Reshjet e shiut përmbytën rrugët e Shkodrës, reagon kryebashkiaku, Benet Beci: Situata është normalizuar
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme sollën problematika në disa zona të qarkut të Shkodrës. Pas disa orësh, me uljen e reshjeve duket se gjendja është përmirësuar teksa kryebashkiaku Benet Beci me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Situata e normalizuar në Bashkinë Shkodër”. Kryebashkiaku shton se në terren u angazhuan 35 […]
Glina del nga shtrati/ Përmbyten banesa në Vaun e Dejës, rreth 100 shtëpi nën ‘pushtetin e ujit’
Rreth 100 banesa raportohen me prezencë uji në Vaun e Dejës, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje. Kryebashkiaku i Vajut të Dejës, Kristian Shkreli tha për mediat se situata është e rëndë dhe se përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Sipas tij, nga dalja e përroit të Glinës nga shtrati janë […]
Reshjet e pandërprera të shiut në qarkun Shkodër, si paraqitet situata në bashkitë përbërëse të tij…
Në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë. Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Nga rreth 150 mm reshje […]
Vesa Luma ngre zërin për lojën “Roblox”: Situata është alarmante
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka zgjedhur të flasë publikisht për një temë që po shqetëson gjithnjë e më shumë prindër në mbarë botën, lojën virtuale Roblox, e cila megjithëse shihet si argëtuese dhe kreative, po konsiderohet një rrezik i fshehur për fëmijët. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vesa ka ndarë një video informuese mbi […]
Reshje shiu, erë e fortë dhe rrëshqitje dherash/ Moti i keq përfshin Qarkun e Kukësit
Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, të shoqëruara me erë. Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, situata mbetet nën kontroll dhe nuk është shënuar asnjë emergjencë në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe lëvizja […]
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Arlind Qori: Begaj po vulos verbërisht atë që i sjell Qeveria
Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki (përfshirë Tiranën) më 9 nëntor, ka nxitur kritika të forta nga Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit, ku të pranishëm ishin edhe analistët politikë Lorenc Vangjeli, Preç […]
De Bruyne nuk e priti mirë zëvendësimin, flet kapiteni: Ndodhin, mos i fryni kot gjëra të tilla
29 Shtator 2025 10:56 Alfred Lleshi Giovanni Di Lorenzo, kapiten i Napolit, analizoi humbjen ndaj Milanit. Për të famshmin rast “De Bruyne”: “Më duket pak e tepruar të flitet për një rast. Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjithmonë kanë ndodhur. Nuk është asgjë e rëndë, do ta diskutojmë brenda ekipit, por nuk ka ndonjë […]
Lajthitja e “ONE”/ Si i shpalli si faqe të pasigurta mediat dhe faqet qeveritare në Shqipëri
Foto ilustruese TIRANE- Rrjeti i telefonisë “ONE” ka bllokuar aksesin online duke vlerësuar si të pasigurta disa faqe informative me domain “.al” dhe përfshin edhe faqen zyrtare të Kryeministrisë. Sipas njoftimit, hyrja në këto site mund të rrezikojë sigurinë e përdoruesve, duke lejuar që të vidhen të dhëna si fjalëkalime, mesazhe ose informacion i kartave […]
“Situata në opozitë është tragjike”/ Revoltohet Sula: Strukturat në PD janë ku thërret qameti, s’kanë as votat e…
Teksa PS ka zgjedhur Ogerta Manastrliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pasi Erion Veliaj u shkarkuar nga detyra, PD ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj. Lidhur me këtë ish-deputeti i PD Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive tha se emrat që janë vetëofruar nga PD si kandidatë janë komikë. Ai […]
Vangjeli: Me shkarkimin e Veliajt u gris kontrata e tij me votuesit e Tiranës
Shkarkimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës mbeten në qendër të debatit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti politik Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë vendim si një “kontratë të grisur” mes Veliajt dhe votuesve të kryeqytetit. Sipas Vangjelit, situata ku Veliaj ka munguar në detyrë prej disa muajsh, ndonëse u […]