Tag: rralla

  • Komisioni Evropian bën thirrje për mospërshkallëzim me Kinën për metalet e rralla

    Komisioni Evropian bën thirrje për mospërshkallëzim me Kinën për metalet e rralla

    Ndërsa marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës janë tensionuar në javët e fundit pas vendimit të Kinës për të kufizuar eksportet e metaleve të rralla, Komisioneri Europian për Tregtinë Maroš Šefčovič bëri thirrje të martën për uljen e tensioneve pasi foli me homologun e tij kinez, Ministrin e Tregtisë Wang Wentao.

    «Nuk kemi interes për përshkallëzim», tha Šefčovič, duke e përshkruar thirrjen e tij si «konstruktive».

    Ai shpresoi gjithashtu për “një zgjidhje të shpejtë” të mosmarrëveshjes, duke ftuar homologun e tij kinez të vijë në Bruksel në ditët në vijim në fund të telefonatës dy-orëshe – një ftesë që Wang e pranoi, tha Šefčovič.

    Në një përshkallëzim të ri të tensioneve me SHBA-në, Kina njoftoi më 9 tetor kontrolle të reja mbi eksportet e saj të metaleve të rralla në pjesën tjetër të botës, duke e bërë BE-në një viktimë anësore të mosmarrëveshjes tregtare me Uashingtonin.

    Rregullat e reja kërkojnë që kompanitë të marrin licenca nga autoritetet kineze për të eksportuar produkte që përmbajnë metale të rralla dhe të deklarojnë përdorimin e tyre të synuar — një procedurë që Šefčovič e përshkroi javën e kaluar si “të papërpunueshme” për kompanitë evropiane, duke pasur parasysh se sa rreptësisht e kushtëzon administrata kineze dhënien e këtyre licencave.

    BE-ja, ashtu si pjesa tjetër e botës, është shumë e varur nga Kina për metalet e rralla, pasi vendi kontrollon 60% të prodhimit global dhe 90% të rafinimit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

    Këto minerale janë thelbësore për sektorët dixhitalë, automobilistikë, të energjisë dhe të mbrojtjes.

    “Një valë e re kontrollesh kineze të eksportit mund të prishë prodhimin dhe të rrisë kostot. E marr shumë seriozisht këtë paralajmërim”, u tha presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, eurodeputetëve të martën, duke shpjeguar se strategjia e bllokut ishte të diversifikonte zinxhirin e furnizimit përmes marrëveshjeve të reja tregtare në të gjithë globin dhe të punonte për masat për riciklimin.

    Situatë e tensionuar për firmat e BE-së

    Situata është e tensionuar për kompanitë evropiane, vetëm gjysma e kërkesave të të cilave për licencë janë miratuar deri më tani nga Kina, sipas Šefčovič.

    Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, Komisioneri Evropian për Industrinë Stéphane Séjourné mbajti një videokonferencë të hënën me përfaqësuesit kryesorë të industrive evropiane.

    Ndërmarrje të tilla si Volkswagen, Stellantis, Siemens, Bosch, Solvay dhe Umicore — industritë e makinave, energjisë së erës, përpunimit kimik dhe mineral — ishin ndër ato që u përfaqësuan për të ndarë ndikimin e kontrolleve të reja kineze në bizneset e tyre.

    Një burim nga zyra e Séjourné pranoi se, meqenëse situata ndryshon nga një sektor në tjetrin, një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë ishte “e pamundur” në afat të shkurtër.

    Megjithatë, për të zbutur ndikimin e kontrolleve kineze në industrinë e BE-së, i njëjti burim tha se Komisioneri u tha firmave evropiane se BE-ja po punonte për një qendër të mundshme të përbashkët blerjeje dhe magazinimi.

    Çështja mund të ngrihet gjatë një samiti njëditor të BE-së të enjten, megjithëse nuk do të ketë një “diskutim specifik” mbi këtë çështje, pasi asnjë shtet anëtar nuk e kërkoi një të tillë, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

    Megjithatë, samiti do të trajtojë çështje që lidhen me konkurrueshmërinë dhe teknologjinë e gjelbër, ku mund të përfshihet një “mesazh sigurie ekonomike”.

    “Është një temë e rëndësishme për të cilën udhëheqësit janë të vetëdijshëm”, shtoi zyrtari.

    Vendimi i Pekinit për kontrollet e eksportit të metaleve të rralla erdhi pas një ringjalljeje të tensioneve tregtare me SHBA-në, të cilat kanë vënë në provë rëndë marrëdhëniet që nga rikthimi në pushtet i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Që nga java e kaluar, pas një hetimi të nisur nën administratën Biden, SHBA-të kanë vendosur tarifa për anijet e ndërtuara ose të operuara nga kompanitë kineze që ankorohen në Shtetet e Bashkuara.

    SHBA-të gjithashtu zgjeruan listën e zezë të kompanive kineze në fund të shtatorit – e ashtuquajtura listë e entiteteve, e cila kufizon aksesin e disa firmave në teknologjitë amerikane.

    Në kulmin e tensioneve midis dy gjigantëve ekonomikë, tarifat reciproke tejkaluan 100% disa muaj më parë, por që atëherë janë rikthyer në 10% për mallrat amerikane që hyjnë në Kinë dhe 30% për mallrat kineze të eksportuara në SHBA, pas një armëpushimi të rënë dakord në maj pas bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës.

  • Analiza nga DW: Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

    Analiza nga DW: Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

    Kontrolli i Kinës mbi mineralet e rrallA, të domosdoshme për prodhimin e smartphone-ve, makinave elektrike dhe teknologjisë ushtarake i ka bërë SHBA-në, Evropën dhe Indinë të cenueshme.

    Kapja e fortë eKinës tek mineralet e rralla – burime thelbësore për industrinë elektronike, automobilistike dhe mbrojtëse i jep vendit një avantazh të madh strategjik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë negociatave në zhvillim mbi kushtet e tregtisë.
    Duke kontrolluar rreth 60% të prodhimit global të mineraleve të rralla dhe pothuajse 90% të përpunimit të tyre, Kina ka përforcuar edhe më shumë ndikimin e saj, duke vendosur kufizime në eksportin e elementeve të rralla dhe magneteve të përhershme.
    Disa prej këtyre masave, të cilat fillimisht ishin përgjigje ndaj tarifave të larta të vendosura mbi eksportet kineze nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, u lehtësuan përkohësisht për t’i hapur rrugë negociatave tregtare ndërmjet dy vendeve.
    Megjithatë, të enjten (09.10.2025), Pekini njoftoi kufizime të reja të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla, duke përfshirë ndalime për teknologjinë e përpunimit dhe kufizime të drejtpërdrejta për përdoruesit jashtë vendit në fushën e mbrojtjes dhe të gjysmëpërçuesve. Kjo lëvizje përbën versionin kinez të rregullit amerikan për produktet e huaja direkte, përmes të cilit Uashingtoni kufizoi eksportet e çipave drejt Kinës, edhe nga vende të treta.
    Ky vendim, i marrë disa javë para një takimi të mundshëm kokë më kokë midis Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, thekson edhe më shumë varësinë e SHBA-së, e cila mungesën e kapaciteteve të veta për përpunimin e mineraleve e ka kthyer në një dobësi strategjike.
    “E gjithë ekonomia botërore varet nga këta magnetë që prodhohen në Kinë,” — shprehet Jost Wübbeke, bashkëthemelues i kompanisë kërkimore Sinolytics me qendër në Berlin, që fokusohet në ekonominë dhe politikat industriale të Kinës. “Nëse ndalet eksporti i tyre, efekti do të ndihet në të gjithë botën.”
    Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, të shkaktuara nga kufizimet e mëparshme, tashmë kanë goditur rëndë industritë amerikane. Kompania Ford, për shembull, njoftoi në maj se ishte detyruar të ulte prodhimin e SUV-ve në fabrikën e Çikagos për shkak të mungesave. Ndërkohë, furnizuesit e pjesëve të automobilëve Aptiv dhe BorgWarner deklaruan, se po zhvillojnë motorë me pak ose aspak përmbajtje të mineraleve të rralla, për të shmangur varësinë nga furnizimet kineze.
    Michael Dunne, një këshilltar me fokus në tregun kinez, deklaroi për The New York Times në qershor se kufizimet e Kinës “mund ta paralizojnë plotësisht prodhimin e automjeteve në fabrikat amerikane.”
    Konsumimi i rezervave amerikane
    Një anketë e zhvilluar në maj nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë tregoi se 75% e kompanive amerikane presin që rezervat e tyre të mineraleve të rralla të shterojnë brenda pak muajsh. Prodhuesit amerikanë i bënë thirrje Uashingtonit të negociojë për heqjen e kufizimeve, dhe gjatë bisedimeve tregtare të zhvilluara në Londër në qershor, Kina ra dakord të përshpejtojë miratimin e licencave të eksportit, megjithëse ende ekziston një numër i madh kërkesash të papërpunuara. Kufizimet më të fundit të Kinës, megjithatë, rrezikojnë të zhbëjnë çdo përpjekje për lehtësim të situatës.
    Përdorimi strategjik i mineraleve të rralla nga Kina si mjet presioni gjeopolitik nuk është i ri. Në vitin 2010, Pekini ndaloi për dy muaj eksportet drejt Japonisë gjatë një mosmarrëveshjeje territoriale, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve dhe duke zbuluar rreziqet e varësisë nga një burim i vetëm furnizimi.
    Gabriel Wildau, drejtor menaxhues në firmën këshilluese për drejtues ekzekutivë Teneo me qendër në Nju Jork, paralajmëroi, se regjimi i licencimit të eksporteve të Kinës është një strukturë e përhershme, jo thjesht një reagim ndaj tarifave të vendosura nga Trump.
    Në një shënim dërguar klientëve në qershor, ai shkruante se “ndërprerjet e furnizimeve do të mbeten një kërcënim i vazhdueshëm,” duke nënkuptuar se Kina synon të ruajë ndikimin e saj strategjik ndaj Shteteve të Bashkuara.
    Edhe industria evropiane ndikohet nga kufizimet e Kinës
    Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që po vuajnë mungesën e mineraleve të rralla. Bashkimi Evropian varet nga Kina për rreth 98% të magneteve të rrallë tokësorë, të nevojshëm për prodhimin e pjesëve të automobilëve, avionëve luftarakë dhe pajisjeve të imazherisë mjekësore.
    Në qershor, Shoqata Evropiane e Furnizuesve të Automobilëve paralajmëroi se sektori “po përjeton tashmë ndërprerje të konsiderueshme” për shkak të kufizimeve të vendosura nga Kina, duke shtuar se ato kanë shkaktuar mbylljen e disa linjave dhe fabrikave prodhimi nëpër Evropë, me pasoja të tjera të pritshme në javët në vijim ndërsa rezervat po shterojnë.
    Sipas Alberto Prina Cerai, studiues në Institutin Italian për Studime Ndërkombëtare Politike (ISPI), Brukseli ka nevojë urgjente “të fitojë kohë.” “Në aspektin e përmasave, ne [Perëndimi] nuk mund të arrijmë Kinën,” paralajmëroi ai. “Ata kanë një zinxhir furnizimi të integruar, nga miniera deri te magneti, që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u kopjuar.”
    Megjithëse një ndarje e plotë nga Kina është “e paimagjinueshme” në afat të shkurtër, ai shtoi se BE-ja duhet të menaxhojë këtë varësi me një strategji industriale të qëndrueshme dhe koherente.
    Komisioni Evropian, pushteti ekzekutiv i Bashkimit Evropian, synon që deri në vitin 2030 të prodhojë 7,000 ton magnetë brenda territorit të BE-së, duke investuar në projekte të nxjerrjes, përpunimit dhe riciklimit të mineraleve të rralla. Një fabrikë e madhe përpunimi të mineraleve të rralla, është hapur tashmë në Estoni, ndërsa një tjetër në jugperëndim të Francës pritet të bëhet funksionale në vitin 2026.
    Pas një takimi me homologun e tij kinez në maj, Komisioneri Evropian për Tregti, Maros Sefcovic, i quajti kufizimet e Kinës “jashtëzakonisht shqetësuese” për sektorët e prodhimit të automobilëve dhe atyre industrialë të Evropës. Kina propozoi krijimin e një “kanali të gjelbër” për përshpejtimin e licencave të eksportit për kompanitë evropiane, por ekspertët paralajmërojnë, se miratimet mund të zgjasin deri në 45 ditë.
    India kufizon eksportet për të rritur furnizimin e brendshëmMegjithëse India zotëron rezervat e pesta më të mëdha të mineraleve të rralla në botë — rreth 6.9 milionë ton metrikë — ajo kontribuon me më pak se 1% të furnizimit global. Arsyeja kryesore është mungesa e kapaciteteve të përpunimit për t’i kthyer këto lëndë në përbërës të përdorshëm për teknologjitë e avancuara. Si shumë vende të tjera, India varet ende nga eksportet kineze, të cilat gjithashtu janë prekur nga kufizimet e fundit.
    Edhe pse Nju Delhi ka shtuar përpjekjet për të diversifikuar burimet e furnizimit përmes marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe vendet e Azisë Qendrore, progresi deri më tani ka qenë i ngadalshëm.
    Në qershor, qeveria indiane urdhëroi kompaninë shtetërore IREL të ndalojë eksportet e mineraleve të rralla të prodhuara brenda vendit — përfshirë edhe ato që dërgoheshin në Japoni — me qëllim ruajtjen e furnizimeve për prodhuesit vendas. Në vitin 2024, IREL kishte dorëzuar një të tretën e 2,900 tonëve metrikë të mineraleve të rralla që nxjerr në Japoni, përmes një kompanie japoneze përpunuese.
    Liderët e G7 zotohen të përballen me ndërprerjet nga KinaMe dominimin e Kinës mbi mineralet e rralla që nuk pritet të sfidohet së shpejti, liderët e vendeve të G7, të mbledhur në Kanada në qershor, ranë dakord për një strategji të përbashkët për të parandaluar mungesat kritike të këtyre burimeve thelbësore. Ata u zotuan për një reagim të koordinuar ndaj ndërhyrjeve të qëllimshme në treg, siç është rasti i Kinës, si dhe për masa për të diversifikuar prodhimin dhe zinxhirët e furnizimit.
    “Duke e njohur këtë kërcënim ndaj ekonomive tona, si edhe rreziqe të tjera që prekin qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike, do të punojmë së bashku dhe me partnerë përtejG7 për të mbrojtur me shpejtësi sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare,” thuhej në dokumentin e grupit të ekonomive të zhvilluara, të titulluar “Plani i Veprimit i G7 për Mineralet Kritike.”
    Ndërkohë, Alberto Prina Cerai nga ISPI deklaroi për DW, se aksesimi i mineraleve të rralla do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Perëndimin, teksa teknologjitë e avancuara po zhvillohen me ritme të shpejta, duke theksuar se “robotika dhe humanoidët mund të shndërrohen në një treg kyç në të ardhmen e afërt.”
    Vendet rivale rrisin prodhimin e mineraleve të rrallaPas rezervave gjigante të Kinës, që arrijnë në rreth 44 milionë tonë minerale të rralla, vendet me sasinë më të madhe pas saj janë Brazili, India dhe Australia, me një total prej rreth 31.3 milionë tonësh, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Së fundmi, janë zbuluar gjithashtu rreth 20 milionë tonë të tjera në Kazakistan, duke e rritur ndjeshëm potencialin global jashtë Kinës.
    Nga të gjitha vendet konkurrente, Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë më të avancuara në rritjen e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve të rralla, ndërsa planet e vendeve të tjera ndodhen ende në fazat fillestare ose të ndërmjetme. Këto projekte kërkojnë investime shumëvjeçare — nga 5 deri në 10 vjet, përfshirë studime mjedisore të detajuara dhe investime që arrijnë në miliarda dollarë.
    Një tjetër burim i mundshëm i mineraleve të rralla mund të jetë Groenlanda, pavarësisht kushteve të saj të ashpra klimatike.Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar tashmë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e burimeve minerare atje. Në vitin 2023, projekti Tanbreez në jug të Groenlandës u rendit nga Mining Intelligence si projekti më premtues i mineraleve të rralla në botë, me rezerva të vlerësuara prej rreth 28.2 milionë tonësh.
    Megjithatë, derisa furnizimet alternative të këtyre elementeve të rralla të zgjerohen ndjeshëm, Kina do të vazhdojë ta përdorë këtë burim kritik si armë gjeopolitike të fuqishme, duke mbajtur industrinë dhe ekonomitë globale nën ndikimin e saj.
    Sipas Jost Wübbeke nga Sinolytics, është e vështirë të besohet se vendet e tjera do të arrijnë ndonjëherë të sfidojnë dominimin e Kinës, për shkak të avantazhit të saj të madh në kosto dhe shkallë prodhimi.
    “Në momentin që Kina heq kufizimet e eksportit, çmimet bien dhe situata e furnizimit lehtësohet. Askush nuk do të flasë më për varësinë nga Kina, sepse fokusi do të kalojë tek çmimet,” — tha Wübbeke për DW. “Minierat dhe rafineritë jashtë Kinës duhet të konkurrojnë me këto çmime — dhe zakonisht, nuk munden.” /dw

