Shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit! Vlora nderon Hirësinë e Tij Episkopin e Apollonisë Kozma Qirio në 25-vjetorin e jetëndërrimit të tij
Me solemnitet dhe emocion të thellë, qyteti i Vlorës dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujtuan sot 25-vjetorin e jetëndërrimit të Episkopit të Apollonisë Hirësi Kozma Qirio, figurë e shquar shpirtërore dhe hero i besimit orthodhoks në kohët më të vështira të tij përgjatë periudhës së diktaturës ateiste, lindur në fshatin Bestrovë të Vlorës. Një […]
Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative vetëm në qarkun e Vlorës
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë qarkun e Vlorës janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike. […]
Kishin mbetur të bllokuar në det, policia e Vlorës ju shkon në ndihmë turistëve gjermanë
Policia e Vlorës ju ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në det në velieran e tyre pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të […]
Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, rreth 23 mijë pasagjerë nga korriku deri më sot
Porti i Vlorës në fundjavën e dytë të gushtit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve që vijnë me tragete nga Italia. Drejtori i Portit të Vlorës, Ilir Banushi deklaroi për Agjencinë Telegarfike Shqiptare se “ditën e sotme në Portin e Vlorës ka pasur një fluks të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve që mbërritën […]
Fluks pasagjerësh në Portin e Vlorës/ Më shumë se 2.000 udhëtarë ‘zbarkojnë’ përmes linjës Brindisi-Vlorë
Porti i Vlorës ka pritur mëngjesin e sotëm 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë, ndërsa autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites, me ardhjen e tragetit të pasdites. Sipas burimeve zyrtare, kjo e shtunë shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke […]
Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë
Kjo e shtunë ka shënuar ditën me më shumë pasagjerë dhe automjete të mbërritura për këtë sezon veror në portin detar të Vlorës. Në orët e para të ditës kanë mbërritur 1 019 pasagjerë dhe 48 anëtarë ekuipazhi, bashkë me 267 automjete, 2 kampera, 2 minibusë, 1 autobus dhe 4 motoçikleta, shkruan A2. Në pasdite […]
Rama, përmbytjet dhe flakët e plehrave, tre dimensionet e Vlorës së plaçkitur nga ai!
Nga Petrit Vasili Faktet dhe realiteti janë vërtet të pamëshirshme me demagogjinë dhe propagandën e trashë të Ramës. Plehrat e Vlorës janë në flakë në kulmin e sezonit turistik, të atij sezoni që edhe kështu është mjaft i shkurtër. Tymi ka mbuluar Vlorën dhe kjo ndodh çdo vit në korrik dhe në gusht. Rama me […]
‘Vajzë Fest 2025’, një përvojë unike në zemër të Vlorës
Në fund të çdo gushti, fshati Vajzë i Vlorës, vendlindja e poetit Ali Asllani, kthehet në një qendër të gjallë të kulturës, artit dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga data 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që ndërthur me mjeshtëri traditën me frymën bashkëkohore, […]
Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!
Një kamion u përmbys këtë mesditë në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës. Drejtuesi i mjeti shpëtoi pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni (aeroporti i Vlorës). Qarkullimi i mjeteve i ndalua për pak orë, si pasojë e inerteve që ranë në rrugë. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e […]