Tag: trafikim

  • Fier – Policia arreston 53-vjeçarin për trafikim veprash arti dhe drogë; procedime për disa shkelje të tjera

    Fier – Policia arreston 53-vjeçarin për trafikim veprash arti dhe drogë; procedime për disa shkelje të tjera

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se ka vënë në pranga shtetasin Sh. K., 53 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata e Apelit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, vepra që dyshohet se i ka kryer rreth dy vite më parë, ku ka bashkëpunuar në trafikim objektesh arti dhe ka mbajtur në banesë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin D. N., 36 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte përplasi dy këmbësorë, bashkëshortët I. D., 72 vjeç dhe D. D., 68 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur procedim në gjendje të lirë për G. H., 47 vjeç, i cili kishte penguar qarkullimin në lagjen “15 Tetori” duke parkuar automjetin në mënyrë të gabuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi N. Dh., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur vajzën e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Policia po punon për kapjen e tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Të akuzuar për prostitucion dhe trafikim njerëzish, Gjykata e Fierit lë në burg dy të akuzuarit

    Të akuzuar për prostitucion dhe trafikim njerëzish, Gjykata e Fierit lë në burg dy të akuzuarit

    Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Pukën dhe Klodiana Haskasën, të cilët u vunë në pranga disa ditë më parë nga policia e Fierit, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Prive”.

    Sipas organit të akuzës, të dy të ndaluarit dyshohen si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm, ku kryesisht shfrytëzohej prostitucioni dhe trafikimi i personave.
    Mbi Pukën dhe Haskasën rëndojnë disa akuza të rënda, mes tyre: “Trafikim i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” si dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.
    Seanca në gjykatë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes. Përveç dy të arrestuarve kryesorë, gjykata ka shqyrtuar edhe masat për personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.
    Për kamarieren Orgita Gajo, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për dy shtetaset nga Uganda gjykata caktoi masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe njëkohësisht “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
    Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar shfrytëzimi dhe trafikimi.

    Top Channel

  • Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë cash

    Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë cash

    Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim droge. Siç raportojnë mediat greke operacioni u krye në kuadër të planit të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit.
    Oficerët e policisë i gjetën shqiptarët dhe vazhduan t’i kontrollonin, ndërsa më pas kryen një kontroll në vendin ku ata po qëndronin. Gjatë hetimit u gjetën dhe u sekuestruan, 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro para të gatshme, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë.

  • Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Spanjë, pritet ekstradimi

    Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Spanjë, pritet ekstradimi

    Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

  • Trafikim me jaht drejt Britanisë/ Ndalohen 7 persona, mes tyre dhe një shqiptar

    Trafikim me jaht drejt Britanisë/ Ndalohen 7 persona, mes tyre dhe një shqiptar

    Një operacion i përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Britanisë (NCA), Forcave Kufitare dhe autoriteteve franceze ka çuar në ndalimin e një jahti në brigjet e Isle of Wight, duke zbuluar një tentativë për trafikim të paligjshëm emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.
    Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe janë akuzuar për ndihmë në imigracion të paligjshëm. Ata do të paraqiten sot (22 korrik) në Gjykatën e Magjistraturës së Portsmouth.
    Jahti, që ishte nisur nga veriu i Francës, u pikas në Kanalin Anglez të dielën pasdite (20 korrik) dhe u shoqërua deri në marinën e Gosport në Hampshire nga një anije patrulluese e Forcës Kufitare britanike.
    Në bord ndodheshin pesë pasagjerë, një femër nga Vietnami dhe katër shqiptarë, një prej tyre Pellumb Selimi, 29 vjeç – i cili ishte i kërkuar për mungesë paraqitjeje në gjykatë në lidhje me një çështje droge. Selimi është arrestuar dhe do të dalë përpara Gjykatës së Lartë në St Albans.
    Zyrtari hetues i lartë i NCA-së, Julian Harriman, deklaroi: “Ky operacion është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të udhëhequr nga NCA në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe Gendarmerinë Kombëtare. Ndihma e Forcës Kufitare ka qenë thelbësore. Lufta kundër grupeve kriminale të trafikimit të njerëzve mbetet një prioritet për të dy vendet, Francën dhe Britaninë, dhe do të bëjmë gjithçka për të çmontuar këto rrjete kriminale.”
    Të arrestuarit ndodhen ende në paraburgim dhe hetimet janë në vazhdim.