    Top Channel

  • Pamje të rralla nga veriu i vendit/ Shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)

    Pamje të rralla nga veriu i vendit/ Shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)

    Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë.
    “Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.
    Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara.

  • Kërkon të anulojë takimin me Presidentin e Kinës, Donald Trump: Ata po bëhet shumë armiqësore

    Kërkon të anulojë takimin me Presidentin e Kinës, Donald Trump: Ata po bëhet shumë armiqësore

    Presidenti Donald Trump ka kërkuar të tërhiqet nga takimi i planifikuar me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, pasi Pekini shtrëngoi rregullat për eksportet e metaleve të rralla.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se tani nuk sheh asnjë arsye për t’u takuar me Presidentin Xi duke akuzuar Kinën se po bëhet shumë armiqësore dhe po përpiqet ta mbajë botën peng.
    Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje masive të tarifave ndaj mallrave kineze, duke sinjalizuar një rikthim të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Përveç kufizimeve të reja për eksportet e metaleve të rralla, Kina ka hapur një hetim për monopol ndaj kompanisë amerikane të teknologjisë Qualcomm, gjë që mund të pengojë blerjen e një prodhuesi tjetër çipash nga kjo kompani.
    Pekini njoftoi gjithashtu se do të aplikojë tarifa të reja për anijet që kanë lidhje me SHBA-në, përfshirë ato në pronësi ose të operuara nga kompani amerikane.
    “Disa gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në Kinë!”, shkroi Trump në rrjetet sociale këtë të  premte. “Ata po bëhen shumë armiqësorë.”
    Marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës kanë mbetur të brishta që nga maji, kur të dyja palët ranë dakord të heqin tarifat e larta për mallrat e njëra-tjetrës, të cilat pothuajse kishin bllokuar tregtinë mes dy vendeve.
    Zyrtarët kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh që atëherë për çështje që përfshijnë TikTok-un, blerjet bujqësore, tregtinë e teknologjisë së avancuar dhe furnizimet me metale të rralla, përbërës thelbësorë në automjete, telefona inteligjentë dhe pajisje të tjera teknologjike.

    Top Channel

  • Trump paralajmëron “rritje masive” tarifash ndaj Kinës pas kufizimeve mbi metalet e rralla

    Trump paralajmëron “rritje masive” tarifash ndaj Kinës pas kufizimeve mbi metalet e rralla

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Pekinit për të vendosur kontrolle të reja mbi eksportet e metaleve të rralla, duke paralajmëruar një “rritje masive” të tarifave doganore mbi mallrat kineze.
    Trump e cilësoi vendimin e Kinës si një veprim “shumë armiqësor” dhe deklaroi se nuk sheh më arsye për të zhvilluar një takim me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, takim që ishte planifikuar të ndodhte brenda dy javësh.

    “Do të hakmerremi ekonomikisht. Një nga opsionet është një rritje e ndjeshme e tarifave mbi importet nga Kina,” – tha Trump në një deklaratë për shtypin.

    Tregjet reagojnë menjëherë
    Pas paralajmërimeve të Trump, tregjet financiare pësuan lëkundje. Bursa e Nju Jorkut regjistroi rënie të indekseve kryesore:

    Dow Jones ra me -0.30%

    Nasdaq humbi -0.86%

    S&P 500 u ul me -0.50%

    Ekspertët tregojnë se investitorët janë të shqetësuar për një ringjallje të luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Metale të rralla, një armë ekonomike
    Kina njoftoi ditën e enjte se do të aplikojë kontrolle të reja mbi eksportet e teknologjisë që përfshin prodhimin dhe përpunimin e metaleve të rralla, të cilat janë jetike për industritë e teknologjisë së lartë, energjisë së pastër, automjeteve elektrike dhe industrinë e mbrojtjes.
    Kjo lëvizje shihet nga analistët si një përgjigje strategjike ndaj presionit perëndimor, veçanërisht nga SHBA dhe BE, për të kufizuar varësinë nga zinxhirët e furnizimit të kontrolluar nga Kina.

  • Kina shtrëngon edhe më shumë rregullat e eksportit për metalet e rralla

    Kina shtrëngon edhe më shumë rregullat e eksportit për metalet e rralla

    Kina ka shtrënguar kontrollet e eksportit të metaleve të rralla dhe materialeve të tjera të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së përparuar, ndërsa negociatat tregtare vazhdojnë me SHBA-në.

    Kina përpunon rreth 90% të metaleve të rralla të tokës në botë, të cilat përdoren në gjithçka, nga panelet diellore te telefonat inteligjentë. Këto metale janë një mjet kyç negociues për takimin midis udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump këtë muaj.

    Kompanitë e huaja tani kanë nevojë për miratimin e qeverisë kineze për të eksportuar produkte edhe me sasi të vogla të metaleve të rralla dhe duhet të shpjegojnë përdorimin e tyre të synuar.

    Ministria njoftoi kufizime të ngjashme për eksportin e baterive të litiumit dhe disa formave të grafitit, të cilat janë gjithashtu komponentë thelbësorë në zinxhirin global të furnizimit me teknologji dhe prodhohen kryesisht në Kinë.

    Pekini tha se rregulloret kanë për qëllim të mbrojnë sigurinë kombëtare. Një nga objektivat kryesorë të këtyre kontrolleve duket se janë prodhuesit e huaj të mbrojtjes, përfshirë ata në SHBA, të cilët mbështeten në metale të rralla nga Kina.

    Firmave kineze u ndalohet gjithashtu të punojnë me kompani të huaja për metale të rralla pa lejen e qeverisë.  Njoftimi i fundit sqaron gjithashtu teknologjitë dhe proceset specifike që janë të kufizuara.

    Këto përfshijnë minierat, shkrirjen dhe ndarjen, prodhimin e materialeve magnetike dhe riciklimin e metaleve të rralla nga burime të tjera. Montimi, mirëmbajtja, riparimi dhe përmirësimi i pajisjeve të prodhimit janë gjithashtu të ndaluara për eksport pa leje, shtoi njoftimi.

    Kjo mund të ketë një ndikim të madh në SHBA, e cila ka një industri të konsiderueshme minerare të metaleve të rralla, por i mungojnë objektet e përpunimit.

  • Kina ashpërson rregullat e eksportit për metalet e rralla

    Kina ashpërson rregullat e eksportit për metalet e rralla

    Kina ka ashpërsuar kontrollet mbi eksportin e metaleve të rralla dhe materialeve të tjera thelbësore për prodhimin e teknologjisë së avancuar, teksa vijojnë negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kina përpunon rreth 90% të metaleve të rralla në botë,elementë të pazëvendësueshëm në gjithçka, nga panelet diellore deri te telefonat inteligjentë, duke e shndërruar këtë në një armë të fuqishme negociuese përpara një takimi të pritshëm mes liderit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump këtë muaj.Pekini kishte vendosur tashmë kufizime mbi teknologjinë e përpunimit dhe bashkëpunimet e paautorizuara jashtë vendit, por njoftimi i së enjtes i formalizon këto rregulla.Tani, kompanitë e huaja do të kenë nevojë për miratim nga qeveria kineze për të eksportuar produkte që përmbajnë edhe sasi të vogla të metaleve të rralla dhe do të duhet të shpjegojnë përdorimin e synuar të tyre.Ministria njoftoi gjithashtu kufizime të ngjashme për eksportin e baterive me litium dhe disa formave të grafitit, përbërës gjithashtu thelbësorë në zinxhirin global të furnizimit me teknologji, të cilët prodhohen në pjesën më të madhe nga Kina.Pekini tha se rregulloret kanë për qëllim të “mbrojnë sigurinë kombëtare”. Një nga objektivat kryesorë të këtyre kontrolleve duket të jenë prodhuesit e pajisjeve të mbrojtjes jashtë vendit, përfshirë ata në SHBA, që varen nga metalet e rralla të exportuara nga Kina.Kina kishte shtuar disa metale të rralla dhe materiale të lidhura me to në listën e saj të kontrolleve të eksportit në prill, teksa lufta tregtare me Uashingtonin po përshkallëzohej, çka shkaktoi një mungesë të madhe globale.Por njoftimi i fundit bën të qartë se licencat nuk ka gjasa t’u jepen prodhuesve të armëve dhe disa kompanive në industrinë e mikroçipave.Edhe teknologjia që përdoret për të nxjerrë dhe përpunuar metalet e rralla, apo për të prodhuar magnete prej tyre, mund të eksportohet vetëm me leje nga qeveria, deklaroi Ministria e Tregtisë.Kompanive kineze gjithashtu u ndalohet të punojnë me kompani të huaja në fushën e metaleve të rralla pa miratimin e qeverisë.Njoftimi i fundit sqaroi gjithashtu teknologjitë dhe proceset specifike që janë të kufizuara.Këto përfshijnë: nxjerrjen, shkrirjen dhe ndarjen, prodhimin e materialeve magnetike dhe riciklimin e metaleve të rralla nga burime të tjera.Gjithashtu, montimi, rregullimi, mirëmbajtja, riparimi dhe përmirësimi i pajisjeve të prodhimit janë të ndaluara për eksport pa leje, shton njoftimi.Kjo mund të ketë një ndikim të madh në SHBA, e cila ka një industri të rëndësishme të nxjerrjes së metaleve të rralla, por i mungojnë kapacitetet për përpunimin e tyre.Rregulloret e reja krijojnë versionin kinez të rregullave amerikane që bllokojnë vendet e tjera nga shitja e pajisjeve për prodhimin e mikroçipave drejt Kinës.SHBA i ka përdorur këto masa për të ngadalësuar zhvillimin nga Kina të mikroçipave të fuqishëm që mund të përdoren për inteligjencë artificiale me aplikime ushtarake.Pekini ka shënjestruar pikat e ndjeshme në industrinë amerikane të elektronikës dhe të armëve, duke pasqyruar lëvizjet e mëparshme të SHBA-së ndaj industrisë kineze të mikroçipave, shtoi ai.Çfarë janë metalet e rralla?Metalet e rralla janë një grup prej 17 elementësh kimikë të ngjashëm që janë thelbësorë për prodhimin e shumë pajisjeve të teknologjisë së lartë.Shumica janë të bollshme në natyrë, por quhen “të rralla” sepse është shumë e rrallë t’i gjesh në formë të pastër dhe janë shumë të rrezikshme për t’u nxjerrë.Përdorimet e këtyre metaleve janë të njohura. Për shembull, neodimi përdoret për të prodhuar magnetë shumë të fuqishëm që gjenden në altoparlantë, disqe të kompjuterëve, motorë të makinave elektrike dhe motorë avionësh, duke i bërë këto pajisje më të vogla dhe më efikase.Kina ka një pothuajse monopol në nxjerrjen e metaleve të rralla, si dhe në përpunimin e tyre – që është procesi i ndarjes së tyre nga mineralet e tjera.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerëson se Kina përbën rreth 61% të prodhimit të metaleve të rralla dhe 92% të përpunimit të tyre. / BBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dëshmi të rralla dhe rrëfime të të mbijetuarve, “Spaç 1973-Martirët e Lirisë” shfaqet në qytetin e Korçës

