dhe kjo është faji vetëm i drejtësisë.
Përderisa në krye të prokurorisë kanë ardhur patronazhistët, janë të gjithë ata që kanë punuar në institucione shtetërore si OSSHE, ASHK etj., çfarë do presim ne nga një prokuror që ai ka qenë jurist në OSSHE, çfarë do presim ne nga një prokuror që ai ka qenë jurist në ASHK?
Kjo është kapja e drejtësisë. -

Sherri në qendrën e votimit në Lushnjë, konflikti mes xhaxhait të kandidatit të PD dhe Saimir Korreshit me kandidatin e PS
Policia e Fierit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur në Lushnjë.
Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina mëson se përplasja në qendrën e votimit tek ambulanca ka ndodhur mes Agron Çelës, xhaxhait të kandidatit të PD Gentian Çela dhe Saimir Korreshit me kandidatin e PS në Lushnjë Elton Korreshi.3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.
Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale. -

44-vjeçari dhunon me sende të forta djalin e xhaxhait në Fier, shoqërohet në polici bashkë me të birin
Babë e bir në Fier janë shoqëruar nga policia, pas një sherri mbrëmjen e djeshme. Miri Sulaj, 44 vjeç, pas një konflikti ka qëlluar djalin e xhaxhait Eduard Sulaj, 44 vjeç. Në sherr është përfshirë edhe djali i autorit, 17 vjeç.
Babë e bir , pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas janë vënë në pranga nga forcat Shqiponja.
44-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.