  • Drejtësia amerikane jep vendimin, P Diddy fajtor për dy akuza

    Drejtësia amerikane jep vendimin, P Diddy fajtor për dy akuza

    Showbiz E Mërkurë, 2 Korrik 2025 21:15
    Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për veprat penale që lidhen me prostitucionin, por u lirua nga akuzat më të rënda, një goditje për prokurorët që kishin kërkuar nga një juri ta shpallte atë fajtor për konspiracion shantazh dhe trafikim seksual.
    Combs u dënua për trafikim në lidhje me prostitucionin, por u lirua nga akuzat për konspiracion shantazh dhe dy akuza për trafikim seksual, një fitore e pjesshme për ish-miliarderin e njohur për ngritjen e hip-hopit në kulturën amerikane.

    Vendimi pasoi një gjyq penal në të cilin dy nga ish-të dashurat e manjatit të muzikës dëshmuan se ai i abuzoi fizikisht dhe seksualisht. Combs përballet me një dënim maksimal prej 10 vjetësh burg për secilën nga dy akuzat për prostitucion. Gjykatësi i Qarkut Amerikan do të përcaktojë dënimin e Combs në një datë të mëvonshme.
    Lirimet nga akuzat për trafikim seksual do të thotë se ai do të shmangë një dënim minimal të detyrueshëm prej 15 vjetësh. Ai mund të ishte përballur me burgim të përjetshëm nëse do të dënohej për trafikim seksual ose konspiracion shantazhi. Pasi gjykatësi shpërndau jurinë dhe avokatët e të dyja palëve, Combs u gjunjëzua para karriges së tij dhe u përgjërua. Pastaj Combs u ngrit dhe u kthye nga juria e gjykatës.

  • Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Në pranga është vënë Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40-vjeçari i akuzuar nga Italia për trafikim lëndësh narkotike.

    “Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.
    Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
    Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç”, njofton policia.
    Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 40-vjeçarit, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

    Top Channel

  • Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime, bie alibia e Berishës për trafikim votash, PD humb 612 vota, PS…

    Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime, bie alibia e Berishës për trafikim votash, PD humb 612 vota, PS…

    Rigels Seliman
    Saga e rinumërimit të 1207 kutive në Qarkun e Tiranës sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfundoi dje pas 9 ditësh dhe rezultati ashtu siç pritej nuk prodhoi asnjë surprizë. Rinumërimi nuk ndryshoi asgjë në rezultatin përfundimtar, ku Partia Socialiste ruan 19 mandatet, ndërsa Partisë Demokratike i mbetet humbja e thellë me 13 mandate, por hapja e fletëve tregoi disa pasaktësi. As partitë e reja, siç dihej, nuk kishin asnjë shans të merrnin mandate, Partia Mundësia mbetet me 2 mandate, PSD, Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga 1 mandat.
    Shifrat e reja nga ky proces tregojnë se Partia Demokratike ka humbur më shumë vota. Kështu, bie sërish alibia e Berishës për farsë zgjedhore, ndërsa koalicioni i tij ka humbur dyfishin e votave në raport me votat që ka humbur PS e Edi Ramës. Konkretisht, PD-ASHM-së i zbriten 612 vota nga rezultati i 11 majit, ndërsa PS-së i zbriten 381 vota. Më pas ndiqen nga Lëvizja Bashkë që i zbriten 57 vota, Nismës Shqipëria Bëhet dhe Partisë Mundësia që i zbriten nga 44 vota secilës dhe 34 vota i hiqen PSD-së. Të vetmet Parti që përfitojnë vota tepër janë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës që i shtohen 27 vota më shumë se më 11 maj, Koalicionit Djathtas për Zhvillim të Enkelejd Alibeajt i shtohen 8 vota dhe 7 vota më shumë për Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare.
    Rivlerësimi i votave nga KQZ shtoi numrin e votave të pavlefshme, 1041 të tilla. Vota që gjatë numërimit të parë iu ishin llogaritur partive apo kandidatëve. Me këto rezultate, Berisha i cili po shpresonte të faktonte masakrën e 11 majit, nuk mundet të marrë as mandatin e 14-të në kurriz të Partisë Mundësia, e cila e ruajti deri në fund mandatin e saj të dytë në kryeqytet. Të gjitha votat që u zbriten partive, pjesa më e madhe janë të pavlefshme ose u janë marrë partive të vogla. Rinumërimi zbuloi probleme të vogla teknike, “kurthe” të vogla komisionerësh apo thjesht pakujdesi njerëzore, duke i lënë shifrat aty ku i gjeti, me përjashtim të pak qindra votave që kanë lëvizur më shumë brenda listave të të njëjtës forcë politike, sesa mes pozitës dhe opozitës. PD rezulton “kampione”, duke i atribuuar vetes më shumë vota që nuk i takonin, ndërsa tashmë edhe ky proces e nxjerr sërish blof Sali Berishën për masakrën zgjedhore të 11 majit, që e përdori si alibi për të justifikuar disfatën e thellë.
    KANDIDATËT
    Por lëvizje votash ka pasur edhe mes kandidatëve në listat e hapura, por rezultatet e rinumërimit nuk sjellin asnjë ndryshim, përveç rastit të Asllan Dogjanit që kalon në renditje Myslym Murrizin, por gjithsesi mbetet jashtë Kuvendit. As Ilir Alimehmeti, i cili kishte pretendime se i ishin vjedhur votat brenda familjes së tij politike, nuk ia zuri dot vendin Jorida Tabakut, e cila ka fituar të vetmin mandat të PD-së në listën e hapur të Tiranës.
    Mjeku Alimehmeti që kishte pretendime për trafik votash, nga rinumërimi rezulton se kishte marrë 137 vota që s’i takonin, të cilat tashmë i zbriten, ndërsa koleges së tij demokrate, Tabaku, i zbriten 250 vota. Në kampin socialist lufta ishte mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, ku diferenca mes tyre është ngushtuar nga 140 në 70 vota, por asgjë nuk ndryshon. Ish-ministrja Xhaçka ruan mandatin edhe pse i zbriten 51 vota, ndërsa Gjylametit i shtohen 19 vota. Ervin Hoxha nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD, janë dy kandidatët që rezultojnë se më 11 maj kishin marrë numrin më të lartë të votave që s’u takonin, ministrit i zbriten 303 vota të pamerituara, ndërsa deputetes demokrate 250 vota.
    Në PS, të tjerë kandidatë që u zbriten vota janë figura të njohura si Fatmir Xhafaj, që i hiqen 234 vota, Erion Braçes i zbriten 171 vota, ministrit Blendi Gonxhja më i votuari në PS për qarkun e Tiranës i hiqen 179 vota. Apo të tjerë kandidatë si, Pandeli Majko që i zbriten 72 vota, Xhemal Qefalia minus 128 vota, Ornaldo Rakipi 136 vota, apo kandidateve femra, ku ministres Anila Denaj i hiqen 81 vota, Antonela Dedej 108 vota apo Kejsi Elezit 116 vota. Por rinumërimi zbuloi se kishte edhe kandidatë që ju ishin bërë padrejtësi gjatë numërimit të parë. Hapja e kutive i shtoi vota Etjen Xhafajt, Blerina Gjylametit dhe Plarent Ndrecës. Mes demokratëve rikuperuan vota Ilda Zhulali, Salvador Kaçaj dhe Asllan Dogjani.
    Rrëzohen pretendimet e Metës për trafikim votash
    Sakaq presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili garoi në listën e hapur të PD-ASHM ka mbetur jashtë Kuvendit dhe në qeli. As procesi i rinumërimit nuk e ndihmoi, me gjithë pretendimet e tij për trafikim votash, sidomos në Kavajë. Në total nga rinumërimi, Metës i zbriten 54 vota duke shkuar nga 7298 vota që kishte më 11 maj, në 7244 vota. Ndërkohë, hapja e kutive të Kavajës rrëzoi pretendimet e Metës se iu vodhën votat. Në 95 kuti të kësaj bashkie, Metës i zbriten vetëm 2 vota.
    KAS i vë vulën procesit
    Pas 9 ditësh rinumërim në Tiranë, edhe KAS thotë se u faktua se s’kemi të bëjmë me trafikim votash, akt të cilin e pranon edhe vetë anëtari i PD në KAS, Ledio Braho. Ky i fundit bashkë me Koli Belen i quajtën këto diferenca gabime njerëzore, dhe thanë se asnjë numërues nuk do të dërgohet në prokurori. “Nuk prodhoi asnjë ndryshim dhe rezultat. Procesi i tabulimit është duke mbaruar. Ka qenë korrekt, ka qenë i mundimshëm për stafin e KQZ”, tha Koli Bele nga PS.
    Kurse Ledio Braho theksoi transparenca i shërben demokracisë. “Transparenca i shërben demokracisë. Pavarësisht se nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash që të bëjnë pis procesin. Disa nga qëndrimet e kandidatëve tregojnë se i kanë shërbyer procesit. Nuk kemi më akuza për trafikim votash në subjekte. Ato lëvizje që reflektohen dhe konsiderohen si vjedhje dhe manipulim nuk janë të tilla por gabime njerëzore apo çështje fletësh që janë të diskutueshme në lidhje me qëndrimin se kujt i takojnë”, u shpreh Ledio Braho. Sipas Brahos, lëvizja e këtyre votave duket që është gabim dhe jo i qëllimshëm, sepse nëse do të kishte trafikim votash, këto vota do të shkonin te kandidatë të tjerë. “Kini parasysh fletën e votimit të Tiranës.
    Emrat e kandidatëve janë të pandara në kuadrate. Nëse shikoni emrat dhe tipologjinë e votimit, ka njerëz që mund të kenë bërë gabime, se si e ka vlerësuar një grup ndryshon nga tjetri. Po të vini re shifrat janë më të larta te ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota. Duket që është proporcionalitet  gabimi dhe jo i qëllimshëm, sepse nëse do të kishte trafikim votash, këto shifrat e mëdha do ishin te kandidatët që kanë marrë realisht pak vota. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash”, theksoi Braho. Ndërkaq kujtojmë se të hënën në pallatin e sportit “Farie Hoti” do të niset më rinumërimin total të qarkut të Fierit dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora).
    Humbën vota nga rinumërimi
    PS
    Ervin Hoxha 303
    Fatmir Xhafaj 234
    Blendi Gonxhja 179
    PD
    Jorida Tabaku 250
    Ilir Alimehmeti 137
    Lorenca Hoxha 95
    Fituan vota nga rinumërimi
    PS
    Etjen Xhafaj 49
    Blerina Gjylameti 19
    Plarent Ndreca 16
    PD
    Ilda Zhulali 34
    Asllan Dogjani 22
    Salvador Kaçaj 22

  • Rinumërimi ‘zbraz’ kutitë, kandidatët me minus! Braçe dhe Alimehmeti me ankesa, Braho: S’ka trafikim votash!

    Rinumërimi ‘zbraz’ kutitë, kandidatët me minus! Braçe dhe Alimehmeti me ankesa, Braho: S’ka trafikim votash!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Në pallatin e sportit “Farie Hoti” janë hapur 900 kuti votimi nga 1207 gjithsej! Nga rinumërimi i kutive rezultoi se Partisë Demokratike i janë shtuar 470 vota më shumë, ndërkohë që Partisë Socialiste i janë shtuar 340. Por edhe kandidatët kanë marrë shumë vota pa merita. Prej demokratëve, Ilir Alimehmeti ka 119 vota të pamerituara, që u zbriten nga rezultati fillestar. Ilir Meta rezulton se ka marrë 50 vota pa meritë, ndërsa edhe Jorida Tabakut i janë shtuar 76 të tilla. 

    Por edhe nga socialistët ka lëvizje votash! Numrin më të madh të votave pa meritë e ka ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 262 vota. Fatmir Xhafaj ka 148, ndërsa Erion Braçe ka 152. Por edhe pse kanë vota pa meritë, mes kandidatëve ka pasur edhe kontestime dhe deklarata publike. Braçe reagoi ashpër duke akuzuar KAS se po ia kthen votat në të pavlefshme, ndërsa ka ndarë edhe disa foto, ku thotë se nëse KAS mendon se ai ka vjedhur vota, këtë duhet ta thotë me vendim. Nga ana tjetër, vetë anëtari i PD në KAS, Ledio Braho, thotë se deri tani nuk ka trafikim masiv votash për kandidatët. 
    Një ditë pasi akuzoi KAS se po i kthente votat e tij në të pavlefshme, edhe sot ka pasur një reagim tjetër nga deputeti socialist Erion Braçe. Në një postim në rrjete sociale, Braçe shpjegon se në një fletë votimi që ka publikuar, brenda një kutie votimi në njësinë nr.5, vota është vetëm për PS, por shton se nuk e kupton pse është shpallur e pavlefshme. 
    POSTIMI I BRAÇES: 

