Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë në Tepelenë me Gramoz Sakon për postin e kryetarit të Bashkisë. Sako, i cili njihet në karrierën e tij dhjetëvjeçare si Komandant i Gardës së Republikës, është me origjinë nga Nivica e Tepelenës dhe shumë i lidhur me zonën e tij në vazhdimësi.
Kandidati surprizë vjen pas dorëzimit të mandatit të kryetarit të bashkisë nga Tërmet Peçi, i cili u bë deputet.
Drejtuesja e Qarkut, Mirela Kumbaro, ka konfirmuar kandidaturën e tij duke argumentuar se përzgjedhja u bë pa asnjë listë të gjatë kandidatësh nga Tepelena, me synimin për të rritur profilin e Bashkisë dhe për t’i dhënë një energji të re Bashkisë së Tepelenës, e cila po përjeton një valë të re të rritjes ekonomike nga turizmi malor dhe infrastruktura e përmirësuar rrugore.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka si kandidat kryesor të saj avokatin e njohur vendas, Malo Sadiku.
Tag: tepelenës
-

Gramoz Sako, kandidati i PS për Bashkinë e Tepelenës
-

Tepelena nderon Petrit Rukën/ Shtatorja e poetit vendoset në qendër të qytetit
Në zemër të Tepelenës, në sheshin “Lord Bajron”, është përuruar shtatorja e poetit dhe kineastit shqiptar, Petrit Ruka. Figura e tij do të qëndrojë tashmë mes qytetit ku lindi dhe u rrit, si një kujtesë e përhershme për kontributin që ai i dha kulturës shqiptare.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia Tepelenë në bashkëpunim me nismën “Djemtë e Tepelenës”, morën pjesë familjarë, miq, njerëz të letrave, përfaqësues të pushtetit lokal por edhe banore.
Të pranishmit theksuan kontributin e madh që Ruka dha për kulturën shqiptare, duke e përshkruar si një poet që i dha frymë dhe zë vendlindjes së tij dhe një kineast që solli në ekran historitë dhe emocionet e njerëzve të thjeshtë.Petrit Ruka u nda nga jeta në korrik të vitit 2021, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Përmes veprës së tij, ai i bëri Tepelenën me te njohur duke sjellë në ekran dhe në poezi historitë dhe ndjesitë e njerëzve të thjeshtë.
Vendosja e shtatores ishte nismë e dy të rinjve tepelenas dhe u mbështet nga shumë banorë e dashamirës të qytetit. -

Fjeti gjithë natën me nënën që kishte ndërruar jetë, qante se ajo s’kishte më gji t’i jepte
Intervistë me Nikoll Pjetër Hysaj, me origjinë nga Vermoshi dhe me banim në Michigan të SHBA-ve, i arratisur politik nga Shqipëria, që në vitin 1979: “Mushka me të cilën po më dërgonin për në kampin e Tepelenës, u rrëzua dhe nënën time nuk e lanë policët të kthehej dhe të merrte djepin ku ndodhesha unë…”
Dëshmitë dhe rrëfimet e ndryshme për Kampin e tmerrshëm dhe famëkeq të Tepelenës, duket se nuk kanë të sosur… Një ndër ta, që dëshmon lidhur me jetesën dhe kushtet mjaft të vështira që u ofroheshin të internuarve në atë kamp. Është dhe 72 vjeçari, Nikoll Pjetër Hysa me banim në Michigan të SHBA-ve dhe me origjinë nga Vermoshi, është arratisur nga Shqipëria që në vitin 1979. Në intervistën e tij ekskluzive për gazetën “TemA”, Nikolla rrëfen se si nisi persekutimi ndaj familjes së tij, si ju vra babai nga forcat e kufirit dhe për keqtrajtimin e kufomës së tij, internimin e familjes së tij në Kampin famëkeq të Tepelenës. Si shpëtoi ai i gjallë kur mushka me të cilën po e transportonin, e rrëzoi djepin dhe policët nuk e lanë nënën e tij të kthehej dhe ta merrte… e deri tek mizoritë që ndodhin në kampin e Tepelenës, të cilat ai i ka të rrëfyera nga nëna e tij.
Zoti Nikoll, si dhe përse filloi persekutimi i familjes suaj nga komunistët?
Persekutimi i familjes sonë nga regjimi komunist ka nisur që në vitet 1948, por, kjo e ka zanafillën që në vitin 1945, sidomos ngjarja e zhvillimit të luftës antikomuniste në Tamarë. Vrasja e shumë bashkatdhetarëve, asgjësimi i Prek Calit dhe veçanërisht hyrja e partizanëve me flamurin shqiptar dhe serbo-malazez, me të cilët ne jemi vrarë për qindra vjet. Gjë e cila acaroi shumë marrëdhëniet e kësaj zone me Partinë Komuniste në pushtet e për rrjedhojë, shumë bashkatdhetarëve të mij ju rrezikohej jeta. Kjo trysni, si dhe shantazhe të tjera të organizuara nga regjimi komunist bënë që në muajt shtator-tetor 1948, të lenë familjet, pasuritë dhe gjithçka e të arratiseshin kolektivisht për në Jugosllavi 46 bashkëfshatarë nga Vermoshi. Me këtë grup u arratis edhe babai im, Pjetër Gjeka Hysaj, një muaj mbas arratisjes së babait, familjen time e internuan në kampin e Tepelenës.
Prej sa vetash përbëhej familja juaj dhe si ndodhi internimi i familjes suaj në kampin e Tepelenës?
Familja ime përbëhej nga 8 veta: Mare Nika Hysaj, Pren Martini Hysaj, Gjergj Pjetër Hysaj, Age Gjon Hysaj, Katerin Pjetër Hysaj, Lule Kole Hysaj, Mare Gjergj Hysaj, Luigj Gjergji Hysaj dhe Gjelosh Kole Hysaj. Sipas tregimit të nënës sime dhe të bashkëfshatarëve të tjerë, banorët e fshatit Vermosh të caktuar për internim i mblodhën tek posta kufitare, që ndodhej në shtëpinë e Prek Calit dhe i nisën të gjithë në këmbë për të shkuar deri tek Hani i Hotit. Rruga ishte shumë e vështirë, jo vetëm për distancën 74 km larg nga Vermoshi që duheshin tre ditë udhëtim por edhe për faktin se gati të gjithë kishin fëmijë të vegjël, në moshë të mitur, të sëmurë, gra shtatzëna e pleq të moshuar. Furia e diktaturës komuniste s’kishte të ndalur, as ligj dhe as mëshirë. Fëmijët e vegjël, që nuk ecnin dot në këmbë, i ngarkuan me kofina e djepa në disa mushka që i shoqëronin të internuarit, këtë fat pata edhe unë, si pjesëtar i familjes Hysaj.
Sa vjeç ishit ju në atë kohë?
Unë isha vetëm 1 vjeç e 3 muaj, dhe nisur nga kjo, pra i pamundur të ecja në këmbë, më ngarkuan si gjithë fëmijët e tjerë, me gjithë djep, në një mushkë e cila më ndryshoi fatin e jetës sime, për të mos shkuar në internim.
Ç’ndodhi me ju…?!
Gjatë rrugës, mushka u tremb dhe duke dalë jashtë rruge, më rrëzoi mua me gjithë djep në tokë- jeta m’u vu në rrezik, por falë Zotit, sipas tregimit të personave që ishin aty, shpëtova për mrekulli. Kur nëna ime e pa se çfarë ndodhi, me vrap erdhi të më merrte me vete por oficerët që e shoqëronin, nuk e lanë. Kështu, mua më morën disa bashkëfshatarë që nuk u internuan dhe për tre muaj, janë interesuar për mua duke më mbajtur shtëpi më shtëpi gjatë kësaj kohe në fshatin Vermosh. Pas tre muajve më mori nënë daja, gjyshja nga mamaja ime, e cila jetonte në fshatin Shkrel.
A i mbani mend ato familje që u morën dhe u kujdesën për ty, deri sa përfundove tek të afërmit e nënës suaj dhe a keni pasur rast që t’i takoni dhe falënderoni?
Po patjetër, si nuk i mbaj mend! Ata i di nga tregimet e nënës sime kur unë u rrita dhe gjithashtu nga të afërmit e mij. Personat dhe familjet që më ndihmuan në ato momente vuajtje, edhe pse një pjesë e tyre nuk jetojnë gjej rastin t’i falënderoj edhe njëherë nga zemra për dashurinë familjare që më falën. Pasi unë kam pasur rast që t’i takoj dhe falënderoj edhe para vitit 1979 kur unë u arratisa nga Shqipëria por edhe pas viteve ’90-të kur unë kthehesha herë pas here në Shqipëri.
Po gjatë kohës që familja juaj ndodhej në internim, ç’ndodhi me babanë tuaj?
Gjatë kohës që familja ime ishte në internim, babai im me dy-tre shokë të tjerë që ishin arratisur së bashku, më 17 shtator të vitit 1952, erdhi në fshatin Vermosh që të merrnin me vete dy djemtë e Marash Vata Lumajt, të cilin në vitin 1946 regjimi komunist e kishte pushkatuar para popullit në fshatin Vermosh, pa gjyq dhe pa arsye. I vetmi gabim i tij ishte se ishte atdhetar, i pashëm dhe i pasur. Forcat e kufirit të shtetit shqiptar e vranë babain tim, Pjetrin, kur ai kishte hyrë në fshatin e tij, Vermosh. Është e dhimbshme kur bashkëfshatarët e mi tregojnë se ushtarët dhe oficerët e kufirit, jo vetëm që e vranë, por edhe e keqtrajtuan kufomën e tij mbas vdekjes. Zoti i faltë, kur vëllezërit e tu nuk dinë çfarë bëjnë.
Persekutimi vazhdoi dhe pse një pjesë e famijes sime u lirua nga internimi, nënën e mbajtën atje, në kampin e përqëndrimit të Tepelenës, duke provuar vuajtjet më mizore që ka parë historia.
Pyes veten shpesh se çfarë rreziku do t’i sillte nëna ime, Age, pushtetit komunist?! Kur mendoj se bashkë me të kanë qenë me mijëra nëna e fëmijë, pleq e plaka, turpi le t’i ngelet atij regjimi diktatorial të pashoq.
Kur u lirua nëna juaj nga internimi dhe a e mban mend takimin e parë me të?
Mbas pesë vjetësh, nëna ime u lirua nga internimi dhe duke udhëtuar për ditë të tëra në këmbë, vjen në shtëpinë e saj në Vermosh.
Më kujtohet si sot takimi im i parë me nënën, kur atëherë isha 6 vjeç e gjysmë, ishte mbasdite. Unë ndodhesha para shtëpisë sime me shokët duke luajtur ajo u afrua, kishte me vete një çantë dhe me pyeti se i kujt isha.
Unë menjëherë i thashë se jam i nënë dajës. Më rroku me shpejtësi, më përqafoi, më puthi me mall, më shtrëngoi fort-fort dhe qau… Edhe nënë daja më rrokte për ditë kështu, por këtë rrokje të nënës sime se kisha provuar asnjëherë.
Më mbajti për një kohë të gjatë në gji dhe mbasi u qetësua, fshiu lotët që i kishin mbuluar fytyrën e saj, hapi çantën dhe nxorri prej andej një karamele të cilën se kam harruar tërë jetën.
Kështu fëmijëria ime, kur kisha më shumë se kurrë nevojë lundroi pa e parë nënën për pesë vjet dhe jetim nga babai, të cilin se pashë asnjëherë në jetën time.
Kur u rritët, a keni pasur rast të bisedonit me nënën tuaj rreth vuajtjeve të saj në kampin e Tepelenës?
Po patjetër, kur u rrita, dëgjoja bashkëfshatarët e mi që bisedonin për vështirësitë që kishin kaluar familjet e tyre në kampin e Tepelenës dhe unë bëhesha shumë kurioz. Ndaj disa herë e kam pyetur dhe nënën time, e cila gjithmonë më tregonte ngjarje dhe ndodhi të dhimbshme më tregonte se në kamp edhe ajo me pjesëtarët e tjerë të familjes kishin vuajtur shumë, kryesisht për të ngrënë.
Shumë here flinin pa ngrënë bukë e kur nuk kishin ushqime të mjaftueshme, hanin kripë më shumë që të kishin etje dhe ta mbushnin barkun me ujë.
Gati çdo ditë, oficerët i çonin për të mbledhur dru jashtë kampit, ngarkoheshin dhe i sillnin ato në kurriz. Kampi nuk kishte as kushte dhe as interesimin më të vogël për fëmijët që ndodheshin aty.
Ishin të shumta rastet kur fëmijët, gratë dhe në përgjithësi të moshuarit, vdisnin në grupe nga sëmundjet epidemike, por edhe raste të veçanta që janë shumë rrenqethëse.
Nuk kishte fare kujdes shëndetësor nga shteti, të sëmurët çoheshin në spital kur ishin gati për të vdekur. Ja kështu, tregon nëna ime, Agia, ndodhi dhe me Mara Hysaj, një ngjarje makabre që edhe tani që e kujtoj rrënqethem… (Nikolla mbush sytë me lot)…!
Konkretisht, çfarë ndodhi….?
Ishte darkë, Luigji i vogël, (sot jeton në Ulqin-Mal i Zi) po qante me të madhe, pushonte dhe qante përsëri kështu vazhdoi për një kohë të gjatë. Unë, tregon nëna, i thirra; Mare, moj Mare, çfarë ka djali që po qan kaq shumë?!
Por Mara nuk përgjigjej, atëherë unë shkova tek krevati i saj dhe çfarë të shihja…..?! Mara mor bir, tregon nëna, kishte vdekur me fëmijën në gji, i cili qante se nuk kishte qumësht.
Nënës sime, Ages, lotët nuk i pushonin sa herë që e tregonte këtë ngjarje, pasi edhe Luigji, nëse nuk do të qante, do të kishte pësuar fatin e nënës së tij atë natë.
Po ndonjë ndodhi tjetër nga ato që jua ka treguar nëna nga jeta në atë kamp?
Nëna më tregonte se një ditë, erdhi nje ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku mes tyre ishin dhe dy oficera rusë.
Rrok Kanti, me shokët e tij organizuan një grup me fëmijët që ishin në kamp të internuar dhe i kishte përgatitur ata që në kor të bërtisnin; “Enver- Stalin, pionierët duan lirim”.
Nga thirrjet e tyre, që oshëtinin dhe tundën nga themelet kampin, oficerët rusë u prekën e u përlotën kur i panë ata me pantallona e bluza të grisura, të paveshur, të pambathur dhe në kushte shumë të vështira.
Kjo vizitë dhe ky guxim i organizuar nga të internuarit, bëri që mbas një muaji, të gjithë fëmijët që ishin në kamp të liroheshin nga internimi.
Edhe vëllezërit dhe motrat e mia; Gjeloshi, Gjergji, Katerina dhe Lula dhe dy gra të vjetra, Mara dhe Prena, u liruan nga kampi i internimit ndërsa nëna ime ngeli në internim deri në vitin 1953 në kampin e Tepelenës.
Mbas kthimit të nënës nga internimi, familja jonë filloi të rindërtojë jetën nga e para por pushkatimi i babait dhe internimi i familjes, gjithmonë na kanë ndjekur pas. Si një hije zezë si gjithë shtresat e tjera të persekutuara.
Këto ishin edhe arsyet përse unë në vitin 1979 lashë familjen e u arratisa nga Shqipëria. Duke marrë parasysh edhe vdekjen, ku nëpërmjet një udhëtimi të vështirë dhe të gjatë. Munda të mbërrij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetoj aktualisht.
Ju personalisht, por dhe familja juaj keni kaluar tmerre në Shqipëri, cilat janë marrëdhëniet që mbani me vendlindjen tuaj?
Mbas viteve 1990 e në vazhdim, kam mbajtur dhe mbaj marrëdhënie shumë të forta me atdheun tonë, Shqipërinë.
Si gjithë të tjerët kemi fituar shumë; lirinë, demokracinë, dinjitetin, etj por jo ato që i kemi humbur nën regjimin komunist.
Faktet që solla nëpërmjet kësaj interviste, duke ju referuar persekutimit të regjimit komunist ka bërë jo vetëm në fshatin Vermosh të Kelmendit mendoj se janë të kuptueshme për të gjithë njerëzit që kanë jetuar sistemin komunist në Shqipëri, transmeton kujto.al.
Cili është komenti juaj lidhur me publikimin e krimeve të periudhës së komunizmit?
Njohja me ato krime është detyrë e rëndësishme e historianëve, gazetarëve e mbarë shoqërisë civile e veçanërisht e shtetit shqiptar që t’i dokumentojnë këto krime bazuar në prova dhe fakte të vërteta të padiskutueshme, në mënyrë profesionale e të kuptueshme me qëllim që të rinjtë, nëpërmjet kësaj historie të mësojnë të vërtetën mbi këto krime në mënyrë që ato kurrë të mos përsëriten më./Gazeta Tema/
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
Dëshmi rrëqethëse: Nga torturat çnjerëzore në burgun e Burrelit e humba shikimin…
ObserverKult
-

Gjashtë bashki në zgjedhje të parakohshme lokale, Tirana, Vlora dhe Cërriku i bashkohen Beratit, Matit dhe Tepelenës
Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme.
Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku ish-kryetarët u zgjodhën si deputetë të rinj të Parlamentit më 11 maj dhe presin të betohen nesër në seancën e Kuvendit, do të jenë edhe 3 bashki të tjera që do presin me votën e qytetarëve emrat e kryetarëve të rinj.
Tirana, ku kryeministri Edi Rama shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliun në vend të Erion Veliajt të arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti, Vlora pas dorëheqjes së papritur të Ermal Dredhës dhe Cërriku, pasi Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë.
Mbetet për t’u caktuar vetëm data e zgjedhjeve lokale të parakohshme me dekret të presidentit të vendit Bajram Begaj.
Ervin Demo i Beratit, që tashmë do të jetë edhe ministër i Pushtetit Vendor në “Rama 4”, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit, do të jenë deputetë të rinj në Parlament. -

Histori dhe traditë në Tepelenë – Në tre muajt e verës qyteti tërhoqi mbi 5 mijë vizitorë
Qyteti i Tepelenës vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të shtatorit.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Turizmit, numri i vizitorëve ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Peizazhet natyrore, historia dhe mikpritja e banorëve janë faktorët kryesorë që po tërheqin vizitorët.
“Na pëlqen shumë Tepelena. Peizazhet janë mahnitëse dhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës. Ndihemi si në shtëpinë tonë dhe po shijojmë çdo moment të vizitës sonë këtu,” shprehet një prej turistëve.
Ndërsa një tjetër turist u shpreh për RTSH, “Ky qytet është i mbushur me histori dhe një atmosferë të veçantë. Çdo rrugicë dhe monument na bën të ndiejmë lidhje me të kaluarën dhe mezi presim të zbulojmë më shumë gjatë qëndrimit tonë këtu.”
Edhe vizitorët vendas zgjedhin Tepelenën si një destinacion të përshtatshëm për fundjavë, duke vlerësuar shërbimet dhe mikpritjen.
“Pamja e mrekullueshme dhe historia e Ali Pashë Tepelenës janë arsyet kryesore që të bëjnë të vish këtu.”
Nga muaji qershor e deri tani, Tepelena është vizituar nga mbi 5 mijë turistë, duke u kthyer në një ndër atraksionet më të preferuara të jugut.
/rtsh/ -

“Perla e fshehur e Progonatit”/ Rama: Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar i Parkut Kombëtar të Vjosës
Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë është kthyer në një atraksion për turistët. Kryeministri Edi Rama ndau pamje të Ujëvarës së Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës.
“Ujëvara e Peshturës, perlë e fshehur e Progonatit në zemër të Tepelenës, një tjetër thesar i Parkut Kombëtar të Vjosës”, shkruan Rama në statusin e të publikuar në Facebook.
Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës. -

“Valiasi – nga kamp, në përkujtim”, mbi gjysma e të internuarve gjatë komunizmit ishin fëmijë
Në prag të Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi aktivitetin përkujtimor “Valiasi-nga kamp në përkujtim”, një nismë që sjell në vëmendje plagët ende të hapura të një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare.
Rrëfimet rrëqethëse të atyre që përjetuan këtë periudhë, u sollën sërish në vëmendje. Një prej tyre është Gjergj Marku familja e të cilit kaloi në kampet e internimit.
“Gjurma e parë për mua ka qenë pushkatimi i xhaxhit tim në 17 gusht 1949 e për pasojë humbja e të gjitha të drejtave prej asaj kohe e pastaj internimi i të gjithë familjarëve të mi në kampin e Tepelenës”, tha Marku.Veç ndjesive të asaj periudhe, Marku ka dhe një kërkesë për autoritetet vendore.
“Kërkoj në radhë të parë që historisë të mos i fshihet kampi famëkeq i Tepelenës. E si arrihet kjo? Kjo arrihet duke e kthyer në muze. Kurrikulat e historisë po ashtu që bëhen në shkolla ta kenë një dritare që ta shohin këtë pjesë të zezë të historisë sonë”, thotë ai.
Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe njohjes së të shkuarës.
“Ky kamp, ku mbi gjysma e të internuarve ishin fëmijë, mbetet një simbol i ndëshkimit kolektiv dhe traumës së shoqërisë sonë. Plagët e Valiasit, të Kodër Kamzës, të Tepelenës, Porto Palermos, Savrës, Grabianit, Spaçit e Burrelit, nuk janë vetëm plagë individuale. Ato janë plagë të shoqërisë sonë, plagë që janë trashëguar brez pas brezi. Trauma nuk shërohet duke u mbuluar, por duke u njohur”, tha Sula.
Nën moton “Plagët mund të shërohen”, aktiviteti u fokusua në kampet e internimit të Valiasit dhe Kodër-Kamzës, përmes shfaqjes së dokumentarit “Ana tjetër e Valiasit”, prodhuar nga vetë Autoriteti mbi bazën e dëshmive të mbledhura nga të mbijetuarit dhe pasardhës të familjeve të internuara./vizionplus.tv -

Ja si e përshkruante Balzaku: Karakteri dhe pamja e Aliut të Tepelenës
Ali Pasha është një figurat më kontradiktore të shek. XIX. Ai u vlerësua nga Hygoi, Dumas etj. U quajt kolos, u quajt Napoleon i dytë por në të njëjtën ishte një burrë i pamëshirshëm, një gjakatar në orientin që ishte në dekadencë.
Një vlerësim tjetër për Ali Pashën na vjen po nga një francez, i magjepsur nga personaliteti i tij jo i zakontë. Honore de Balzak (1799-1850), do të shkruante plot adhurim për këtë figurë të Orientit i cili ishte i vetmi që po ngrente krye ndaj Portës së Lartë.
Trillon një histori tepër mbresëlënëse
Honore de Balzak ishte një shkrimtar francez dhe autor i mbi 30 novelave dhe i 5 pjesëve teatrore, me kryeveprën “Komedia njerëzore”, ku janë përfshirë rreth 95 romane, transmeton ‘konica.al’.
Ndërsa në veprën “Një fillim jete” nëpërmjet personazhit Zhorzh, trillon një histori tepër mbresëlënëse, dëshmitar i jetës pranë sundimtarit të Pashallëkut të Janinës Ali Pashait, duke dhënë situata thuajse të vërteta njohëse për mjedisin, njerëzit dhe ngjarjet.
…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo…
“… Në atë kohë- vijoi Zhorzhi- Aliut të Tepelenës i duhej t’u shpëtonte kthetrave të Shosreu Pashës, një pisqollë e vërtetë! Këu ju e keni quajtur Shoref, por emri i tij i vërtetë në turqisht shqiptohet Kosërë!
Ndofta ju ka qëlluar të lexonit në atë kohë nëpër gazeta se si aliu u dha një dru të mirë Shosreut, taman dajak. Po, në fakt pa mua, Aliu i Tepelenës do t ish djegur e përcëlluar me kohë.
Unë udhëhiqja krahun e djathtë dhe veç kur shoh Shosreun, dhelpër plakë, të depërtojë fill në qëndër… ç’të depërtuar, me një manovër të hatashme, si ato të Muratit!
“…Pse u puthkan në Orient?-tha konti i Serizisë me pamje qesënditëse.
– Po zotëri- ia priti piktori, puthen që ç’ke me të, kudo.
– E kështu pra! E tërhoqëm Shosreun nja tridhjetë lega në thellësi…
Mu si në gjueti! –vijoi Zhorzhi- Janë kalorës të përsosur turqit. Aliu ç’nuk më dha: jataganë, dyfeqe, kordha…
…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo, të më bënte bile edhe trashigimtarin e vet. Po mua më kish ardhur në majë të hundës me atë jetë; sepse, në fund të fundit, Aliu i Tepelenës është në konflikt me Portën.
Prandaj edhe unë, e shihja me vend të merrja drejtimin për nga porta e të dilja jashtë. Pr, hakun, ama, s’duhet t’ia hazotërisë së Tepelenës.
Se, në fakt, më dëndi me dhurata: diamante, sa të duash, 10.000 galera, 1.000 verdhushka, një greke të bukur për shërbëtore, një arnaut të vogël për shoqëri, dhe një kalë arab.
Kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë…
Eh, Ali Pasha i Janinës është njeri që hajt ta marrësh vesh! Duhet historian që të flasë për të. Vetëm në Orient, ka shpirtra të tillë gur e shkruar gurit, që njëzet vjet të tëra bëjnë gjithçka për të vënë në vend një fyerje që u është bërë një ditë të bukur. Pale që kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë që s’është parë ndonjëherë, në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë…”
Një fillim jete. Studim i dokeve. Libri i parë. Skena nga jeta private. Paris 1842.
———————————–
Lexo edhe:
Ku fshihej fuqia e jashtëzakonshme e Ali Pashë Janinës?
ObserverKult
-

Zjarr në Hormovë të Tepelenës, flakët rrezikojnë përhapjen në Gjirokastër
Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër kanë ndërmarrë një operacion urgjent gjatë natës për parandalimin e flakëve të zjarrit që pushtuan fshatin Hormov pranë kufirit ndarës me Bashkinë e Tepelenës.
Efektivët e MZSH në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërhynë për shuarjen e zjarrit pasi kalimi i flakëve në territorin e bashkisë Gjirokastër do të përbënte një situatë tejet të rrezikshme e katastraofike për jetët për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra të zonës.
“Ky është një operacion emergjent vetëm i forcave të MZSH Gjirokastër, për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një zonë me rrezik të lartë”, thuhet në njoftim.
Ditën e djeshme zjarri përfshiu edhe fshatin Lekël, ku si pasojë e flakëve u dogj Kisha Ortodokse Shën Ilia, e cila është monument kulture i kategorisë së dytë, ndërtuar në vitet 1800. -

Flakët ‘përpijnë’ banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore në Lekël të Tepelenës
E rëndë paraqitet situata në fshatin Lekël të Tepelenës, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.Nga raportimet e gazetares Brikena Metaj për BalkanWeb, mësohet se flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa. Po ashtu, flakët kanë ‘përpirë’ tre stane dhe tre krerë gjedhë.
Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II.
Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët. Sakaq, situata u përshkallëzua dhe më tej, pas shpërthimit të dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta të zjarrit. Duke marrë shkas nga situata, u kërkua evakuimi urgjent i popullsisë në fshatrat Lekël dhe Hormovë.