Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi vijon ende, në disa QV ka akoma qytetarë që po votojnë
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin, për zgjedhjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë po vijon procesi i votimit, sipas rregullores, në ato qendra ku kishte ende qytetarë në pritje deri në orën 19:00. Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3,713,761 shtetas shqiptarë, […]
Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave. Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.
Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën
Pas debateve të regjistruara me disa qytetarë dhe vëzhgues në qendrën e votimit të Vorës, policia ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Uniformat blu bëjnë me dije se mbi Nokën rëndon vepra penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar […]
Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë
Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi akuzohen për fotografimin e votës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se u vu në pranga një 43-vjeçar, banues në Spathar të Librazhdit. “M. F., në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet […]
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 Qendra Votimi në Qarkun Vlorë, për shkak të aktivitetit sportive Giro D’Italia. Partia Socialiste e kishte paraqitur këtë kërkesë që ditën e shtunë në KQZ për shtyrje të afatit të votimit deri në orën […]
Zgjedhjet 2025: Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, qarku surprizë që kryeson listën
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votimet e sotme në të gjithë vendin deri në orën 17:00 ka arritur në 38.33%. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Dibra, me 47.3%, ndërsa në fund të listës renditet Vlora, me një pjesëmarrje prej vetëm 27.18%. Rënia e pjesëmarrjes në Vlorë […]
“Do të të marr zvarrë”/ Konflikti me qytetarët në Vorë, nisin hetimet për Flamur Nokën
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë. Sipas njoftimit zyrtar, ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.Lexo edhe :Related Posts Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimit […]
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator
Komisioni Rregullator nuk ka shqyrtuar kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë. Ishte PS që bëri këtë kërkesë pasi disa rrugë ishin të bllokuara për shkak se u zhvillua etapa e tretë e “Giro d’Italia”. Mbledhja u zhvillua me kërkesë të anëtarit të Rregullatorit, z. Arens Çela, dhe ishte parashikuar të […]
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator
Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së. Me largimin e dy anëtarëve ra […]
“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor”, denoncimi i PS-së: Baçi dhe Çela në orët e pasdites…
Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të PD-së pranë qendrave të votimit. Sipas tyre Luan baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit. “Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor duke hyrë në qendrat e votimit Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur […]