Shqipëri-Serbi luhet në 25 prill! Koreanët thumbojnë serbët në shqip me Jasir Asanin: Do t’iu pushtoj shqiponja
Shqipëri-Serbi, derbi i madh i Ballkanit do të luhet në datën 7 qershor. Ka ende edhe pak kohë për të mbërritur deri në këtë takim, por një përballje e parë Shqipëri-Serbi do të vijë më afër, pas vetëm pesë ditësh. Më saktësisht kjo ndeshje do të jetë Al Hilal-Gëangju, e vlefshme për çerekfinalen e Champions […]
Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor
Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit rus, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Përqendrimi i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegojnë për Radion Evropa e […]
Reagime të ashpra ndaj emërimit të Berišës: Politikë e vjetër me fytyrë të re
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Demo Berišës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, duke e cilësuar atë si një “goditje të rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.”Në një reagim […]
Përshkallëzohen tensionet në Serbi, studentët bllokojnë rrugët dhe përplasen me policinë (Video)
Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd. Studentët kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit. Ata brohorisnin “A nuk ju vjen […]
Serbi/ Tensione në Novi Pazar, studentët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë
Tensionet janë rritur në Serbi ditën e sotme përpara një mitingu në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç. Incidenti ndodhi në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd. Studentët brohorisnin ‘A […]
UEFA zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ për duelin Shqipëri-Serbi
UEFA ka zyrtarizuar stadiumin ‘Air Albania” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Përmes një publikimi në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës bëhet me dije se është “Air Albania në Tiranë. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja […]
UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku do luhet derbi i Ballkanit
UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Në publikimin në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës është shënuar “Arena Kombëtare” në Tiranë. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, edhe pse UEFA e […]
Në Beograd nis tubimi treditor i mbështetësve të pushtetit
Mbështetësit e pushtetit në Serbi më 11 prill kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi. Përveç Vuçiqit, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, […]
Serbia dëbon 3 shtetas kroatë nga vendi, reagon ashpër kryeministri Pllenkoviç: Duam sqarime!
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, ka dënuar dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia dhe ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Beograd. “Dëbimi i qytetarëve kroatë nga Serbia është një praktikë e papranueshme që duhet të dënohet, me insinuatën se qytetarët tanë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë, gjë që nuk qëndron”, tha Pllenkoviç […]
‘Kërkesat tona të përmbushen…’!/ Protestuesit serbë nuk ndalen, nisen me biçikletë drejt Parlamentit Evropian
Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për të tërhequr vëmendjen mbi fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit. Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim. Protesta e tyre ka nisur më 3 prill, kur çiklistët u nisën nga Novi Sadi, qyteti i dytë më […]