    Dëshmi të rralla dhe rrëfime të të mbijetuarve, “Spaç 1973-Martirët e Lirisë” shfaqet në qytetin e Korçës

    “Spaç 1973 -Martirët e Lirisë”, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës.

    Dëshmi të rralla, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna.
    Për autorin Besim Ndregjoni pas Tiranës qyteti i Korçës u zgjodh i pari për të shfaqur dokumentarin edhe për nder të shumë personaliteteve që vuajtën në burgun e Spaçit dhe u bënë nismëtarë të revoltës.
    Mes pjesëmarrësve nuk ka munguar as djali i Dervish Bejkos njëri prej 4 martirëve të pushkatuar. Leonard Bejko i cili ishte vetëm 3 vjeç asokohe mes emocionesh tregon se pengu më i madh është që ende nuk janë gjetur eshtrat e babait të tij
    Shfaqja e dokumentarit në Korçë u shndërrua në një moment reflektimi mbi sakrificën e martirëve të Spaçit dhe forcën e jashtëzakonshme të atyre që guxuan të sfidojnë diktaturën.
     
     

    Top Channel

  • Krateret e Hënës të pasura me platin e shumë materiale të tjera të rralla

    Krateret e Hënës të pasura me platin e shumë materiale të tjera të rralla

    Krateret e Hënës janë të pasura me platin. Janë rreth 6 mijë e 500 kratere të krijuara nga përplasjet e asteroideve, që mund të kenë depozita të mëdha jo vetëm me platin, por edhe me metale të tjera të kushtueshme.

    Sipas një studimi, në bazë të të dhënave, një ekip i specializuar specifikon se në Hënë ndodhen mbi 6 mijë kratere me madhësi më të lartë se një kilometër, ndërsa 38 kanë diametër të paktën 19 km.

    Sipas tyre, gjurmët e lëna pas përplasjes së asteroidëve janë përhapur në sipërfaqen e satelitit, por në shumë prej tyre janë grumbulluar veçanërisht në ata më të mëdhenj.

    Duke u nisur nga përbërja minerare e asteroidëve që orbitojnë pranë Tokës, ata janë të pasur me përmbajtje platini, por edhe të mineraleve të tjera të rralla, si rodiumi, që është një ndër metalet më të rralla në natyrë e më të kushtueshme për përdorim në sektorët e industrisë teknologjike, dhe palladiumi, që gjen përdorim të gjerë në industrinë automobilistike.

    Studimi është realizuar nga një grup universitetesh amerikane e britanike dhe është publikuar në revistën Planetary and Space Science.