(EMRAT)‘Sky ECC’ zbërthen rrjetin e korrupsionit në drejtësi, SPAK çon për gjykim gjashtë persona! Ja akuzat
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim ndaj shtetasve: Musa Gjikola, Klodjan Muça, Sokol Masha, Erjon Dani, Emiljano (alias Millan) Roçi dhe Vilson Roçi, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë […]
Kushtetuesja: Veliaj të vijë në seancë. Gjykata njofton SPAK dhe Drejtorinë e Burgjeve
Gjykata Kushtetuese ka thërritur Erion Veliajn për të marrë pjesë në seancën e 31 tetorit. Në njoftim, Kushtetuesja shprehet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njoftuar lidhur me orën dhe datën e seancës dhe se Veliaj si palë kërkuese është ftuar të marrë pjesë fizikisht. Gjykata bën me dije se lidhur me çështjen është […]
“Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore
Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka […]
Ekspozita “Fraktura”, integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike
Ekspozita “Fraktura” nga tetë artistë në muzeun “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Ekspozita vjen si një reflektim artistik mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet e reja në të tashmen tonë. Artistët pjesëmarrës: Berina Kokona, Fabrizio Bellomo, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Kristanja Çene, Ardian Isufi, Ena Bulku dhe Altin […]
“200 vjet Strauss” nga ansambli i Vjenës me një përzgjedhje të kryeveprave të dinastisë Strauss dhe të valsit vjenez
Nga Julia Vrapi Krijimtaria muzikore e Strauss-it këtë mbrëmje vjen me një koncert nga Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës. Koncerti “200 vjet Strauss ” zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të mirënjohur dhe çeljes së Javës Kulturore Austriake në vendin tonë. Ky […]
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK
Gjykata Kushtetuese i ka thënë A2 CNN se i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa për të shoqëruar Erion Veliaj në seancën plenare publike që do të mbahet këtë të premte, pas kërkesës së këtij të fundit për të qenë i pranishëm. Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj […]
“Shkarkimi nga detyra i cenon prezumimin e pafajësisë”, avokatët e ish-kryebashkiakut: 17 të pandehurit e tjerë në liri, Veliaj në burg. Persekutim politik
Dy zyrat ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë publikuar sot raportin e dytë, të përditësuar, lidhur me çështjen e ndalimit të tij nga SPAK. Raporti i përditësuar e cilëson mbajtjen e Veliajt në paraburgim […]
Ishte dënuar me 3 vite burg nga Gjykata, ‘rrugorja’ ndalon 41-vjeçarin në Tiranë
41-vjeçari A.K, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë. Sipas burimeve, 41-vjeçari ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve. Autoritetet e kanë ndaluar të dënuarin pasi pikasën drejtimin e makinës në mënyrë të parregullt. Materialet […]
“Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë
Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe e fundit e fazës së parë do të luhet sot dhe nesër. Ndeshja e parë e ditës është Bylis – Vora, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Po sot luhet edhe takimi Egnatia – Teuta, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00. […]
Aksidenti në Elbasan, i riu humb jetën disa ditë pas përplasjes
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh të Elbasanit, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas përplasjes me një automjet bujqësor. Viktima është identifikuar si Klaus Veliaj, banues në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së kaluar, kur motomjeti që ai drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, duke shkaktuar plagosjen […]