Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti deklaroi sot se bonusi i dhjetorit për pensionistët nuk është i mjaftueshëm, bazuar në pretendimin e qeverisë.
I ftuar në një studio televizive, Teliti u shpreh se ndryshe nga sa u prezantua, nuk bëhet fjalë për ndonjë buxhet historik, pasi shifrat flasin ndryshe.
Teli shtoi se adresimi i çështjes kërkon zgjidhje në aspektin financiar dhe jo thjesht premtim.
“Flitet që vitin e ardhëm do bëhet një gjë e madhe me pensionistët. Po flasim për një skemë financiare. Dhe dy janë zërat nga skema, një është indeksimi nga pensionet dhe tjetri lidhet me bonusin e fundvitit. Bonusi është 100 milionë euro në total. Vitin e ardhshëm parashikohet 3 milionë më shumë. Pra, ajo që do jepet sot në fund të vitit, do të shtohet vitin që vjen. Thuhet sikur është buxhet historik. Adresimi është në aspektin financiar. U jepet një llokëm në fund të vitit. Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa”,-tha Teliti.
Tag: teliti
-

Bonusi i dhjetorit për pensionistët/ Teliti: Kur thuhet se do jepet zgjidhje, duhet të jepen financa
-

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët Veliajn nga dera dhe e futët nga dritarja
Mbledhja e Këshilli Bashkik në Tiranë ka nisur me debate, teksa sot pritet që të diskutohet projekt-buxheti i parashikuar për bashkinë për vitin 2026. Mbledhja e sotme është e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani, ndërkohë që anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Erion Veliajt në sallë.
Anëtari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie.
“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Teliti.
Por kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës.
-

Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…
anuela ristani-dorian teliti
TIRANË- Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026, ndërsa ka nisur me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK. Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime urgjente mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie pas zhvillimeve të fundit ligjore.
“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, i ndërpreu fjalën, teksa i kërkoi nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës. Kësaj të fundit, Teliti i është drejtuar ashpër dhe i ka kërkuar të respektojë ligjin dhe Këshillin, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërt, do të përballen me masa ndëshkuese ligjore./ZËRI -

SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!
Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani. Këshilli kërkoi prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim, por kjo u refuzua SPAK.
Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua.
“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki?
Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.
Përveç se të mbante qetësi me qëllim për të vijuar me programin e parashikuar për mbledhjen e sotme, Teliti nuk mori asnjë përgjigje. -

‘9.1 miliardë euro buxhet për të njëjtat shërbime skandaloze’, Teliti: Pse kemi Diellën kur…
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga taksat tona për të dhënë të njëjtat shërbime skandaloze.
Teliti tha se buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
Për ekspertin e ekonomisë zgjidhja do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe hapja e garës për zgjedhje të lira.
“Qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga xhepat tanë për të na dhënë të njëjtat shërbime skandaloze. Qeveria ka bërë amnisti për të pandershmit si ata që kanë bërë evazion dhe u fal gjobat e 10 viteve, u thotë atyre që janë në proces ankimimi të tërhiqen nga gjykata që të përfitojnë. Buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
101 milionë euro do të jepen për Portin e Durrësit, 125 milionë euro kontratat PPP që janë në SPAK.
Më shumë do të marrë “Sterilzimi” sesa bonusi i pensioneve.
Vitin e ardhshëm administrata publike do të rrittet me 700 persona, a kemi Diellën?
Kur vjen puna te infrastruktura, shkollat nuk ka investim.
Pas dy javësh do të miratohet buxheti nen për nen.
Zgjidhja e sotme është dorëheqja, hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoftë më i miri. Kemi vetëm shumë material denoncues dhe kjo është fatkeqësi për një vend”, deklaroi Teliti. -

“Miliardat e eurove kalojnë në trafika, s’i sheh njeri”/ Reagon ashpër Teliti: Paratë e pista, hidhen në sektorin e…
Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti akuzoi institucionet se po ushtrojnë kontroll maksimal mbi qytetarët për shkelje minimale, ndërsa injorojnë trafiqet, ndërtimet e dyshimta dhe qarkullimin e miliardave jashtë çdo mekanizmi verifikimi.
I ftuar në një studio televizive, Teliti theksoi se kapja e shtetit ka krijuar një mekanizëm “kuazi kriminal”, ku policia, tatimet dhe inspektoratet mobilizohen menjëherë për gjoba ndaj qytetarëve apo bizneseve të vogla, por mbeten të verbër përballë ndërtimeve të mëdha, pastrimit të parave dhe investimeve të dyshimta që sipas tij tejkalojnë buxhetin vjetor të shtetit.
Ai vuri në dukje se partneriteti i qeverisë me aktorë që duhet të ishin kundërpeshë në luftën kundër krimit ekonomik ka krijuar një realitet ku pasuria e paligjshme shndërrohet lirshëm në projekte ndërtimi, pa asnjë kontroll serioz nga institucionet përgjegjëse.
Dorjan Teliti:
Po nuk është shteti aty. Shteti është për të mbajtur në këmbë këtë mekanizmin e ngritur, deri kuazi kriminal, i cili nëse ti hip në makinës dhe je pa rrip sigurimi, 700 policë të ndalojnë menjëherë. Ti bën një shkelje minimaliste të vogël si qytetar, 200 tatimorë të vijnë menjëherë. Mundohesh ti të mos presësh kesh një bar, kafe, restorant, mos këputësh një, mos presësh një kupon tatimor, 700 kontrolle të vijnë menjëherë. Ndërkohë, milionat, miliardat e eurove kalojnë në trafika në portin e Durrësit, s’i sheh njeri. Ai skaneri i famshëm që u bë dhe atëherë, punon apo s’punon më?
Tani, edhe prokurori, e thotë shumë qartë, janë mekanizmat e ngritura. Shteti, ka një shprehje popullore që thotë, zjarri, uji dhe qeveria, këtyre s’ke ça t’i bësh ti. Në momentin që ti ke bërë partner atë që do të ishte kundërshtari yt kryesor në betejën, në këtë betejë për të mos lejonte paranë e pistë të futej në treg, që është shteti, në momentin që ti atë nga kundërshtar e ke bërë partner, ti ke marrë ke bërë krahë aleatin më të rëndësishëm. Shteti, e thashë dhe njëherë, të shikon ty për çdo shkelje minimaliste që ti bën. Për një rrip sigurimi ndalon, ai të jep gjobën direkt. Po kullat që ndërtohen? Nuk shikonte kryetari i bashkisë, unë shikonte gjashtë kate para zyrës së vet? Nuk i shikonte ai? Nuk i shikon dot?
Atëherë, paraja e pistë e hedhur në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre 10-12 viteve të fundit, është më e madhe se sa buxheti i shtetit që diskutohet nesër. Është më e madhe. Hidhen nga dy-tre miliardë euro çdo vit në sektorin e ndërtimit, të cilat janë jashtë sistemit dhe ke 12 vite që ndodh kjo gjë. Dhe thotë, ok, një buxhet prej 9 miliardë eurosh që diskuton nesër. Nesër diskuton 100-she që do t’i japësh për ndihmën ekonomike, për pensionistët, talljen që i bën për pensionistët.
Diskuton ato mungesë financimi për arsimin, për shëndetësinë, për ilaçet onkologjikut, ndërkohë këto miliarda nuk shikon se si kanë hyrë e nga dalin. Po ndërkohë ato investohen. Po e përsëris dhe njëherë, këtu investohet, investohen mallra fizikë. Ndërtimi është mall fizik në fund të ditës. Nuk është diçka që ekziston në ide. Është diçka që shikohet me sy. Si ishte e mundur që nuk shkon një inspektoriat, një kontroll, një… Po thotë, mor zotëri kjo kulla këtu, kush e ka blerë dhe kush janë ata që kanë blerë? Me çfarë çmimesh i kanë blerë? -

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Teliti tregon detajet e organizimit
Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dhënë detaje në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme para Kryeministrisë.
Ai thotë se kjo protestë ka ardhur për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë.
Teliti shton se para Kryeministrisë përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet dhe qëndrimet e tyre mbi aktualitetin politik, ekonomik dhe social i cili sipas tij vazhdon të rëndohet dita ditës.
Sipas tij kjo është e para protestë në rradhën e saj e cila do jetë pastaj periodike.
“Përsa i përket protestës së ditës së hënë e cila është e para në llojin e saj por nuk do jetë e vetmja, ka ardhur pikërisht për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë. Në seancat e fundit, vetëm një seancë është bërë normale.
Të gjitha seancat e tjera, fillojnë seancat e mbyllen seancat pa diskutuar fare se çfarë ka rendi i ditës por gjenden instrumente nga përfaqësuesit e mazhorancës për ta mbyllur atë sa më shpejt duke mos bërë transparencë mbi vendimarrjet që merr Kuvendi.
Për këtë arsye opozita ka gjykuar që meqenëse është ngushtuar tashmë hapësira parlamentare në mënyrë të padrejtë, të dilet e të flitet me qytetarët në formatet e protestave, mitingjeve për të bërë të ditur atë që nuk kemi mundësi ti themi në Kuvend do i themi atje para qytetarëve.
Është vendosur që dita e hënë të jetë e parë në llojin e saj. Para Kryeministrisë ku përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet, do mbajnë qëndrimet e tyre gjithmonë mbi aktualitetin politik dhe aktualitetin ekonomik dhe social i cili vazhdon të rëndohet dita ditës. Është e para në rradhën e saj e cila do jetë periodikisht ashtu siç është deklaruar edhe nga lideri i opozitës”,- është shprehur Teliti për OraNews. -

“Ku shkojnë paratë e qytetarëve?”/ Reagon ashpër Teliti: Si është e mundur që ende sot vuajmë…
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, gjatë një interviste televizive, ka ngritur akuza të forta ndaj administrimit financiar të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se, megjithëse kryeqyteti ka një buxhet mbi 500 milionë euro, vazhdon të vuajë për investime bazike në çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Teliti tha se qytetarët dhe bizneset e Tiranës paguajnë çdo vit taksa të dedikuara për gjelbërimin dhe infrastrukturën arsimore, por fondet nuk shkojnë në destinacion.
‘Ju e patë edhe deklaratën, që do jenë ndërtuesit që do marrin leje në të ardhmen, të cilët do të kontribuojnë në pyllëzimin e Tiranës. Jo mor vëlla, ne e paguajmë taksën për gjelbërimin. Bizneset e Tiranës paguajnë taksë për gjelbërimin, familjet paguajnë taksën. Ku shkojnë këto para? Pse nuk shkojnë këto para për gjelbërimin e Tiranës?’
Ai akuzoi Bashkinë se po lejon ndërtimet të pushtojnë hapësirat publike, përfshirë Parkun e Liqenit.
‘Si është e mundur që liqeni, kodrat e liqenit dhe pjesa e liqenit të Tiranës, parkut, parku kombëtar i liqenit vetëm kafshohen nga ndërtimet dita-ditës? Pse duhet që t’i japim leje të reja ndërtimi që këta ndërtuesit që do marrin leje të ndërtimit, të mbjellin disa pemë të reja? Jo mor, ne i kemi paguar dhe paret për këto.’
Sipas Telitit, vetëm për infrastrukturën arsimore janë paguar rreth 60 milionë euro gjatë viteve të fundit, por qyteti ende vuan mungesën e shkollave.
‘Ku janë paratë që neve kemi paguar me taksë dhe të dedikuar madje për infrastrukturën arsimore, 60 milionë euro gjatë viteve të fundit? Si është e mundur që ende sot vuajmë për shkolla, për struktura arsimore, në këtë Tiranë e cila… paguan nja 300 milionë euro taksa dhe tarifa vit për vit. Plus transfertat buxhetore që jep dhe qeveria… shkojnë mbi 500 milionë euro.’
Ai denoncoi faktin që Bashkia është katër herë poshtë planit për investime, ndërkohë që ka një performancë të lartë në mbledhjen e të ardhurave.
‘Jemi katër herë poshtë planit, katër herë më pak sesa planifikimi në kryerjen e investimeve. Ama kokë më kokë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave.’
Teliti kundërshtoi argumentin se mungesa e kryetarit të bashkisë po sjell bllokim në institucion.
‘Po pse kur vjen puna funksionojnë tatimet, taksat e Tiranës për të mbledhur paret, paret e sipërmarrjes me anë dhe të qytetarëve? Pse funksionon aty? Pse funksionojnë gjobat që vendosen nga policia bashkiake? Pse këto struktura kur vjen puna për të ndëshkuar dhe për të marrë para nga xhepat tanë, funksionojnë? Po nuk funksionojnë strukturat që duhet të kthejnë mbrapsht shërbimet tek ne?’ -

VIDEO/ Teliti: Tirana me buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla. Ku shkojnë paratë e qytetarëve?
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, gjatë një interviste në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka ngritur akuza të forta ndaj administrimit financiar të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se, megjithëse kryeqyteti ka një buxhet mbi 500 milionë euro, vazhdon të vuajë për investime bazike në çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Teliti tha se qytetarët dhe bizneset e Tiranës paguajnë çdo vit taksa të dedikuara për gjelbërimin dhe infrastrukturën arsimore, por fondet nuk shkojnë në destinacion.
‘Ju e patë edhe deklaratën, që do jenë ndërtuesit që do marrin leje në të ardhmen, të cilët do të kontribuojnë në pyllëzimin e Tiranës. Jo mor vëlla, ne e paguajmë taksën për gjelbërimin. Bizneset e Tiranës paguajnë taksë për gjelbërimin, familjet paguajnë taksën. Ku shkojnë këto para? Pse nuk shkojnë këto para për gjelbërimin e Tiranës?’
Ai akuzoi Bashkinë se po lejon ndërtimet të pushtojnë hapësirat publike, përfshirë Parkun e Liqenit.
‘Si është e mundur që liqeni, kodrat e liqenit dhe pjesa e liqenit të Tiranës, parkut, parku kombëtar i liqenit vetëm kafshohen nga ndërtimet dita-ditës? Pse duhet që t’i japim leje të reja ndërtimi që këta ndërtuesit që do marrin leje të ndërtimit, të mbjellin disa pemë të reja? Jo mor, ne i kemi paguar dhe paret për këto.’
Sipas Telitit, vetëm për infrastrukturën arsimore janë paguar rreth 60 milionë euro gjatë viteve të fundit, por qyteti ende vuan mungesën e shkollave.
‘Ku janë paratë që neve kemi paguar me taksë dhe të dedikuar madje për infrastrukturën arsimore, 60 milionë euro gjatë viteve të fundit? Si është e mundur që ende sot vuajmë për shkolla, për struktura arsimore, në këtë Tiranë e cila… paguan nja 300 milionë euro taksa dhe tarifa vit për vit. Plus transfertat buxhetore që jep dhe qeveria… shkojnë mbi 500 milionë euro.’
Ai denoncoi faktin që Bashkia është katër herë poshtë planit për investime, ndërkohë që ka një performancë të lartë në mbledhjen e të ardhurave.
‘Jemi katër herë poshtë planit, katër herë më pak sesa planifikimi në kryerjen e investimeve. Ama kokë më kokë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave.’
Teliti kundërshtoi argumentin se mungesa e kryetarit të bashkisë po sjell bllokim në institucion.
‘Po pse kur vjen puna funksionojnë tatimet, taksat e Tiranës për të mbledhur paret, paret e sipërmarrjes me anë dhe të qytetarëve? Pse funksionon aty? Pse funksionojnë gjobat që vendosen nga policia bashkiake? Pse këto struktura kur vjen puna për të ndëshkuar dhe për të marrë para nga xhepat tanë, funksionojnë? Po nuk funksionojnë strukturat që duhet të kthejnë mbrapsht shërbimet tek ne?’
-

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën
Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën
Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shprehet se kryeqytetit nuk i nevojiten drita dekori por sipas tij transparence.
Pasi Veliaj dha urdhrin nga qelia për dekorimin e Tiranës me rastin e festave të fundvitit, Teliti i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të nxjerrë sipas tij 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet kryeqytetin.
Sipas Teliti, Veliaj duhet të nxjerrë:
1. Urdhër për Transparencë Totale: Publikimi online i çdo shpenzimi të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë (me faturë, zëra dhe afate). Për të bërë dritë mbi milionat që janë zhdukur me gara fiktive dhe të porositura.
2. Urdhër Stop Betonizimit: Stop urgjent ndërtimit pa kriter në Tiranë, ku pluhuri dhe betoni po zbehin dritën e diellit dhe ajri nuk thithet.
3. Urdhër për publikimin e Lejeve te Ndërtimit: Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna të publikohen sot online, me të gjithë detajet (investitorët dhe sipërfaqet), për të bërë dritë mbi të gjithë ata që, në bashkëpunim, po e kthejnë Tiranën në një qytet të pabanueshëm.
4. Urdhër Stop Taksidarëve: Stopim urgjent i taksidarëve bashkiakë që po i marrin frymën biznesit kryeqytetas me gjoba dhe kontrolle arbitrare.
5. Urdhër Përballë Fermerit: Hapja e menjëhershme e derës së Bashkisë ndaj fermerit tiranas, duke i thënë STOP braktisjes dhe degradimit të zonave rurale.
6. Urdhër për Shërbëtorët: Çdo drejtor i Bashkisë dhe zyrtar të sillet si shërbëtor i komunitetit dhe jo si “padron” i karriges që ngroh.
7. Urdhër për Shëndetin: Krijimi i menjëhershëm i zonave me ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra të mbrojtura ligjërisht, pa rrezik ndërtimi.