Putin bën një ndalesë para samitit të Alaskës
Vladimir Putin është rrugës për në Alaskë por ka bërë një ndalesë të shpejtë në Magadan, një qytet i largët lindor në lindje të Rusisë. I vendosur në detin Okhotsk, ai njihet më mirë si një pikë e dikurshme e sistemit të gulagëve të Stalinit. Televizioni shtetëror u sigurua që kamerat ta filmonin ndërsa shëtiste […]
Në 2018 në Argjentinë u kapën 400 kg kokainë brenda bagazheve, sot ky avion pjesë e delegacionit para takimit Trump-Putin
Mes tre avionëve qeveritarë rusë, të mbërritur deri më tani në Ankorazh të Alaskas (SHBA), në pritje të mbërritjes së Presidentit #Putin, ndodhet edhe avioni i famshëm “Ilyushin-II-96” me numër RA-96023. Ky avion u bë i njohur në vitin 2018, kur autoritetet argjentinase zbuluan rreth 400 kg kokainë në ndërtesën e ambasadës ruse në Buenos-Ajres. […]
Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, mesazhi para takimit me Putin në Alaskë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe ka nisur udhëtimin drejt Alaskës, ku të premten në orën 21:00 do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak para nisjes, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump e cilësoi takimin si […]
Sot samiti Trump-Putin, Kievi dhe Moska shkëmbejnë dhjetëra të burgosur lufte
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sot disa të burgosur lufte, me 84 robër të shkëmbyer nga secila palë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Ushtarakët rusë të përfshirë në shkëmbim po marrin ndihmë psikologjike dhe mjekësore në Bjellorusi dhe së shpejti do të dërgohen në shtëpi për trajtim dhe rehabilitim, tha ministria. Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky […]
Putin mbledh elitat ruse përpara samitit në Alaskë: Rusia kërkon një “samit botëror”, jo vetëm për Ukrainën
Vladimir Putin mblodhi pothuajse të gjitha figurat kryesore të shtetit në Kremlin për t’i informuar dhe për t’i përfshirë në vendime që në fund do t’i marrë vetëm ai, shkruan media italiane. Ndër të pranishmit ishin edhe anëtarët e delegacionit për në Alaskë, të bërë publik nga këshilltari i presidentit për politikën ndërkombëtare, Yuri Ushakov, […]
“Pritshmëri të larta!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë
Avioni i Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nisur për në Alaska, atje ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Nga avioni presidencial ka bërë edhe një postim në platformën e tij të rrjeteve sociale “Truth Social” ku shkruan: Pritshmëri të larta! Presidentët e Rusisë […]
Një samit pa dëshmitarë, nga ekipet te fotografia e fundit, si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë
Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin për të ardhmen e Ukrainës, që zhvillohet sot në Anchorage, Alaska. Ja çfarë duhet ditur mbi samitin e 15 gushtit. Logjistika dhe delegacionet I organizuar me nxitim në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, […]
EMRAT- 5 burrat që do i bashkohen Putinit në negociatat me Trump
Vladimir Putin MOSKË- Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të liderëve SHBA-Rusi që nga viti 2021. Lista e personave hedh dritë mbi axhendën e mundshme të takimit në Alaskë. Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin: Ndihmësi presidencial Yuri UshakovMinistri i Jashtëm Sergei LavrovMinistri i Mbrojtjes Andrei […]
Takimi Trump-Putin/ Kancelari gjerman: Evropa pret që Rusia t’i japë fund luftës në Ukrainë
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar në rrjetin social “X” pas një takimi virtual me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të mbajtur të mërkurën e kësaj jave. Merz u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë, duke i dhënë kështu fund armiqësive mes dy […]
Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua
Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të jetë Ukraina, për t’i dhënë fund luftës që vijon prej disa vitesh. Liderët do të diskutojnë për kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Trump-Putin do […]