Tag: rustemi

  • “U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

    “U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

    Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje në 100- vjetorin e ndarjes nga jeta, “Heroin e Popullit”, Avni Rustemin. Avni Rrustemi, emri i të cilit sot është vendosur në shenjë nderimi në shkolla dhe rrugë të ndryshme, lindi në Libohovë në një familje atdhetare.

    I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.

    Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913 dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris, Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit. Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6 muajve. Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.
    Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.

    VEPRIMTARIA – Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28 nëntor 1918 demonstratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër të Kalabrisë dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Toptanin.
    Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve, duke bashkuar të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). Shqiptarët e shohin Avni Rustemin si një hero kombëtar që luftoi për demokratizimin e Shqipërisë dhe vrau Tradhtarin Kombëtar Esat Pashë Toptani, i cili do t’ua shiste vendin fqinjëve. Avni Rustemi ka qenë objekt edhe i shumë filmave artistikë, në shumicën e tyre ai shfaqet si hero kombëtar, që vrau tradhtarin e kombit. “Dy Krisma në Paris” është një dramë e Sheri Mitës, Pëllumb Kullës me temë vrasjen e Essad Pashë Toptanit në Paris dhe gjyqin e Avni Rustemit.

    ATENTATI – Më 31 maj shkoi në Paris ku zuri një dhomë në hotelin “Prince Albert”. Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes “Montmartre”, në hotelin “Toulerie” ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. “Castiglione”. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personeli i hotelit e çarmatosi. U mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.

    Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartëmonedha franceze e italiane – për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati ishte i shtyrë nga Aqif pashë Biçakçiu – djali i tezes dhe rivali politik i Esai Pashës – dhe paratë për ta financuar u nxorën nga fondet e Këshillit të Naltë.
    RIKTHIMI – Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri. Kur u kthye, u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 katundari. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Tromara sekretar, Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Pejani inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria Ypi urdhëroi mbylljen e kësaj federate. Në këto kushte Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”.

    Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i Zogut dhe duke pasë bërë aleancë me Bajram Currin, kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës. Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxori fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit. Veprimi i shoqërisë “Bashkimi” dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924.

    Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani etj.. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill, duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane. Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit Gjilanin. Kur arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi “Avni Rustemi”, Pazari i Ri), në çastin që Rustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadriun, u qëllua me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemorragjia.
    VARRIMI – Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonia u bënë si në Tiranë, ashtu dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza barti trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin “Beograd”, i cili nisi rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924.
    Sipas gazetarit Roland Qafoku, zemrën ia nxorën Avni Rustemit për ta ruajtur dhe trupin ia balsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim”. “Si një objekt trofe zemra e Avni Rustemit u vendos në kushte ruajtjeje në një vazo, e zhytur në një solucion që e ruante përjetësisht dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës Nasho Qirko, që shërbente në farmacinë numër 1 të qytetit. Për 39 vjet zemra u ekspozua në farmaci, e vetmja farmaci në Shqipëri që shërbente për dy funksione; për të blerë ilaçe, por edhe si një ekspozitë për të parë zemrën e Avni Rustemit. Pas vitit 1963 nuk ka asnjë të dhënë se ku përfundoi zemra. Ekziston një kërkesë që zemra të kthehej në vendlindjen e Avniut në Libohovë, por nuk është konfirmuar kurrë që zemra të ketë shkuar atje”, – është shprehur ai. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit. Vrasja e Esat Pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe në të rinjtë përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët.
    Këto ide u mishëruan në formimin e shoqërisë “Atdheu” dhe shoqërisë “Bashkimi” pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj “rinie fashiste shqiptare”, e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me grupin komunist që shkoi në Bashkimin Sovjetik. Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave, u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjën të tërhequr. Atje u formua një komitet revolucionar i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit.
    Eqrem bej Vlora e përshkruan te “Kujtimet” si “një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës”. Pas pushtimit italian, qe ndër figurat antizogiste të cilat u nderuan nga administrata bashkëpunuese, duke iu dhënë emri sheshit ku u vra, ndërsa në Vlorë u zhvillua një ceremoni nderimi ku përmendej se ideali i tij ishte fashizmi. Nderimi i tij vijoi përgjatë regjimit komunist, ku përpos të qenit antizogist që përputhej me narrativën fashiste, shtohej edhe aspekti revolucionar kundër shtresave të pasura, duke u nderuar me titullin “Hero i Popullit”.
    © Panorama.al

  • Humbje e madhe për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

    Humbje e madhe për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

    Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.
    Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës.
    “Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,”  shkruan psikologia.
    Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe të dashur për jetën, duke shtuar se miqtë dhe kolegët e tij në mbarë botën do ta kujtojnë gjithmonë për vizionin dhe pasionin që tregonte në çdo hap.
    Ceremonia mortore do të mbahet të martën, më 26 gusht, në vendlindjen e tij në Glifadha, Athinë, ku miqtë, kolegët dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

  • Humbje e rëndë për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

    Humbje e rëndë për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

    Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.
    Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës.

    “Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,”  shkruan psikologia.
    Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe të dashur për jetën, duke shtuar se miqtë dhe kolegët e tij në mbarë botën do ta kujtojnë gjithmonë për vizionin dhe pasionin që tregonte në çdo hap.
    Ceremonia mortore do të mbahet të martën, më 26 gusht, në vendlindjen e tij në Glifadha, Athinë, ku miqtë, kolegët dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

  • E trishtë/ Psikologia e njohur Jorida Rustemi humb parakohe bashkëshortin

    E trishtë/ Psikologia e njohur Jorida Rustemi humb parakohe bashkëshortin

    Jorida Rustemi dhe i shoqi

    TIRANE- Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka ndarë një lajm të trishtë. Bashkëshorti i saj, Vasileios Stachos është ndarë nga jeta pas komplikimeve të një sëmundjeje të rëndë. Ata ishin të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. 
    POSTIMI I RUSTEMIT:
    Të nderuar familjarë, miq dhe të afërm! Me zemër të thyer, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm nga jeta, të bashkëshortit tim, Vasileios Stachos, babait të shtrenjtë të dy fëmijëve tanë, të cilët ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë.Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. I bëri të gjitha përpjekjet, tej të mundurës, luftoi fortë me sëmundjen e rëndë. Për më shumë se katër vite vërtetë të rënda fizikisht përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa u epur, deri në frymë të fundit.Miqtë dhe kolegët e shumtë anekënd botës do ta kujtojnë Billin për forcën e karakterit, largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes.Ne, familjarët dhe të afërmit e tij, nuk do ta harrojmë kurrë Vasilin, për gjithë njeriun që ishte, si dhe për gjithçka bëri e mundësoi me përkushtim.May your soul rest in peace Vasili!You ëill be missed Baba! )Αναπα?σου εν ειρ?νη, αγαπημ?νε μας!Ceremonia e përcjelljes, që do të jetë e hapur për çdo mik e dashamir, do të mbahet në vendlindjen e tij, Glifadha – Athinë, në mesditën e së martës, 26 gusht.Ju falënderoj me mirënjohje nga zemra për ngushëllimet dhe lutjet tuaja!/ZERI

    Postimi i Rustemit ne Facebook

  • Avni Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist

    Avni Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist

    Nga: Kastriot Dervishi

    Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka, përveçse konkurrencës politike, asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin pjesë të qeverisjes. Në mars të vitit 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur (po pa vrarë njeri) qeverisë që të hynte në bisedime me Esatin.

    Më 15 prill 1920 në pamundësi për të përballuar forcat pro-esatiste, Parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris për bisedime me Esatin, të përbërë nga imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, shpërndarjen e popullit ditën e bërjes së ditur të kësaj deklarate, falje për ata që morën pjesë në kryengritje dhe dënimin e të pabindurve. Pikërisht në fazën e bisedimeve, Avni Rustemi ofrohet kundrejt pagesës për të vrarë Esatin në interes të kundërshtarëve të tij politikë. Se çfarë mund të bënte Osman Bali me forcat e tij, kjo mbetet hipotetike dhe e paqartë. Por, nëse Bali nuk do të bënte veprime të tilla, Esatin as do ta ngiste njeri atje ku ishte dhe as do dëgjonim kurrë përralla me “tradhti” ndaj tij. Momentin e paraqitjes së Avni Rustemit, e kujton Sejfi Vllamasi:

    Reklama

    Avni Rustemi vazhdonte mësimet në Romë. Një ditë shkon në shtëpinë e Tefik Mborjes, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (në fakt ishte kryesekretar i përfaqësisë shqiptare në Romës – shënim K.D.) dhe i thotë këtij se kishte vendosur të vriste Esatin për të shpëtuar Shqipërinë, por i duheshin të hollat për shpenzimet e mëvonshme. Në atë kohë kish ardhur nga Tirana në Roma një delegacion miks qeveritar-esatist, i cili ishte në udhëtim për në Paris, për të takuar Esatin. Tefik Mborja e takon Bajram Fevzinë, anëtar i atij delegacioni, i kallëzon vendimin e Avniut për Esatin dhe B. Fevziu i jep fjalën se do t’i shkruajë Xhavit Leskovikut në Tiranë, duke përkrahur tezën e Avniu, ashtu edhe për ndihmë të hollash që ai do kishte nevojë. Avniu zbret në Durrës më 5 maj 1920, me letrën e Bajram Fevziut për Xhavit Leskovikun, dhe me letrën e Tefik Mborjes për Qazim Kokoshin. I furnizuar me mjetet e nevojshme dhe i përcjellë nga Tefik Mborja, Avniu niset për Paris dhe mbas disa ditësh kryen mision e tij, bash më çastin vendimtar, në çastin e kryengritjes së stilit të gjerë që kish përgatitur Esati.

    Reklama

    Në foto. Esat Toptani dhe Avni Rustemi (pak çaste pas rrahjes nga qytetarët francezë, të cilët ia dorëzuan xhandarmërisë).

    Avni Rustemi është një person që nuk mbahet mend për ndonjë gjë të rëndësishme, përveçse vënien në zbatim të metodave terroriste, atë të përligjjes së vrasjeve me çdo lloj justifikimi, si dhe të keqpërdorjes së rinisë. Pas aktit terrorist të Parisit më 13 qershor 1920, ndaj ish-kryeministrit Esat Toptani, dhe kalimit në një proces të çuditshëm të drejtësisë franceze, Rustemi erdhi në Shqipëri. Kapërceu misionin dhe nga një njeri i porositur për një vrasje u fut në politikë duke u zgjedhur deputet në rrethana të dyshimta, pasi humbi qartësisht në zonat të tjera (në vitin 1923 kandidohej më shumë se në një zonë zgjedhore).

    Reklama

    Në veprimtarinë e tij shkatërrimtare për shtetin shqiptar, sidomos në drejtim të keqedukimit të rinisë dhe administratës, ai nuk u ndal. Mendonte se vetëm me vrasje mund të arrinte synimet e veta politike. Porositi vrasje të tjera në drejtim të Ahmet Zogut dhe familjeve si Vlora apo Libohova. Si rezultat, erdhi një reagim tjetër që lidhet me filozofinë popullore “ç’të mbjellësh do korrësh”. Më 20 prill 1924, Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës.

    Për të u zhvilluan dy ceremoni varrimi, në Tiranë dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill 1924 me ceremoninë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Arkivoli me trupin e tij të balsamosur udhëtoi në Durrës, e prej andej me vaporin “Beogradi”, nën flamujt jugosllavë e shqiptarë, mbërriti në Vlorë, të martën e 29 prillit 1924. Ceremonia e varrimit u zhvillua të mërkurën e 30 prillit 1924. Figura e të vrarit mori përmasa të mëdha, aq sa shtypi antiqeveritar shkruante se varri i Avni Rustemit do të bëhej si Meka ose Jerusalemi. Pas mbajtjes së fjalimeve të ashpra para kufomës dhe zemrës së Rustemit të vendosur në një enë qelqi, ithtarët e Rustemit organizuan tri mbledhje në sallën e bashkisë së Vlorës.

    Reklama

    Vendi i prehjes së Avni Rustemit ishte menduar një tip bodrumi në qendër të Vlorës, i cili u nderua për vetëm 6-7 muaj. Më pas kaloi një heshtje 58-vjeçare. U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo. Përveç kësaj, arkivoli ishte izoluar më së mirë, duke mundësuar që trupi të mos dekompozohej. Në pjesën e sipërme të kokës ai kishte një xham për t’u shikuar, ndërsa vendi i varrimit ishte një dhomë nëntokësore, e përshtatur për të bërë homazhe raste. Ndonëse duket disi e çuditshme, nuk përjashtohet mundësia e imitimit të balsamosjes së Leninit në Moskë. Kapaku i dhomës varr u hap në orën 13:00 të datës 8 tetor 1982. Ishin të pranishëm disa emra të njohur të historisë, ministra dhe drejtues të pushtetit vendor. U bë dezinfektimi dhe u vendos rihapja dy orë më pas.

    Reklama

    Fillimisht regjimi fashist, e më pas ai komunist, e nderuan Avni Rustemin me emra rrugësh, shkollash, bustesh dhe monumente. Secili sipas interesave të veta, fashistët e shikonin si antizogist, ndërsa komunistët përveç kësaj edhe si revolucionar kundër shtresave të pasura etj.

    Asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot, kur i adhuruari nga fashistët dhe komunistët nderohet me emra, buste e shtatore.

    Eqrem Vlora e quante Avni Rustemin, një “karagjoz politik”, i cili prej vitit 1922 drejtonte shoqërinë “Bashkimi”, aktiviteti i së cilës synonte kapjen e administratës dhe të rinisë. Por, Avni Rustemi u vra i refuzuar nga amerikanët, atij nuk iu dha viza që kërkoi. Rustemi mori pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, pasi kish kërkuar leje tremujore, tri paga dhe pesë pensione paradhënie (Avniu merrte pension prej disa vitesh, përveç rrogës), duke deklaruar botërisht se do shkonte në ShBA, pavarësisht se nuk kishte marrë vizë. E mendonte këtë proces të sigurt sepse kujtonte se ishte njeri i madh. Më 25 mars 1924 ai paraqiti kërkesën për vizë me arsyetimin se do mblidhte ndihma për të varfrit dhe një ditë më pas depozitoi në legatën amerikane në Tiranë shumën prej 20 napolonash. Duke paguar, ai u soll në mënyrë fyese me personelin e legatës. Ministri amerikan në Tiranë, Grant Smith, në relacionin përkatës, analizonte figurën e Rustemit, duke nënvizuar faktin se kishte mbrojtur figurën e Leninit në Kuvendin Kushtetues, sjelljen e keqe në legatë etj. dhe i sugjeroi Departamentit Amerikan i Shtetit (DASh) që të mos i jepej viza.

    Më 2 prill 1924, duke nuhatur se mund të ishte i refuzuar nga Amerika, Rustemi kërcënoi legatën amerikane në Tiranë se nëse përgjigja do ishte negative, “do ia tregonte qejfin” Grand Smithit, duke protestuar me deputetët që e mbështesnin në Kongresin Amerikan kundër tij. Legata amerikane theksonte se Rustemi e kishte njoftuar publikisht vizitën në Amerikë edhe pse vizë nuk kishte marrë. Më 8 prill 1924 DASH ktheu përgjigje se Rustemit nuk mund t’i jepej vizë diplomatike,

    Rustemi erdhi në Tiranë më 20.4.1924, për të marrë vizën, por mori përgjigjen refuzuese dhe po atë ditë u plagos dhe dy ditë më vonë vdiq në spitalin e Tiranës. Ai u refuzua nga Amerika, ndërsa në vitet e fashizmit dhe komunizmit u nderua sikur ishte ndonjë figurë e madhe, duke u kthyer në një shembull të keq për cilindo që e kishte për model.

    Më 25-28 prill 1921, Avni Rustemi mblodhi në Vlorë 47 delegatë që përfaqësonin 25 shoqëri dhe 15 katunari dhe shpalli formimin e Federatës “Atdheu”. Federata kishte qëllim depërtimin në nëpunësinë e shtetit me programin e saj. Nisur nga kjo, qeveria e Xhaferr Ypit urdhëroi mbylljen e federatës. Por, Avni Rustemi më 13 tetor 1922 formoi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”, e cila miratoi edhe statutin e rregulloren e saj. Qëllimi i shoqërisë mbeti tërheqja sa më e madhe e rinisë në radhët e saj, si dhe shkatërrimi i asaj klase që ishte në pushtet. Pas vrasjes së Avni Rustemit, shoqëria kreu mobilizimin ushtarak, duke krijuar një milici vullnetare dhe bërë thirrje për kushtrim e terror. Shoqëria u lëkund midis idealeve komuniste dhe fashiste. Ata krijuan një lloj force të armatosur që dukej fund e krye bashibozuke, por edhe qesharake, teksa formës i shtoheshin edhe betimet për një ideal imagjinar. Në gjoks kishin shkruar një germë “B”, me të cilën simbolizohej emri i shoqërisë. Donin t’i ngjanin Avni Rustemit duke vrarë.

    Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetor 1924, një pjesë e mirë e anëtarëve të “Bashkimit” iu drejtua vendit të idealit dhe krimit botëror, Bashkimit Sovjetik, duke dëshmuar se sa rrugë të shtrembër kishin marrë. Djemtë e “Bashkimit”, një rini krejt e çorientuar dhe pa busull, udhëtuan me qeverinë pasi morën gjendjen e arkës së Tiranës dhe të ardhurat e doganave të Sarandës, Durrësit dhe Vlorës. Me tre vaporë u nisën drejt Italisë. Pasi u kontrolluan imtësisht nga policia italiane, zbritën në Brindisi si një turmë e shpërqendruar. Atje fituan zemëratën e popullit për shkak të germës “B” që mbanin në krahasor.

    Andej nga mbrëmja emigrantët u derdhën nëpër rrugët e qytetit të vogël, sidomos ata që s’kishin qenë kurrë në Itali, për të parë një çikë Europë me sy; qëndronin përpara atyre pak vitrinave duke shikuar të habitur lloj-lloj sendesh. Mirëpo, me atë “B”-në në kraharor, djemtë e “Bashkimit” gjetën belanë nga vendasit që shikonin me habi se si Musolini i kish lejuar “bolshvevikët” shqiptarë të bridhnin nëpër rrugët e Brindisit. Pas pak të gjithë ata që ishin ende me uniformën e “Bashkimit”, blenë shpejt e shpejt ca rroba të lira që i shitnin për fakir fukaranë në dyqanet e futura në ca rrugica dhe kështu shpëtuan nga belaja e “B”-së.

  • Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

    Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2025
    “American Junior Red Cross News” ka botuar, në tetor të 1920, në faqet n°18 – 20, tregimin asokohe të Anna Milo Upjohn (artiste, ilustruese dhe autore amerikane) rreth armëpushimit të një gjakmarrjeje në Shqipëri falë “Besës”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
    Armëpushimi
    Një histori e tokës së Skënderbeut
    Nga Anna Milo Upjohn
    Vizatimet nga autorja

    Burimi : American Junior Red Cross News, tetor 1920, faqet n°18 – 19 // Vizatime nga Anna Milo Upjohn
    Rustemi jetonte në tokën e Shqiponjës së Malit – në Shqipëri. Shtëpia e tij ndodhej në një qytet të vjetër të çuditshëm, të vendosur aq lart në majë të një mali, sa retë vareshin mbi të si një çati e errët e sheshtë dhe gjelat këndonin gjithë ditën, duke i paralajmëruar pulat të kërkonin strehë.
    Në pikën më të lartë të shkëmbit, një kështjellë e vjetër e rrënuar me një kullë katrore spikaste me guxim. Kishte tregime të çuditshme për kështjellën, të cilat Rustemi i mësoi kur filloi të rritej dhe të cilat përziheshin me të gjitha lojërat dhe ëndrrat e tij djaloshare.
    Kur lindi Rustemi, i ati i vari një pushkë dhe një rrip fishekësh në mur për të. Ato do të qëndronin atje deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç, kur Rustemi do t’i merrte vetë dhe do t’i vishte për herë të parë.
    Ndërkohë, Rustemi filloi jetën e tij në një djep të vogël të pikturuar, në të cilin nëna e tij e lidhi aq fort sa nuk mund të lëvizte as këmbët, as krahët, as kokën, dhe ku ai shtrihej si një mumje e vogël e mbuluar plotësisht me një batanije prej leshi të punuar në shtëpi.
    Babai i Rustemit ishte një burrë i pasur dhe familja jetonte në një shtëpi të këndshme, muret e suvatuara të së cilës ishin pikturuar me zogj dhe arabeska. Kishte shumë dritare me dërrasa dhe një çati me tjegulla me strehë të gjerë.
    Ngjitur me Rustemin jetonte Marko, një djalë afërsisht në moshën e tij. Edhe pse familjet e tyre nuk takoheshin kurrë së bashku dhe megjithëse midis dy oborreve kishte një portë që mbahej e kyçur, dy djemtë e vegjël e kishin zbuluar njëri-tjetrin sapo kishin filluar të ecnin dhe, duke shikuar përmes hapjeve në gardhin me degë të endura që i ndanin, kishin arritur shpejt kuptoheshin.
    Më vonë, ata gjetën një shteg nën gardh, nëpër të cilin zvarriteshin lirisht, në kurriz të rrobave të tyre, për të kaluar orë të gjata duke luajtur së bashku. Ata nuk e kuptonin pse, në fillim, Markon e shikonin me përbuzje kur shkonte në shtëpinë e Rustemit dhe Rustemin me përbuzje kur shkonte në shtëpinë e Markos.
    Por, meqenëse asnjëri prej tyre nuk ishte i kënaqur të qëndronte gjatë pa tjetrin, familjarët e tyre shpejt nuk u kushtuan më vëmendje dhe ata vinin e iknin si të donin. Ndërsa u rritën dhe u përzien me fëmijë të tjerë, ata shpejt zbuluan burimin e problemit. Midis dy familjeve, në Shqipëri kishte pasur atë që quhet hakmarrje. Një anëtar i familjes së Markos kishte qëlluar dhe vrarë një anëtar të familjes së Rustemit, të cilin ai e donte, gjatë një grindjeje. Kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë.
    Burri që kishte qëlluar kishte ikur në një vend tjetër dhe fëmijët e tij ishin rritur atje. Por derisa një anëtar i familjes së Rustemit nuk ka qëlluar një anëtar të familjes së Markos, armiqësia nuk mund të marrë fund dhe nderi i familjes së Rustemit nuk ishte i siguruar. Kjo armiqësi e vjetër e të rriturve u dukej djemve të vegjël një gjë e largët dhe absurde, e cila nuk kishte të bënte fare me ta. Ata shikuan njëri-tjetrin në sy dhe buzëqeshën, me një shoqëri të përsosur, kur djemtë më të mëdhenj i inkurajuan të luftonin së bashku.
    Jeta kishte shumë argëtim për t’u shijuar sa për të humbur kohë duke u grindur, dhe Kruja, ai qytet i vjetër i çuditshëm, nuk ishte një vend i keq për t’u rritur. Rruga e saj e vetme e gjatë dhe e lakuar që i afrohej shpatit të malit si një bisht, ishte e mbushur me kasolle të hapura dhe aq e ngushtë sa çatitë takoheshin sipër kokës.
    Këtu, në ditët e tregut, dëgjohej vazhdimisht kërcitja dhe trokitja e takave të vogla, ndërsa gomerët kalonin me ngarkesa të gjera lëkurësh dhe druri ose me çanta shalësh të mbushura me qengja të vegjël ose një ose dy të vegjël. Dhe këtu bakërpunuesit rrihnin tabaket dhe enë uji para syve të dikujt. Këpucarët prenë pantoflat e lakuara me delikatesë nga lëkura e kuqe e ndezur, portokalli ose e zezë, kapelëbërësit formonin një plis të bardhë ose të kuq mbi një bllok druri, dhe artizanët me argjend lëmonin doreza pistolete të zbukuruara me gurë të shndritshëm aq të trashë sa një puding kumbulle me rrush të thatë.
    Ishte edhe berberi, një turk me mjekër të bardhë, i veshur me një çallmë të rëndë dhe një mantel mëndafshi të artë, i ulur mbi jastëkë të gjelbër mes legenëve dhe kavanozëve prej bakri të lëmuar.
    Myslimani që thërriste për namaz nga minarja e bardhë ishte gjithashtu shumë zbavitës. Në momente të caktuara, ai hynte në ballkonin e vogël që hapej nën çatinë e mprehtë të minares, i mbante veshët në mënyrë qesharake dhe lëshonte një britmë të ngjirur e të vajtueshme që jehonte në murin prej guri pas tij. Rustemi dhe Marko nuk lodheshin kurrë së imituari atë. Por më zbavitësi nga të gjithë gjendej në rrënojat e kështjellës së vjetër.