    “Rinumërimi dhe topi i Mato Grudës! Jo për votat e mia, për vullnetin e njerëzve të shprehur me votë. Vota në foton e parë është numëruar dje, ishte në një nga kutitë e njësisë nr.5 dhe është votë vetëm për partinë. KAS e shpallur të pavlefshme. Por përse? Përse një vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudës është konsideruar e pavlefshme? Përse KAS këtë shenjë e quan të pavlefshme?! Pse zemra është e vlefshme dhe Topi i Matos jo?! Më në fund dje, një mik që arkivon, më dërgoi elektronikisht manualin e KQZ për votën e pavlefshme. Në asnjë nga shembujt e KQZ, topi i Matos nuk e bën votën e pavlefshme, shihni! Madje në manualin e KQZ, asnjë nga shembujt për votën e pavlefshme nuk përputhet me shumicën e votave të pavlefshme që po shpall KAS! Vetëm se duhet të shpegojë se si blihet një votë për çdo 6 kuti! E thjeshtë, bëhet!,”-shkruan Braçe.
    Përgjigjen e mori nga anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Ledio Braho. Në përgjigjen e tij për socialistin, Braho tha se manuali i miratuar nga Komisioni Rregullator për votën e pavlefshme është orientues, ndërsa shton se i njëjti standard është ndjekur për të gjithë. 
    “Manuali i miratuar nga komisioni rregullator është orientues dhe nuk mund të parashikohet fantazia e çdo votuesi apo çdo sjellësi në manual, në mënyrë që të sillemi si një proces mekanik për të vlerësuar votat e vlefshme apo e pavlefshme. Mua ma dërguan postimin e Zotit Braçe. Vota ishte një shënim që kishte një organ gjenital mashkullor në fletën e votimit. Partia Socialiste, siç bëri edhe disa ditë më parë që bëri një kërkesë, mund t’i drejtohet KAS me një kërkesë tjetër. Dhe të kërkojë që çdo votë që ka një organ gjenital mashkullor apo femëror të konsiderohet nga KAS si e vlefshme dhe ne do të shprehim me vendim, siç u shprehem edhe në rastin e parë,”- tha Braho.
    Por Braçe nuk është i vetmi! Pakënaqësi për rinumërimin ka shfaqur edhe Ilir Alimehmeti, kandidati i Partisë Demokratike nuk mundi të siguronte dot një mandat për në Kuvendin e Shqipërisë. Mjeku Alimehmeti ka publikuar një foto të një flete votimi, në të cilën shihet se shenja ka devijuar nga kutia e emrit të kandidatit tjetër demokrat Kreshnik Çollaku.
    “Numëruesit tanë po mbrojnë aktivisht votat e Partisë Demokratike. Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Faleminderit z. Ylli Subashi për reagimin e menjëhershëm! Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej nesh. Po juve si ju duket kjo votë?,”- shkruan Alimehmeti.
    Përgjigjen për akuzat nuk ia dha Braho. Anëtari i KAS thotë se rezultatet e rinumërimit tregojnë se kemi të bëjmë me interpretime votash dhe jo me trafikim masiv.
    “Kur nisi ky proces, nisi me pretendime për trafikim prej mijëra votash, kryesisht nga kandidatët, pa dashur t’i vë emrin. Të ishin kandidatë dhe nga ata që kanë bërë kërkesë ankimore dhe nga ata që s’kanë bërë kërkesë ankimore, por duket qartë që nuk kemi arritur në shifra të tilla. Jemi shifra shumë më të ulëta dhe sot që po diskutojmë, po të vihet re edhe nga postimet e kandidatëve apo edhe nga media, bëhet fjalë vetëm për pretendime për bishta kryqesh, pra është bishti brenda kutisë apo jashtë kutisë, është qendra e kryqit mes dy kutive apo brenda një kutie. Çka tregon qartësisht se ka të bëjë vetëm me interpretime votash individuale dhe jo me trafikim masiv votash. Për aq kohë sa nuk ka pasur një trafikim masiv sa i përket kandidatëve apo subjekteve. Unë besoj se tani askush nuk mund të bëjë pjesë pis procesin e numërimit. Pra, flasim për administrimin zgjedhor që është bërë nga KZAZ dhe grupet e numërimit dhe tani po tentohet nëpërmjet mënyrave të tjera që të bëhet pis procesit i rinumërimit këtu në KQZ nëpërmjet numëruesve të KQZ,”- tha Braho.
    Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

    fgjpg

    685c00c334411bufi

    685bc4c75e65dfotoja e fletes se votimit

  • “S’ka trafikim masiv votash”, Braho i PD: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

    “S’ka trafikim masiv votash”, Braho i PD: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

    Procesi i rinumërimit po tregon se nuk ka pasur trafikim masiv votash, deklaroi Ledio Braho, anëtar i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së.
    Kur u kuptua se nuk mund të bëhet pis i numërimit fillestar, deklaroi ai, po tentohet të bëhet e njëjta gjë me rinumërimin, duke iu referuar ankesave të kandidatëve të ndryshëm.
    “Vihet re se nga postimet bëhet fjalë për bishta kryqesh çka tregon se ka të bëjë me interpretim votash dhe jo trafikim votash. Tani nuk mund ta bëjë pis procesin e rinumërimit. Kemi vënë re disa raste, momenti i hedhjes në sistem mund të sjellë ngatërrim votash. Kjo për mua në rastin më të mirë është gabim njerëzor”, tha Braho.