Gramos Sako mund Gabriel Gumën, merr mandatin për Bashkinë e Tepelenës me 77% të votave!
Gramos Sadik Sako është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dominuar garën duke marrë mbi tri të katërtat e votave, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga […]
Zgjedhjet e pjesshme, nis numërimi në Tepelenë
Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës. Kutitë e parat që po numërohen janë votat e Nivicës, aty ku kishte qendren e votimit vetë Gramoz Sako. Ndërkohë në pritje janë për të nisur së shpejti Progonati dhe Sinanaj. Në KZAZ e pranishme është edhe drejtuesja e qarkut të PS Mirela Kumbaro, kandidati socialist […]
Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut. Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 16:00 ishte 17.36%, ndësa sipas bashkive ndahet si më poshtë:Lexo edhe :Related Posts Berat – 18.76%, Vlorë -11.42% %, Cërrik – 22.43%, Mat […]
Kandidat i PS-së për Tepelenë, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë. Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar. Ky fakt ka […]
Tepelena hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri, bashki që qeveriset nga PS prej më shumë se 18 vitesh
Në sheshin kryesor të Tepelenës, që kufizohet nga muri i kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe godina e Bashkisë, banorët që lëvizin të dielën paradite mund të numërohen me gishtat e dorës. Bizneset e vogla në anë të pedonales, kafene dhe dyqane, janë pothuajse bosh, ndërsa nuk duket asnjë shenjë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet […]
Takim me qytetarët në Tepelenë, Shehu: Fitorja e Gabrielit është fitorja e gjithë qytetit
Deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i FRPD-së, deputeti Besart Xhaferri, janë takuar sot me qytetarët e Tepelenës për të mbështetur kandidatin e opozitës për bashkinë, Gabrieli Guma. Shehu tha se demokratët janë të bashkuar dhe të mobilizuar për fitore, duke e cilësuar triumfin e Gabrielit si “fitoren e Tepelenës”. ‘Fitorja e Gabrielit, fitore e Tepelenes!’, […]
PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Gramoz Sako, përmes kompanisë “2 T”, të regjistruar në emër të të vëllait Artan Sako, ka përfituar 1.8 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës, ku ai kandidon nën siglën e PS-së për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit. Bëhet fjalë për projektet e ujësjellësit në […]
Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Gjirokastrës autori i vrasjes së biznesmenit italian
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër 48-vjeçari Kamber Sulçe. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës më 27 shtator. Gjykata është rrethuar nën masa te forta sigurie me prezencën e forcave të shumta të policisë. Kamber Sulçe u vetëdorëzua në komisariatin e policisë së Tepelenës […]
FOTO / Ja kandidatura e mbështetur nga PD në garën për Bashkinë e Tepelenës
Gabriel Guma është kandidatura e mbështetur nga Partia Demokratike e Tepelenës për zgjedhjet e pjesshme vendore. Burime bëjnë me dije se Gabriel Guma ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizanj në vitet 2018-2022 në Universiteti Polis. Sipas drejtuesve lokale të PD-së, ai ka vendosur të sfidojë largimin nga vendi të të rinjve, duke ndërtuar familjen […]
Surprizon PD, ja kush është 26-vjeçari që demokratët i besuan garën për Bashkinë e Tepelenës
Gabriel Guma është kandidatura e propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Tepelenës. Guma është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Tepelenë ndërsa tashmë synon të drejtojë qytetin e tij. Që të cilësohet si kandidat […]