Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal. Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u […]
“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale. Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të […]
Bisedimet në Stamboll/ Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Ukraina takohen me homologët britanikë, amerikanë, gjermanë e francezë
Zyrtarët turq kanë konfirmuar se takimi Rusi-Ukrainë do të zhvillohet këtë të premte ne Stamboll. Aktualisht, këshilltari ukrainas i sigurisë kombëtare Andriy Yermak, Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha dhe Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov u takuan me këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Britania, SHBA-ja, Gjermania dhe Franca. Sipas BBC, në bisedimet me delegacionin rus, SHBA […]
Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri Edi Rama mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë të premte. Rama në një postim thekson se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO. Top Channel
Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit mes protestash pro-Palestinës në arenën e Bazelit
Tension në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, ku gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësuesit të Izraelit, Yuval Raphael, pas ndërhyrjes së protestuesve pro-palestinezë. Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur disa persona me flamuj të Palestinës dhe fishkëllima hynë në arenë gjatë provës zyrtare. Sipas deklaratës së […]
“Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipi. Sipas tij, personat që mbështesin Rakipin kaluan perimetrin e sigurisë, teksa iu drejtuan me tone të larta dhe ofendime. “Nuk e di a ishte […]
Arriti të kalonte kontrollin teksa po ndryshonin turnin/ 53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanë kapur momentin kur policia e Çikagos arreston një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare. I arrestuari është një shqiptar i identifikuar si Besnik Ismajlaj, 53 vjeç. Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni […]
Gjykata e Lartë lë në fuqi shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin, Elton Qyno
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit të masë së sigurisë ‘Detyrimi paraqitje’ ndaj gazetarit, Elton Qyno. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata […]
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila pritet të nënshkruhet nga kryeministri malazias, Millojko Spajiq, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Dokumenti përfshin mbështetjen në rast sulmi të armatosur, investime në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunim në fushën e inteligjencës, si dhe kontributin për […]
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan. “Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato […]