‘Shqipëria po zbrazet’/ Zhupa: Qeveria po e shkatërron arsimin për të kontrolluar popullin…
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë në SYRI TV mbi situatën dramatike të arsimit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se e ka përdorur arsimin jo për edukim, por si mjet kontrolli mbi qytetarët. Zhupa theksoi se fatkeqësisht arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri, por përkundrazi është […]
BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës
Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeministrit Edi Rama vazhdon ta përdorë atë. Ndërsa pret gjyqin për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, poston rregullisht video në aplikacion nga qelia. Dhe ai nuk është […]
Ndeshja Shqipëri – Letoni/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen
Policia e Shtetit ka njoftuar një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet më 9 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Policia njofton se për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve […]
VIDEO/ Mediu: Chris La Civita-n e solla unë, do fitonim po na vodhën
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deklaroi në një intervistë televizive se ishte ai që solli në Shqipëri strategun amerikan Chris La Civita, duke theksuar se marrëdhënia me të vijon ende. “Unë jam marrë me Chris La Civita-n dhe ai e la të qartë situatën në Shqipëri. Grupi i tij nuk ishte vetëm ai, por shtatë […]
Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” shfaqja më e mirë në “KoKo Fest 2025”
Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” nga teatri “Aleksandër Moisiu” u shpall fituese e këtij edicioni të Koko Fest”, që u zhvillua në qytetin e Korçës. Festivali shënoi këtë vit edicionin e 12-të, ku në skenë ishin produksione teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh në […]
Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe me kryesorja, shënjestrën para portës. Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe […]
“Vendi më i humbur në Shqipëri”, fitues i edicionit të 12-të të “KoKo Fest”
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” përmbylli mbrëmë në Korçë në një atmosferë të jashtëzakonshme arti dhe emocionesh, edicionin e tij të 12-të. Festivali ngjiti në skenë një program të larmishëm me shtatë shfaqje, ku morën pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se “nata përmbyllëse […]
Ndeshja Shqipëri-Letoni/ UEFA vendos trupën e arbitrave, 33-vjeçari me origjinë polake
UEFA ka vendosur një trupë arbitrash nga Polonia për të gjykuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Letonisë. Do të jetë kryesori Damian Silveshtak ai që do të vendosë drejtësi në sfidën që do të luhet në “Air Albania” ditën e martë, i ndihmuar nga asistentët e tij Pavel Sokolniçki dhe Adam Karasheviç. Polaku 33-vjeçar ka arbitruar […]
“Ndërgjegjësim dhe mbështetje”/ Shqetësim në rritje, reagojnë ekspertët: Vetmia po vret të moshuarit
Ky 80 vjeçar është me fat që jeton me fëmijët pasi rreth 13% e të moshuarve në Shqipëri sipas një studimi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (UNDP) nuk kanë askënd që të kujdeset për to. Brenda pak ditësh në Korçë dy të moshuar të vetmuar u gjetën pa jetë në banesë […]
Tronditet toka në Shqipëri/ Regjistrohet një tërmet në Gjirokastër, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe […]