“Deputetët e PD në Kuvend me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi në “Shqipëria Live”: Rama dhe Berisha kanë bërë marrëveshje nën tavolinë
Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita. Në “Shqipëria Live” në Top Channel me gazetaren Sidorela Gjoni, duke komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendi, ku pjesëmarrës ishin pak veta, Lesi u shpreh […]
A i përkiste arsenali pronarit të ‘Monopol’? Furgoni me snajper e armë mes Tiranës, hetimi i kalon SPAK
Eugert Sino dhe Aurel Hoxha TIRANË- Policia e Tiranës e ka referuar në SPAK hetimin lidhur me arsenalin prej 23 armësh të zbuluar 29 tetor në një furgon të parkuar në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet. Burime për TV Klan raportojnë se çështja i është kaluar Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve se armët e sekuestruara i […]
“Belinda hodhi firmën e fundit”, Balliu shpërthen në Kuvend: Evis Berberi në burg, Rama e ka kthyer qeverinë në..
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe administratës publike gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa e ka cilësuar si “organizatë kriminale” dhe jo administratë evropiane. Deputeti përmendi arrestimin e inspektoreve të IMT-së, rastin e drejtorit të OST-së, i cili sipas tij “u kap me 40 milionë euro […]
Belind Këlliçi kundër pr.ligjit për barazinë gjinore: Ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbi pr.ligjin për barazinë gjinore teksa është shprehur se ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike, mashkull dhe femër, ndërsa koncepti i identiteteve të shumëfishta gjinore është, sipas tij, “një çmenduri”. Gjatë një interviste në “Ora News”, ai tha se ideja e identitetit të shumëfishtë gjinor është e huaj për […]
Largimi i papritur nga policia, arrestoi Altin Morinën, jep dorëheqjen ish-shefi i komisariatit nr.2
Një oficer karriere është larguar nga Policia e Shtetit në një mënyrë që mund të konsiderohej edhe si një largim i paralajmëruar dhe që ka krijuar jo pak zhurmë në korridoret e policisë. Ish-shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ritvan Pali, oficeri i karrierës, që për një periudhë kohe drejtoi njërin prej komisariateve më të rëndësishme […]
Veliaj e paditi/ Kalaja: Nuk bëj asnjë hap pas
Aulon Kalaja ka bërë me dije se është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale për tu përballur me padinë për shpifje të bërë nga Erion Veliaj. Kalaja deklaroi se seanca është shtyrë pasi Veliaj nuk ka qenë i pranishëm se ndodhet në burg. Seanca është shtyrë për në datën 12 nëntor ora 12:00 dhe […]
BIRN/ Balluku e pandehur, socialistët shmangin llogaridhënien e saj në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë – një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit. Ndërsa në Parlament debatohej për emrin […]
Grabitën lokalin në Kashar, arrestohen 6 pjesëtarët e grupit
Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë të një grabitje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Kasharit në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasit,Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, të cilët sipas policisë nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer […]
Shembjet në “5 Maji”, hapet procedim penal ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre, pas kthimit te dosjes nga gjykata. Mes personave të kallëzuar janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari Arbjan Mazniku, ndërkohë që hetimi po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj. SPAK kishte kërkuar fillimisht pushimin e […]
‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para
Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka risjellë gjetjet e KLSH, por edhe abuzimet në Dogana dhe Tatime. Braçe nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë […]