Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! Ushtria izraelite pretendon se ka sulmuar centralit bërthamor në Iran
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite thotë se ushtria izraelite ka kryer sulme kundër centralit bërthamor të Iranit në Isfahan. “Sulmi shkatërroi një strukturë për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorë dhe infrastrukturë tjetër”, thuhet ne deklaratën e ushtrisë izraelite. Kujtojmë se Izraeli deklaroi sot se ka kryer […]
Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian
Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje nga sulmi ku humbi jetën një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm Iranian. Raketa izraelite u lëshua direkt në një ndërtesë banimi në Teheran., ndërsa goditja ishte aq precize sa edhe dritaret kanë mbetur të paprekura. Sulmi ishte drejtuar pikërisht në […]
“Vendi është gati për luftë”, operacionin sekret ndaj Iranit e realizoi Mossadi
Sulmi izraelit ndaj Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje. Për udhëheqjen e Teheranit, sulmi izraelit shikohet si një deklaratë e plotë lufte. Ministria e Jashtme iraniane raportoi se Ministri i Jashtëm Abbas Aragchi i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara që të adresonte menjëherë incidentin. […]
Trump: Po presim përgjigjen e Iranit, nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin
“Po presim përgjigjen e Iranit, nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në deklaratat e tij të para në Fox News pas sulmit izraelit ndaj Teheranit. Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se ishte informuar para sulmit për planet e Izraelit, por sqaroi se ushtria amerikane nuk kishte asnjë përfshirje në operacion.Lexo edhe […]
Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit
Gjenerali Mohammad Hossein Bagheri, është një tjetër figurë e rëndësishme e ushtrisë iraniane që është vrarë në sulmin ajror të ndërmarrë nga Izraeli në kryeqytetin Iranian mëngjesin e së premtes. Bashkë me të, në të njëjtin operacion të koduar “Rising Lion”, humbi jetën edhe kreu i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, si dhe dy shkencëtarë të […]
Sulmi i Izraelit në Iran: Çfarë u godit – Ja çfarë mësohet deri tani
Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025), ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Sulmet ajrore në të gjithë Iranin , sipas Izraelit kanë synuar “zemrën” e programit bërthamor të Iranit. Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet ishin një “operacion ushtarak i synuar për të […]
Izraeli vijon sulmet në jug të Libanit
Ushtria izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit. “Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të […]
Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
Gjatë një sulmi me dronë rus gjatë natës në qytetin Kharkiv, tre persona kanë mbetur të vrarë. Guvernatori i rajonit, Ihor Terekhov tha se 17 dronë u lëshuan në qytet gjatë një sulmi të përqendruar që zgjati për nëntë minuta. “Ka goditje të drejtpërdrejta në ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, ndërmarrje dhe transport publik“, […]
Sulmi ndaj politikanit, akuzat/ Presidenti i Kolumbisë përmend edhe Shqipërinë
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar një organizatë ndërkombëtare kriminale për tentativën e vrasjes që tronditi vendin dhe la në gjendje kritike një prej konkurrentëve kryesorë për postin e tij presidencial. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale të hënën vonë, lideri i majtë njoftoi masa të shtuar sigurie për drejtuesit e opozitës, […]
Sulmi me 10 viktima në Austri, mes tyre 15-vjeçarja nga Kosova, shpallen tre ditë zie
PAMJE NGA VENDNGJARJA AUSTRI-Një 15-vjeçare nga Vitia sipas mediave në Kosovë është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të […]