Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)
Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë N/Komisar P. M., teksa shkak për pezullimin e tij nga detyra është bërë një shkrim që ai e kishte publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, dhe më pas […]
E PAPRECEDENT – Pezullohet nënkomisari në Shkodër se pyeti në rrjete sociale “a do dinë dukagjinësit të votojnë për vete me 11 maj?”…
Një nënkomisar në DVP Shkodër është pezulluar nga detyra. Njoftimi është zyrtar nga uniformat blu në Shkodër, të cilin mund ta lexoni më poshtë të plotë. Nënkomisari, emrin e të cilit nuk e publikojmë për arsye të kuptueshme, ka dhënë një opinion, i cili mund të përmblidhet në një pyetje, që ishte edhe titulli i […]
Dhunoi 33-vjeçarin pas takimit elektoral, reagon sërish Mziu: Në vend që të vihen në pranga dhunuesit, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë se së bashku me nipin e tij kishin dhunuar një 33-vjeçar, punonjës të njësisë administrative të Ostrenit, pas një takimi elektoral të mbajtur në këtë njësi. Ai shprehet se në një video që Policia ka shpërndarë në media, […]
Plas sherri në fushatë, reagon ashpër Mziu: Nuk jam unë në video, është babai i kandidatit të PS që sulmon
Pas publikimit të pamjeve të incidentit të dhunshëm gjatë një takimi elektoral në Ostren, ka reaguar sërish deputeti i PD-së Xhelal Mziu. Mziu shprehet se pamjet tregojnë qartë se në konflikt nuk është përfshirë ai. Sipas Mziut, në pamje shfaqet Jeton Dani, babai i Murat Danit, kandidat i PS për deputet në qarkun Dibër, i […]
“Episod i fabrikuar”/ Reagon Xhalal Mziu: Personi në video nuk jam unë! PS dhe policia po manipulojnë opinionin
Xhelal Mziu ka reaguar pas një video që u publikua në rrjete sociale dhe portale të ndryshme, duke deklaruar se nuk është ai që godet dhe flitet për një episod krejt tjetër, ku protagonist dhune është babai i kandidatit të PS Dibër. “Vijojnë sulmet dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin […]
Ministri Hoxha: Të fuqizojmë rolin e gruas në polici
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë fjalimit të tij të mbajtur në aktivitetin “Global Woman Club Diaspora 2025 Wo-Men” theksoi se fuqizimi i gruas në Policinë e Shtetit dhe Administratë nuk është më thjesht një synim – është një realitet që po ndërtohet çdo ditë. Gratë sot janë gjithnjë e më të pranishme në strukturat […]
Rama prezanton “Paqen Fiskale”: Jo më inspektorë në biznese, kontrollet me inteligjencë artificiale
Nga Elbasani, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e biznesit, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi paketën e ‘Paqes Fiskale’, e cila do të shërbejë për të lehtësuar biznesin në lidhje me pagesat ndaj shtetit. “Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, ndaj kemi menduar një plan që […]
Berisha i bën thirrje administratës: Ndëshkoni Ramën me votë, jeni shërbyes të çmuar të shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua sot administratës publike me një thirrje të drejtpërdrejtë, duke i ftuar të ndëshkojnë me votë kryeministrin Edi Rama. “Administrata është nën një presion dhe terror real,” deklaroi Berisha. “Unë ju siguroj se çdo punonjës i administratës që u shërben qytetarëve është një shërbëtor i çmuar i shtetit. […]
Zgjedhjet e 11 majit, Policia e Shtetit trajnon 6500 efektivë për krimet elektorale
Për rreth një muaj, 6500 efektivë të Policisë së Shtetit, nga niveli bazë deri te strukturat më të larta, janë trajnuar për të garantuar sigurinë dhe zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Trajnimet janë zhvilluar me fokus të veçantë në parandalimin dhe menaxhimin e krimeve zgjedhore, si dhe ruajtjen e rendit publik […]
Trump, “gërshërë” edhe në DASH/ Shkurtimet prekin Departamentin e Shtetit, Rubio: Staf i fryrë dhe joefikas
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po riorganizon Departamentin e Shtetit për të eliminuar disa agjenci që i konsideron të tepërta, si dhe disa programe që thotë se nuk janë në përputhje me interesat amerikane, njoftoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio. “Kjo qasje do të forcojë ministrinë nga themelet, nga departamentet tek […]