    Burimi : American Junior Red Cross News, tetor 1920, faqe n°20 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn
    Këtu djemtë luanin lojën e mbrojtjes kundër turqve, duke hedhur gurë në thellësitë e greminës poshtë.
    Ata e dinin historinë e të riut Gjergj, i cili kishte jetuar këtu pesëqind vjet më parë, kur kështjella ishte një fortesë krenare e populluar nga burra të armatosur, mobilje të gdhendura, qilima dhe perde luksoze. Këtu, çdo burrë që kalonte varte një shtizë dhe një mburojë në vend të një pushke, një rrip fishekësh dhe një princ të fuqishëm.
    Në oborrin ku mbinte bari dhe kullosnin delet në paqe, Gjergji duhej të luante çdo ditë me dy vëllezërit dhe pesë motrat e tij. Një ditë, kur ai ishte nëntë vjeç, turqit pushtuan vendin me një ushtri të madhe, pushtuan kështjellën, vranë princin (e ka fjalën për Gjon Kastriotin dhe kjo nuk ka ndodhur në fakt) dhe morën fëmijët si pengje. Kjo do të thoshte se për sa kohë që populli shqiptar u paguante haraç turqve dhe ndalonte së luftuari kundër tyre, fëmijët ishin të sigurt ; por nëse do të lindnin probleme në Shqipëri, ata do të vriteshin menjëherë.
    Sulltani i mori fëmijët në shtëpinë e tij dhe i trajtoi me mirësi. Gjergji ishte djali i tij i preferuar. Ai u rrit si një djalë i pashëm, trim, i sjellshëm dhe që mësonte shpejt, të cilit i pëlqente të kalëronte.
    Sulltani vendosi ta bënte ushtar. Ai e ndryshoi emrin e tij në Skënder dhe shtoi titullin “bej” ose “beg”, që do të thotë “zot”, kështu që Gjergji u njoh më vonë si Skënderbeu. Kur u rrit, ai iku në vendin e tij, mblodhi njerëzit e tij rreth vetes dhe pas shumë luftimesh të ashpra çliroi Shqipërinë nga turqit.
    Ata u kthyen vazhdimisht, por Kruja, qyteti mbi shkëmbin e egër dhe të vetmuar, rezistoi për shumë vite dhe ishte fortesa e fundit e krishterë që ra. Kur ra, turqit kishin të gjithë vendin nën kontrollin e tyre. Por tani në Luftën e Madhe të kohëve të fundit, Shqipëria e kishte çliruar veten përsëri, këtë herë përfundimisht. Djemtë e kuptuan vetëm paksa se diçka e lavdishme kishte ndodhur.
    Jeta nuk kishte ndryshuar shumë që nga lufta, përveçse ishte bërë më e vështirë. Të gjithë ishin të varfër. Rrugët ishin më të këqija se kurrë dhe shumica e urave ishin shembur, kështu që pak njerëz vinin e iknin nga Kruja.
    Disa ditë para ditëlindjes së katërmbëdhjetë të Rustemit, i ati e gjeti duke parë me mall armën në mur. “Më vjen keq, Rustem”, tha ai seriozisht, “që ti dhe Marko jeni kaq miq. Kjo nuk mund të të sjellë gjë tjetër veçse hidhërim”. “Pse hidhërim ?” pyeti Rustemi i trembur.
    “Pse, për shkak të armiqësisë mes nesh”, tha i ati. “Ti mbetesh ta pastrosh nderin e familjes. Nuk e merr seriozisht tani, por kur të bëhesh burrë, ose do ta qëllosh Markon, ose Marko do të të qëllojë ty”. “Të qëlloj Markon ! Kurrë !”, pretendoi Rustemi me zjarr. “Është ligji i vendit dhe i fisit tënd. Nuk mund ta ndryshosh”, tha i ati ; “është shkruar në Kanunin e Lekës”. Dhe doli nga dhoma. Rustemi ishte i zemëruar dhe i emocionuar. I gjithë kënaqësia me armën e tij ishte zhdukur.
    Rustemi ishte shumë i pakënaqur. Atij i kishin mësuar të bënte shumë gjëra që neve na dukeshin të çuditshme, por atij i dukeshin të drejta, si heqja e këpucëve kur hynte, mbajtja e kapelës në tavolinë dhe ngrënia e mishit të deles dhe orizit me gishta.
    Aq shumë saqë kur i ati e urdhëroi të vriste shokun e tij më të mirë, ai u tmerrua se mos detyrohej ta bënte nëse nuk gjente një rrugëdalje. “Skënderbeu e mbante shpatën për armiqtë e tij”, i tha vetes, “jo për miqtë e tij”. Tani që Shqipëria u çlirua përfundimisht nga turqit, do të ishte mirë që shqiptarët të vrisnin njëri-tjetrin ! Ishte e paimagjinueshme që ai të qëllonte Markon. Ai duhej të gjente një rrugëdalje !
    Ishin dy burrat nga Tirana dhe Kruja, mendoi Rustemi. Ata ishin grindur, por ishin betuar për një besë gjashtëjavore, ose armëpushim, për të bërë një marrëveshje për bagëtinë. Dhe më vonë, ata kishin qeshur së bashku dhe kishin vizituar njëri-tjetrin si miq të mirë.
    Vërtet, pas gjashtë javësh, ata kishin qëlluar njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre kishte humbur dy gishta. Pse nuk kishin bërë një marrëveshje dhe nuk kishin gëzuar një besë më të gjatë ?
    Dhe pastaj u lindi ideja ! Ai duartrokiti dhe doli me nxitim nga shtëpia. “Marko,” thirri ai, duke shembur portën. Dhe Marko e takoi deri në gjysmë të rrugës nën pemën e madhe të ullirit. “Dëgjo, Marko,” tha Rustemi, “duhet ta japim fund kësaj grindjeje, jo duke qëlluar njëri-tjetrin, por duke u betuar për një besë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kjo grindje e vjetër nuk na shqetëson, por besa po, dhe ne duhet ta mbajmë atë. Për sa kohë që e mbajmë, askush nuk mund të na dëmtojë.” “Le ta bëjmë të zgjasë përgjithmonë,” tha Marko me entuziazëm.
    Kështu që nën pemën e ullirit, dy djemtë shtrënguan duart dhe u betuan për miqësi të përjetshme, ndërsa shumë lart sipër tyre dy shqiponja mali fluturonin ngadalë me krahë të sheshtë rreth kullës së errët të Skënderbeut, dhe përmes reve që thyheshin, Adriatiku shkëlqente si një vijë argjendi në horizont.

    Burimi : American Junior Red Cross News, tetor 1920, faqe n°18 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn
    * Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-amerikane-1920-armepushimi-fale-beses-shqiptare-nje-tregim-nga-anna-milo-upjohn/. Në rast të kundërt mos e publiko.

  • Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

    Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

    Dy ditë më parë, Gjykata e Fierit ka dënuar me 8 vite burg shtetasin Ilir Nukaj, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në dyqanin e tyre, ku 80-vjeçari Namik Rustemi nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
    Teksa kanë kaluar 9 muaj nga dita e ngjarjes së rëndë, mes lotësh 78-vjeçarja Ajdine Rustemi tregon se si ilir Nukaj pasi kërkoi birra në dyqanin e tyre ushqimor në Povelçë dhe iu refuzua nga 80-vjeçari, ushtroi dhunë të ashpër fizike ndaj dy të moshuarve.
    Ndërkohë pas vendimit të Gjykatës dy ditë më parë, familjarët e viktimës shprehen të tronditur dhe e konsiderojnë këtë vendim një padrejtësi të rëndë ndaj tyre.
    Nënë Ajdineja tregon se menjëherë pas vendimit, mbesa e saj në gjëndje të shokuar u përplas me derën kryesore të gjykatës duke u gjakosur në njërin krah.
    “Vetëm 8 vite burg për vrasësin e të ndjerit bashkëshortit tim? Kjo është tallje e drejtësisë me fatkeqësinë tonë”, tha mes të tjerash ajo.
    “Unë jam e frikësuar për jetën e fëmijëve të mi”, thotë e moshuara, pasi sipas saj, dalja nga burgu e të pandehurit, do të ishte katastrofë për familjen tonë.
    Ajo vijon më tej duke thënë se Nukaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, teksa shton se ata do ta apelojnë vendimin e Gjykatës së Fierit.
    Ajo i bën apel shtetit të vendoset drejtësi, pasi sipas saj, 80-vjeçari nuk humbi jetën nga mosha sipas pretendimit të Prokurorit të çështjes, por nga dhuna e rëndë.

  • Ogerta Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë

    Ogerta Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë

    Ditët e fundit të shkollës verore te “Avni Rustemi” janë kthyer në një festë të bukur.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se “fëmijët jo vetëm janë argëtuar, por kanë realizuar edhe një film të vërtetë, ku kanë treguar përvojën e tyre në këtë verë të veçantë”.

    Gjithashtu, fëmijët e përfshirë në programin e shkollës verore te “Avni Rustemi” përcollën mesazhet e tyre të falënderimit, ndërsa u shprehën se u kënaqën shumë këto dy javë me aktivitete zbavitëse, lojëra, argëtim, etj.
    Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.
    Në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.
    Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.
    “Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve”, është shprehur më herët Manastirliu.

  • Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

    Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

    Vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate dhe kapacitet prej 210 vendesh parkimi në sheshin “Avni Rustemi”. Projekti është pjesë e transformimit të kësaj zone në një destinacion modern për qytetarët dhe turistët.
    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga punimet për Parkingun e ri i cili jo vetëm që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe problemin e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, por do të integrohet edhe me rivitalizimin e Pazarit të Ri, i cili tashmë është shndërruar në një nga pikat më të gjalla kulturore, tregtare dhe turistike të Tiranës.“Vijon puna për parkingun nëntokesor me dy kate dhe 210 vende parkimi te sheshi “Avni Rustemi”, i cili po transformohet në një destinacion për qytetarët dhe turistët, duke iu shtuar rivitalizimit të zonës së Pazarit të Ri, një nga hapësirat më të frekuentuara sot në qytet”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.