Zjarret nuk kanë të ndalur/ ‘Pushtohet’ Krraba, digjen ullinj dhe shkurre pranë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e kësaj të premte në zonën e Krrabës, pranë kryqit, përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre. Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe, sipas Zyrës së Emergjencave, kanë arritur ta vendosin nën kontroll zjarrin falë angazhimit të mjeteve dhe […]
Me kapuç dhe i fshehur në shkurre, momenti i arrestimit të Ragip Gilës dhe arsenali i armëve
Policia publikoi pamjet e arrestimit të Ragip Gilës. Ai u kap me kapuç dhe i fshehur në shkurre. Gjithashtu 2 persona u shpallen ne kerkim. Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. […]
Përfshihet nga flakët restoranti i këngëtarit Zef Beka
PAMJE NGA VENDNGJARJA LEZHË-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, konkretisht pranë zonës Lezhë-Milot. Flakët kanë përfshirë restorantin e dasmave “Orkidea Palace”, në pronësi të këngëtarit Zef Beka. Flakët kanë nisur në pjesën e jashtme të restorantit nga disa shkurre, por ato janë përhapur me shpejtësi në pjesën e kuzhinave. Nga […]
Ndezi zjarr në fushën e sportit dhe dogji një sipërfaqe me shkurre, arrestohet 20-vjeçari në Finiq
Një i ri ka rënë në pranga në Finiq për zjarrëvënie. Shtetasi me iniciale A.P., 20 vjeç, ndezi zjarr në fushën e sportit në fshatit Sopik, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe me bimë dhe shkurre. Njoftimi i policisë: Finiq/Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, në fshatin Sopik, arrestohet 20-vjeçari. Falë […]
Dogji qëllimisht tokën me shkurre, vihet në pranga 41 vjeçari në Fier (Emri)
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin Joni Serjanaj, 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura. Ky shtetas u kap në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit […]
Situata me zjarret/ Përfshihet nga flakët zona e Krastës, digjen hektarë me pisha dhe shkurre
Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë djegur disa hektarë me pisha dhe shkurre, por flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo bizneseve. Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në zonën e Krastës, në Krujë. Në vendngjarje ndodhen mjetet e repartit zjarrfikës të qytetit, […]
Flakët pushtojnë Grykshin e Peqinit/ Zjarri shkrumbon ullinj e shkurre, ndërhyjnë banorët
Zjarri në fshatin Gryksh të Peqinit që ra mesditën e së martës, është shuar nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës. Mësohet se flakët u vendosën nën kontroll gjatë mbrëmjes. Zjarri dogji ullinj dhe shkurre të shumta. Ndërsa asnjë person nuk u lëndua nga situata e krijuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies […]
Zjarr edhe në Peqin/ Flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre
pamje nga ngjarja PEQIN-Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri. Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po pengohen ndjeshëm nga era e fortë, thatësira […]
Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit këtë të dielë më 3 gusht, pasi dyshohen se janë autorë të zjarrvënieve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me ullinj dhe me shkurre. Arrestimet u kryen pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe atë të […]
Dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim në Dibër
Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona të cilët janë identifikuar si autorë të djegies së mijëra hektarë shkurre e bimësi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se në Dibër u proceduan shtetasit A.S., 52 vjeç, banues në fshatin Shumbat, për djegie të një sipërfaqe toke prej 2 hektarë me shkurre dhe bimësi. -S.S., 61 […]